POLITIKE

Andi Mustafaj njofton dorëheqjen nga drejtimi i departamentit në PD: Në nëntor do të zgjidhet drejtuesi i ri

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Shtator 2025, 21:46

Andi Mustafaj njofton dorëheqjen nga drejtimi i departamentit në PD:

Kreu i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, ka njoftuar se në nëntor do të largohet nga posti që mban prej tre vitesh. Vendimin e bëri publik përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se e kishte komunikuar paraprakisht me anëtarët e departamentit që më 5 mars 2025, për të shmangur çdo keqkuptim apo keqpërdorim gjatë periudhës zgjedhore.

Mustafaj tha se ky hap është një mënyrë për të forcuar parimin e meritokracisë brenda strukturës së PD-së, duke i hapur rrugën garës së lirë dhe transparencës. “Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat, dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar garën, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën,” u shpreh ai.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të Departamentit Brain Gain më 5 Mars 2025 në lidhje me vendimin tim (si dhe arsyet) për të lënë Drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti. E theksoj rëndësinë e datës (kohë përpara se të fillonte fushata) për të mos lënë vend për asnjë keqinterpretim, keqpërdorim apo keqkuptim të këtij vendimi në dëm të demokratëve. Ky vendim ka qenë dhe është kontributi im i radhës për të dëshmuar se Partia Demokratike është shtëpia e atyre që duan të ndryshojnë Shqipërinë.

Ju faleminderit.

“Të nderuar anëtarë të Departamentit Brain Gain,
Gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët, jam munduar të krijoj kushtet që në çdo hap të jemi kundërshembulli që dëshirojmë të shohim në Shqipëri.

Besoj se mund të themi me modesti që një gjë të tillë e kemi arritur për sa i përket forcës së grupit, krijimit të hapësirave, meritokracisë, frymës pozitive, betejës së ideve, lartësimit të simboleve etj. Edhe pse pak nga pak po afrohet një çështje thelbësore ku disa prej nesh kanë zgjedhur tashmë formën e tyre për të intensifikuar angazhimin politik, detyra ime si drejtues është të mbes i vëmendshëm ndaj ecurisë së departamentit dhe parimeve të tij.

Ndaj, me qëllim garantimin e meritokracisë dhe transparencës, më duhet t‘i paraprij në kohë për secilin prej jush një vendimi të rëndësishëm: Hapja e rrugës për drejtimin e Departamentit në Nëntor të këtij viti. Përzgjedhja e këtij muaji përputhet me 3 vite të drejtimit tim, kohë të cilën, për një post të tipit administrativ (ndryshe nga nje post politik) e ndiej si të mjaftueshme për të zbatuar idetë dhe vizionin tim, si dhe për të krijuar dinamika pa rënë pre e monotonisë apo përvetësimit të strukturës. Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën.

Zgjodha pikërisht tani për t'ju njoftuar për këtë vendim timin, jo vetëm për ta shkëputur dhe përjashtuar çdo lidhje të këtij vendimi me cilëndo qoftë e ardhmja e hapave që kam ndërmarrë në rrugëtimin tim politik, por më e rëndësishmja, për të krijuar mundësinë që kushdo dëshiron të kandidojë për drejtimin e Departamentit të ketë kohën e mjaftueshme të përgatitjes dhe projektimit të vetes në garë.

Për rrjedhojë:
• Në shtatorin që vjen do të konfirmojmë edhe një herë anëtarësinë siç e bëmë vitin e shkuar (standard ky që duhet trashëguar).
• Në tetor do të krijojmë kushte të fushatës ku mund të bëjmë debate, prezantime etj.
• Në nëntor do të zhvillojmë zgjedhjet për drejtimin e Departamentit.

Ju falënderoj edhe një herë të gjithëve për këtë rrugëtim të mrekullueshëm. Puna vazhdon.

Krenarë me të gjithë ju!
Me respekt,
Andi"

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë