Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

PUKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Pukës ditën e sotme. Gjatë fjalimit të tij Berisha tha se nuk duhet të jepni asnjë votë për partitë që 'rrahin gjoksin' dhe hiqen si opozitë e opozitës pasi ato janë patericat e kryeminitrit Edi Rama. Berisha shtoi se kam dalë mbi veten dhe vetëm për interesat tuaja duke i ftuar partitë e tjera ti bashkohen aleancës së tij, por këta të fundit kanë refuzuar duke e quajtur veten opozitë e opozitës.
Berisha vazhdoi duke iu bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Aleancën e Shqipërisë Madhështore.
"Miq, po të mos kishte mercenar Dumanin, Erioni do dukej lule në krahasim me Edi Ramën. Po, ua them unë ju, prandaj në çdo fjalim, rroftë e qoftë Altin Dumani thërret. Po le t’ia lëmë ato atij. Me 11 Maj ndahen dy epoka, ndahen dy morale. Shikoni si ecën, ka qeverisur 12 vite, nuk mbron dot një projekt, një arritje të tij, sepse çdo arritje e ka të nxirë me vjedhje. Sepse në tunelin e Llogarasë, me fakte, u vodhën 60 milionë euro. Sepse rruga që në Kroaci ndërtohet me 1.6 milionë euro, në Shqipëri, Rruga e Arbrit ndërtohet me 11 milionë euro. Sepse Unaza e Tiranës, 13 kilometra, ndahet në 14 kontrata, për të vjedhur 14 herë dhe ndërtohet me 17 milionë euro kilometri. Pra për të mbuluar të gjitha ëkto kalon dhe kërkon ta bëjë parodi fushatën elektorale. Mendon se duke u hedhur shashka të tilla të turpshme shqiptarëve, do mund t’i mashtrojë. Nuk u thotë asgjë, u përmend vetëm pasaportën evropiane, të cilën ai nuk e arrin kurrë.
Nuk shkohet në Europë me kriminelë si Edi Rama, Taulant Balla, Lubi Balluku, nuk shkohet në Europë me këta. Në Europë shkohet me vendosjen e shtetit ligjor, me vendosjen e bandave para ligjit. Nuk shkohet në Europë me Safet Bajrin, me Vis Pojën apo bandat e Elbasanit, etj. Shkohet me to kur t’i vendosësh para ligjit. Dhe ua them prapë në Pukë se javën e parë të majit do shpallen grupe terroriste. Puka Madhështore është Puka, një rreth me prodhime të jashtëzakonshme energjie. Kaskada është e Pukës. Por tre herë më shumë se kaskada, Puka mund të prodhojë sipas studimeve shkencore, mund të prodhojë me turbinat e erës nga Shëmria gjer në Va të Dejës. Dy herë më shumë se kaskada mund të prodhojë me të gjitha çatitë e pukjanëve të mbuluara me panele fotovoltaike me financim të shtetit.
Pra, ne do i shndërrojmë në pasuri për qytetarët gjithçka që natyra, Zoti i ka dhënë Pukës dhe Shqipërisë.
Ndaj miqtë e mi, 11 Maji është dita juaj, është ora juaj. U bëj thirrje të shkoni tek çdo qytetar. Ata që nuk i arrini dot, me telefon, me SMS, me çdo mënyrë, t’ua paraqisni këtë program. Nuk është program për një parti, nuk është program për Sali Berishën, por është program për çdo shqiptar. Është një program për Shqipërinë sepse për çdo njeri ky program garanton një mundësi më të madhe. Për Shqipërinë një mundësi e madhe që bijtë dhe bijat e saj të qëndrojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë ëndrrën këtu. Për çdo të ri ofron mundësinë e një shkollimi në shkolla shumë më të mira. Hiqet mesatarja, vendoset bursa 200 euro. Kredi pas mbarimit të studimeve për strehimin. Pagesë të sigurimeve shoqërore për çdo të ri për punësimin e tyre.
Për çdo nënë, për çdo motër, një përpjekje e re e madhe për t’i rikthyer ato në piedestalin që meritojnë.
Madhështia e Shqipërisë janë nënat dhe motrat tona, janë gratë tona.
