SPAK zbulon një vilë tjetër të Belinda Ballukut në Sardenjë të Italisë!
Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe ja...
Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, Belinda Balluku, brenda dhe ja...
Të tjera detaje nga audiopërgjimet e Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV,...
Pas publikimit të videove intime, kompozitori Adrian Hila është paraqitur në ambientet e policisë së Tiranës. Mësohet se...
Të tjera fakte tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet janë bërë publike në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI...
Ndërsa po vijonin marshimin në rrugët e Tiranës, ka pasur një moment tensioni në protestën e 124. Situata u tensionua pran&e...
Një protestues, teksa mori fjalën në protestë, u ndal tek vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen një di...
Bandat famëkeqe të armatosura po bashkëpunojnë në të gjithë Britaninë, duke krijuar një rrjet të gjerë kr...
Edison Lika, një prej protestuesve, ka njoftuar një aksion të ri të paralajmëruar nga grupi i studentëve që marrin pjesë...
Sot shënohet dita e 124-t e protestës qytetare, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej&rdq...
Nga Jesus Antonio Blancuiqet, EL TIEMPO Për muaj me radhë, historia e Enid Kasmit në Venezuelë ishte e rrethuar nga pikëpyetje. Kur u ...
Bërja tregti e armëve me entet të cilat janë të sanksionuara nga Bashkimi Europian dhe nga NATO nuk bën sanksionime, po e bën nëpërmjet anëtarëve të saj. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-ja dhe Kanadaja e kanë sanksionuar Sudanin për prodhimin e armëve, pra forcën ushtarake, ushtrinë e Sudanit. Kështu që ne kemi Shërbimin Informativ të Ushtrisë e cila na mban ne në korrent me të gjithë nevojat, me të gjithë informacionet që ka NATO dhe e furnizojmë gjithashtu NATO-n me këto informacione. Pra, në qoftë se ka një shkelje të ushtrisë shqiptare, brenda forcave të armatosura të ushtrisë shqiptare, brenda industrisë ose tregtisë së armëve të Shqipërisë, është Shërbimi Informativ i Ushtrisë ai që ndërhyn i pari dhe që mund të raportojë për këtë.
Dhe minimumi që duhej të ishte bërë që nga dalja për herë të parë e audiopërgjimit, dhe deri sot që po nxjerrim faktin që ai nuk e kishte këtë gjënë si shembull që mund të marrësh në Sudan, por e kishte një aksion konkret. Fakti që Arjeta Puçi, historia e heroinës së Tiranës një nga aksioneret kryesore fillimisht të TIMAK-ut, dhe tani të dy aksionerët e TIMAK-ut që kanë 80% të aksioneve, kanë qenë në Sudan, kanë folur me ata, kanë kontaktet, kanë bërë marrëveshje me ta dhe janë të gatshëm edhe të çojnë ukrainasit e kështu me radhë, tregon që këtu kemi një shkelje të rëndë të embargos së vendeve anëtare të NATO-s, Bashkimit Europian, SHBA dhe Kanadasë.
Kjo është më se e qartë. Dhe kjo mjaftonte që Shërbimi Informativ i Ushtrisë të bënte një hetim të shpejtë për këtë dhe të nesërmen t'i çensonte. Të paktën këta të dy aksionerët e TIMAK-ut, t'i bjerë që TIMAK-u me 80% mos e ketë më licencën për asnjë veprim, për asnjë tregti, as për prodhim, as për modifikim të armëve të ushtrisë. Kjo është më kryesorja, dhe kjo është më e rëndësishmja për të patur minimumin e besueshmërisë si një vend anëtar i NATO-s. Pra, në qoftë se ka një licencë, një leje me sy mbyllur që të bëhet një trafik për të furnizuar Ukrainën me armë nëpërmjet Shqipërisë nga Sudani, kjo pastaj është tjetër gjë që ne nuk e dimë.
