Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANË- Një dekadë pas votimit unanim në Kuvend të ligjit për dekriminalizimin e politikës, dy forcat kryesore në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kandidojnë në lista të mbyllura dhe të hapura një duzinë personash që po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Pavarësisht se korrupsioni është një nga problemet madhore të Shqipërisë dhe politika po shkon drejt zgjedhjeve me premtime për luftë kundër fenomenit, në listat e kandidatëve për deputetë gjen persona që po hetohen apo gjykohen për vepra penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave apo dyshime të tjera të ngjashme.
Në listën e Tiranës, Partia Socialiste kandidon ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, aktualisht nën hetim për “shpërdorim detyre”, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila po hetohet për pengim të drejtësisë si dhe deputetin Plarent Ndreca, aktualisht në gjykim për veprën e “shkeljes së barazisë në tendera”.
SPAK po kryen gjithashtu hetime ndaj kandidatit të PS në Fier, ish-drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi si dhe ministrit aktual të Mbrojtjes, kandidat në listën e Vlorës, Pirro Vëngu, pas kallëzimeve të depozituara nga Partia Demokratike.
Në krahun e opozitës, përveç kryetarit Sali Berisha, aktualisht në gjykim për atë që njihet si afera e kompleksit “Partizani”, kandidojnë edhe lideri i arrestuar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, aktualisht në gjykim për rolin e tij në tragjedinë me 26 të vrarë të Gërdecit.
Madje, Partia Demokratike ka përfshirë në listë edhe ish-gjyqtarë që u larguan me dorëheqje apo u shkarkuan nga procesi i vetingut si Gjin Gjoni në Lezhë dhe Arian Ndoja në Durrës.
Edhe pse kandidimet e mësipërme nuk bien ndesh me ligjin, për analistët dhe studiuesit e politikës tregojnë qartazi sfidën që dy forcat e mëdha politike po i bëjnë drejtësisë si dhe i krizën e vlerave dhe standardeve të demokracisë shqiptare.
“Kjo na çon te problemi i madh klasik i demokracisë shqiptare, tek fakti që kemi një elektorat që nuk funksionon me standarde morale politike të larta dhe që nuk e ka problem t’i votojë këta njerëz, pavarësisht se e di që mund të jenë të hetuar nga SPAK-u apo me probleme me drejtësinë,” thotë Ermal Hasimja, analist dhe studiues i Shkencave Politike.
“Dhe ky është problemi themelor i demokracisë në Shqipëri,” shtoi ai.
Sfidë ndaj drejtësisë
Prej vitit 2015, Shqipëria ka adoptuar një ligj të veçantë për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen apo emërohen në funksione publike, si kundërpërgjigje ndaj suksesit të personave me rekorde kriminale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe zgjedhjet lokale të vitit 2015. Ligji përjashton përgjithmonë nga politika persona të përfshirë në krim të organizuar, ndërkohë që personat e dyshuar për vepra të tjera penalizohet vetëm pas dënimit të formës së prerë.
Dekriminalizimi i politikës apo integriteti i kandidatëve u kthye në një çështje qëndrore të debatit politik gjatë dekadës së fundit – e megjithatë duket se gjërat janë kthyer në kahun e kundërt.
Sipas Rigels Xhemollarit, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”, partitë kryesore kaluan shumë shpejt nga një fushatë e madhe kundër kriminalizimit të politikës, në promovimin e kandidatëve apo figurave me akuza mbi shpinë.
“Në listat e PD – PS janë shtatë kandidatë në listat e sigurta nën hetim nga SPAK, të akuzuar për korrupsion, fshehje pasurie dhe bashkëpunim me krimin e organizuar,” tha Xhemollari.
“Kjo nuk është vetëm një sfidë, por një rrezik për drejtësinë pas datës 11 maj, pasi këta individë me shumë mundësi do të bëhen pjesë e Kuvendit dhe do kenë në dotë të ndikojnë në reformimin apo deformimin e sistemit të drejtësisë,” shtoi ai.
Edhe Mentor Beqa, lektor i teorive politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, e sheh kandidimin e personave nën hetim si një sfidë ndaj sistemit të drejtësisë. Beqa thekson gjithashtu se gara për pushtet në Shqipëri ka marrë përparësi ndaj ndërtimit të institucioneve të pavarura.
“Kjo tregon një brengosje reale për autonominë e SPAK-ut dhe rrezikun që ai përfaqëson për një klasë politike të caktuar, e jo më një përplasje të thjeshtë deklarative”, thotë Beqa.