Pukjane të mençura dhe shqiptare të mençura, dëgjojeni se si shkon, kalon nga takimi në takim me një gjuhë që nuk po e them më, por e dini vetë ju, në të cilat përpiqet të denigrojë familjen shqiptare sepse ai mendon se duke denigruar babanë, prindin, bashkëshortin, vëllain, e gëzon nënën, motrën, bashkëshorten.
Nuk ka mendje më perverse se kjo. Po ky nuk i ka të rastësishme këto. Ky është i atij mentaliteti për të cilin edhe fjala nënë dhe baba duhet të fshihet. Ky filloi dhe futi në tekstet shkollore Prindi 1 dhe Prindi 2. Ky solli në parlament ligjin e fermave të grave. Që do të thotë lindin fëmijët e askujt. Dhe ky tani si për të shkelmuar familjen, ajo thotë, ajo që u nda, është e duhura për ne. Por bashkimi dhe ndarja janë akte të lirisë së njeriut, po ajo që ne e kemi të shenjtë, ajo që ne e kemi djepin tonë të sukseseve, të jetës dhe çdo gjëje është familja. Sigurisht që është familja.
Atë thirrje të tij nuk e pranon asnjë burrë, asnjë grua. Po ky njeri, i kapur keq nga ato që ka kryer, përpiqet dhe flet çdo gjë në mënyrë që të mund të mashtrojë dhe të marrë ndonjë votë. Jam i bindur që nënat, motrat, gratë shqiptare do i japin atij më 11 maj atë që meriton më shumë se kushdo tjetër. Dhe unë i garantoj ato se do bëjmë gjithçka që fëmijët e tyre të mos largohen nga Shqipëria. Do bëjmë gjithçka që fëmijët e tyre të rriten të shëndetshëm. Do paguajmë 70 euro për fëmijën e parë. Do paguajmë 60 euro për fëmijën e dytë. Do paguajmë nga lindja gjer 23 vjeç për fëmijën e tretë nga shteti. Po kur dje më pyeti një qytetar, Sali, po me katër fëmijë ç’do bësh? Katër fëmijë, do paguhet edhe i katërti, edhe i pesti, nga lindja gjer 23 vjeç.
Asnjë votë për partitë që rrahin gjoksin si opozitë e opozitës. Ata janë patericat e Edi Ramës. A e patë se çfarë ndodhi në Lezhë, dy kandidatë për deputetë të Doshit u tërhoqën, i tërhoqi Rama. I tërhoqi Ulsiu. E thirri Doshin në SPAK, tërhoqi ose do vazhdojmë, Doshi urdhër atyre për t’u tërhequr. Kurse këta të tjerat i ftova, ta dini. Secili prej jush ta dijë, kam dalë mbi veten, kam dalë për interesat tuaj, i kam ftuar secilin të bashkohemi. Jo, thanë, se ne jemi opozitë e opozitës. Pra janë patericë e Edi Ramës. Asnjë votë për ta.
Të gjitha votat për Aleancën e Shqipërisë Madhështore. Të gjitha votat për veten tuaj, për rrogat tuaja, për pensionet tuaja, për fermat tuaja për fëmijët tuaj, për biznesin tuaj, për Shqipërinë Madhështore," tha Berisha.
TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook"për ndarjen nga jeta të Pap...
KORÇË- Demokrati Ilir Vrenozi ka replikuar edhe një herë me Edi Ramën në lidhje me refuzimin e kafes me të nga ana e...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është njoftuar ditën e sotme gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kavajë...
edi rama TIRANË- Një dekadë pas votimit unanim në Kuvend të ligjit për dekriminalizimin e politikës, dy forcat kryesore ...
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon paraditen e sotme një takim me gratë e vajzat e Kavajës. Gjatë fjalës së tij Rama...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përshëndetur nga të paraburgosurit para SPAK. Berisha...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha tha se Kievi nuk ka dëgjuar ende asgjë nga Rusia për një zgjatje të mun...
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve t&e...
SHBA- Kompania DHL Express po pezullon dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë për shkak regjimit të ri...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidate për deputete në listën e hapur për Qarkun e Tiranës, D...