Por ama ajo që dimë ne, dhe nuk besoj të jetë ndryshe... dhe nuk besoj që NATO t'i thotë një vendi anëtar 'bëj trafik armësh ti me Sudanin', është kjo: që me ligjin shqiptar, në momentin që merret vesh që vendet e sanksionuara bëjnë tregti armësh, në atë moment hiqet licenca operatore. Në atë moment TIMAK-u nuk e ka më licencën. Me këtë përgjim që kemi nxjerrë sot, minimumi ky është rasti që licenca nuk është më. Dhe kjo e pohon ai me gojën e vet, nuk është puna se po thuhet... vetë ai thotë 'Kam qenë unë, është Arjeta atje, hajde shkojmë, mbajmë të gjitha kontaktet me ata'. Dhe është siç e pamë aty, ata thonë 'Ne për këtë duhet të mbajmë leje, kjo s'mund të bëhet pa leje', që ata janë në hall, ata janë në luftë, ata do duan armë.
Po ata nuk e bëjnë pa leje. Neve që s'kemi asnjë hall, që nuk na duhet ndonjë armatim, por duam të bëjmë tregti, të bëhemi spekulantë të radhës së luftës, ne futemi në këtë lojë në mënyrë pirate. Shteti shqiptar që përfaqësohet nga TIMAK Defense, që është aksioner atje, thotë: 'Hajde bëjmë trafik me Sudanin! Hajde bëjmë ca lekë!'
Na i ka lënë se e kemi Rroni e Feti! Rroni e Feti është garant i shtetit shqiptar! Dhe kjo Arjeta Puçi që këta thonë s'do u viki licenca, nuk do u viki biznesi, do vazhdojnë dhe do shesin. Dhe minimumi i kësaj që mund të ndodhi, sepse SPAK-u mund të bëjë një hetim, po të bëjë një hetim të plotë nuk mund ta bëjë, dhe sigurisht mund të presi dhe mund të marri kohën e vet, në qoftë se vërtet e ka seriozisht, se nuk e paragjykoj SPAK-un. Por minimumi është që Shërbimi Informativ i Ushtrisë, apo dhe Shërbimi Informativ Shtetëror mund të bëjnë një hetim, apo jo? Apo e ka lënë dhe SHIU-n në gjumë s'e dimë tani, se nuk këtu s'merret vesh, ose ja kanë ndarë ndonjë tjetri.
Një avion sado armë që vijnë dhe që ikin, nuk ikin me furgona as me tragete. Ato ikin me avionë dhe ashtu vijnë. Nga kanë ardhur? Nuk ka linjë informative, nuk ka linjë direkte Tiranë-Sudan, e kupton? Por nëpërmjet TIMS-it mund të gjejnë.
Jemi në prag të një skandali këtu, këtu kemi të bëjmë me një skandal, që në qoftë se vërtetohet që armët kanë kaluar nga territori shqiptar pastaj, këtu i bie që jemi shkelës të të gjitha detyrimeve të NATO-s. Në qoftë se të gjithë vendet anëtare të NATO-s i kanë bërë embargo armëve të Sudanit, në qoftë se te ne kalojnë armët e Sudanit të sapoprodhuara e me radhë, ne jemi shkelës të një embargoje që është shumë e rëndësishme për NATO-n.
Të tjera detaje nga audiopërgjimet e Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV,...
Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në SYRI TV në emisionin “Cim Peka Live”, ka komentuar audio-përgjimin e publikuar sot, duke e l...
E ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë gazetarja e njohur Klodiana Lala, p&e...
Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në SYRI TV në një intervistë me Edvin Parrucën, ka ngritur akuza të forta lidhur me ndryshimet e ...
Ndërsa po vijonin marshimin në rrugët e Tiranës, ka pasur një moment tensioni në protestën e 124. Situata u tensionua pran&e...
Një prej protestuesve ka deklaruar se qeveria po përpiqet, sipas tij, të zhvendosë vëmendjen nga problemet që kërkojnë n...
Një protestues, teksa mori fjalën në protestë, u ndal tek vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen një di...
Ilir Xhemalaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke deklaruar se qytetarët duhet të dalin në shesh dhe ...
Ka nisur këtë mbrëmje në Tiranë protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojn&...
Edison Lika, një prej protestuesve, ka njoftuar një aksion të ri të paralajmëruar nga grupi i studentëve që marrin pjesë...