Policia pastron bulevardin nga protestuesit, forcat RENEA dislokohen te Kryeministria
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeministrisë, deklaroi se opozita ësht...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku opozita i ësht...
Shoqërimi në polici i një qytetari në Durrës, vetëm pse i drejtoi një batutë kryeministrit Edi Rama, në protestën e banorëve kundër projektit TID, ka hapur një debat të fortë mbi lirinë e shprehjes dhe reagimin e kreut të qeverisë ndaj kritikave. Ngjarja, e cila u analizua gjerësisht, shihet si një shembull i intolerancës së kryeministrit ndaj çdo forme kundërshtimi, qoftë edhe kur vjen në formën e një shakaje.
Gazetari Enton Qyno tha se qytetari i është drejtuar kryeministrit me fjalët “O hajdut, shko se po të pret Gysi me shishen e verës”, një koment që u cilësua më shumë si një batutë sesa një fyerje apo kërcënim.
Qyno: Tani e ndoqëm videon dhe kishte një situatë atje që qytetari më tepër ka bërë një batutë sesa ka bërë një thyerje apo një ofendim apo qoftë dhe një bullizim ndaj kryeministrit. Sepse ka bërtitur në drejtim të kryeministrit që ‘o hajdut, shko se po të pret Gysi me shishen e verës’. Edhe që këtu pastaj ka filluar debati në distancë. S'kishte pse të bëheshe ndalimi apo shoqërimi i personit kur ai ishte larg një perimetri... s'e rrezikonte... dhe një distance ndaj kryeministrit që mund të kishte një agravim të situatës për ta goditur qoftë dhe fizikisht, apo për të krijuar një situatë përplasje fizike.
Por që jemi në një kohë kur Rama nuk do as edhe një kritikë, nuk do as edhe një batutë, nuk do as edhe kundërshtim ndaj qytetarëve dhe unë po marr rastin e takimit në Divjakë me fermerët e Divjakës, ku gjithë ajo sallë e madhe, vetëm njëri doli kundër atje, dhe ju lëshua atij fermerit dhe e telendisi, por që nuk i pëlqeu situata, analiza e qytetarit, që po falimentonin dhe po futeshin shumë fruta dhe prodhime bujqësore nga vendet e tjera.
Dhe ai e vuri në dukje këtë gjë, por që u përball me një situatë jo të këndshme pikërisht në këtë takim. E njëjta gjë ndodhi edhe në Durrës, ku një qytetar vetëm se bëri një batutë, ë, doli kryeministri me një sjellje të tipit Kadri Hazbiu, edhe ata atje m'i kapni, m'i hiqni çuna, ma spastroni zonën, ma çoni në komisariat. Ai vërtet nuk është arrestuar, por dhe nuk duheshe të ishte shoqëruar? Pse duhet të shoqërohet një qytetar kur mund të bëjë qoftë edhe një batutë ndaj kryeministrit?
Dhe kush është kryeministri që urdhëron se kush duhet të shoqërohet dhe kush duhet të arrestohet, apo kush duhet të mbahet dy orë në polici larg vëmendjes apo larg aktivitetit të tij politik pikërisht në një institucion shtetëror. Pra kjo gjë mund të ishte evituar, aq më tepër naiviteti i policisë që i bindet në mënyrë të verbër çdo sinjali, çdo urdhri të kryeministrit.
Çfarë kishte në, në atë situatë për të shoqëruar një qytetar nga ana e policisë? Mua më duk shumë e tepruar edhe si rast, edhe si reagim i kryeministrit, sepse mund të ishte edhe të anashkaluar, mund të ishte injoruar nga ana e kreut të shtetit.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar sistemin shëndetësor në vend, duke sjellë në Kuvend rastin e nj&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku prezantoi sot në Kuvend projektligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipëris&...
Bëmat e kryeministrit Edi Rama me “Diellën”, ministren virtuale të inteligjencës artificiale për prokurimet publike, vijojn...
Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidentja e Kosovës ishin midis liderëve të shteteve pjesëmarrëse të Bordit të Paqe...
Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar takimin për krijimin e Bordit të...
I ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri TV, gazetari Bledian Koka analizoi vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të...
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti demokrat, Igli Cara ngriti shqetësimin për pasuritë e trashëgimisë kulturore. Ai u ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa mbrojti pr/ligjin mbi trashëgiminë kulturore që synon që pasuritë e trashëgimisë kulturore ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ironizoi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes, duke theksuar se më af&eu...
Gjykata e Apelit e Tiranës e ka lënë në fuqi masën e sigurisë së Gjykatës së Shkallës së Parë, me t&...