Beqa thekson se përfshirja e personave të hetuar në listat zgjedhore ka ekspozuar gjithashtu një nivel të lartë hipokrizie politike, që shkon përkundër retorikës për mbështetje të drejtësisë. Ai sjell si shembull sjelljen e Partisë Socialiste pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku edhe vetë kryeministri Rama – që pretendon se është mbështetës i SPAK-ut – iu bashkua retorikës kundër këtij institucioni.
“Ka një kontradiktë thelbësore mes deklaratave publike për mbështetje të drejtësisë dhe praktikave konkrete të përzgjedhjes së kandidatëve,” vëren Beqa.
“Kandidimi i personazheve me të kaluar problematike përforcon idenë e instrumentalizimit të politikës për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë,” thekson ai, ndërsa parashikon që pas 11 majit, raporti ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe atyre të zgjedhura do të jetë vendimtar për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vend.
Problem i demokracisë
Përveç sfidës ndaj institucioneve të drejtësisë, studiuesit e politikës vlerësojnë partitë e mëdha po i bëjnë karshillëk edhe elektoratit me kandidimin e personave nën hetim apo gjykim nga drejtësia.
Madje, ndryshe nga sa mund të pritej, këta persona ndodhen në listat e kandidatëve pasi mendohet se mund të sjellin edhe më shumë vota për partitë respektive.
Hasimja thotë se ky element nuk është vetëm tregues i standardit të partive politike, por edhe i elektoratit. Sipas tij, problemi i ka rrënjët e thella dhe në zgjedhjet e kaluara situara ka qenë edhe më e rëndë me përfshirjen në lista të personave të lidhur me krimin e organizuar.
“Për partitë kryesore nuk përbën problem që të përdorin kandidatë me CV problematike. Ata kanë bashkëpunuar kur kanë mundur, sidomos Rilindja, edhe me botën e krimit,” kujton Hasimja. “Qeveria dhe partitë e dinë që elektorati nuk i ka këto standarde dhe rrjedhimisht e vetmja gjë që mendojnë, është të nxjerrin sa më shumë vota”, shtoi ai.
Të njëjtin mendim ndan edhe Mentor Beqa, sipas së cilit “një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë është e kapur ose e ndikuar përmes mekanizmave të klientelizmit, patronazhit apo varësisë sociale dhe ekonomike.” Sipas tij, në një kontekst të tillë, kandidimi i individëve të lidhur me botën e krimit nuk është rastësi, por pjesë e një strategjie për të garantuar ndikim në zona të caktuara.
Një tjetër aspekt shqetësues për analistët është përdorimi i kandidimit si një formë mbrojtjeje ligjore apo politike për individë nën hetim. Ndërsa për shumëkënd, kandidimi mund të duket si një karrierë politike e zakonshme, për këta individë ai përfaqëson një mundësi për t’u strehuar nga ndjekja penale.
“Nuk kemi të bëjmë vetëm me përpjekje për mbrojtje individuale,” thekson Beqa. “Po përcillet një mesazh i qartë: institucionet e drejtësisë, dhe në veçanti SPAK-u, duhet të përshtaten me balancat e reja të pushtetit nëse duan të mbijetojnë politikisht,” thotë ai.
Xhemollari ndërkohë kritikon atë që e sheh si heshtje të partive politike mbi këtë çështje dhe paralajmëron se kjo mund të ketë ndikim në sjelljen e politikës ndaj institucioneve të reja të drejtësisë pas zgjedhjeve të 11 majit.
“Liderët politikë në startin e periudhës zgjedhore e shprehën hapur qëndrimin e tyre ndaj strukturës së posaçme, kur Rama e targetoi si “sigurim të shtetit” dhe Berisha premtoi se do e shkrinte…,” kujton Xhemollari.
Ai shton se liderët politikë e moderuan qëndrimin e tyre në fushatë për shkak të besimit të lartë që qytetarët kanë ndaj SPAK, por paralajmëron: “kjo zbutje tonesh është një qëndrim elektoral i pasinqertë”./Reporter.al
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon paraditen e sotme një takim me gratë e vajzat e Kavajës. Gjatë fjalës së tij Rama...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përshëndetur nga të paraburgosurit para SPAK. Berisha...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha tha se Kievi nuk ka dëgjuar ende asgjë nga Rusia për një zgjatje të mun...
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve t&e...
SHBA- Kompania DHL Express po pezullon dërgesat në SHBA me vlerë më shumë se 800 dollarë për shkak regjimit të ri...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi kandidate për deputete në listën e hapur për Qarkun e Tiranës, D...
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast të r&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiran...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përcolli sot mesazhe urimi për Pashkën edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale. Beri...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Kishën e Shën Palit në Tiranë, ku dha edhe një mesazh uri...