
Në një postim në rrjete sociale, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzon qeverinë se po tenton të mashtrojë Brukselin me një projekt-VKM për vlerësimin mjedisor, ndërsa ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura mbeten në fuqi.
Bardhi thotë se VKM-ja nuk zgjidh problemin dhe nuk mund të paraqitet si adresim i shqetësimeve të Bashkimit Europian.
Ai i referohet rezolutës së Parlamentit Europian, e cila kërkon zhbërjen e ndryshimeve që lejojnë ndërtime në zona ekologjikisht të ndjeshme.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së thekson se opozita ka depozituar në Kuvend nismën për shfuqizimin e këtyre ndryshimeve.
Bardhi i kërkon qeverisë të rikthejë ligjin në standardet europiane ose ta çojë çështjen në referendum.
Reagimi
Qeveria po përpiqet të mashtrojë Brukselin me një VKM mjedisor, ndërsa ndryshimet famëkeqe në ligjin 21/2024, që hapi zonat e mbrojtura për ndërtime, nuk i prek.
Projekt VKM-ja, e nxjerrë së fundmi për konsultim, përcakton vetëm se si duhet të bëhet vlerësimi mjedisor kur një projekt ndërtimi mund të ndikojë një zonë që gëzon mbrojtje. Ky mund të jetë një filtër shtesë, por nuk mund t’i shitet Bashkimit Europian si adresim i shqetësimit, ndërkohë që ligji që krijoi problemin mbetet i paprekur.
Në rezolutën e Parlamentit Europian thuhet shprehimisht se “Parlamenti Europian shpreh shqetësim serioz për ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë projekte të mëdha infrastrukturore dhe turistike në zona ekologjikisht të ndjeshme dhe kërkon që këto ndryshime ligjore të zhbëhen”.
Partia Demokratike e ka depozituar në Kuvend nismën për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura. Kjo është edhe një nga kërkesat e qytetarëve që kanë protestuar për mbrojtjen e këtyre territoreve, por që vazhdon të injorohet nga kryeministri i betonit dhe i parave të pista.
Ose të dëgjojë shqiptarët dhe Brukselin, duke rikthyer ligjin për zonat e mbrojtura në standardet që kërkon anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ose rruga tjetër është ta çojë ligjin në referendum dhe t’i lërë shqiptarët të vendosin.
Kryeministra gjejmë plot. Shqipëri kemi vetëm një.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Shtator15:10
Berisha takon përfaqësues nga diaspora: Diskutuam për zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka takuar gjatë ditës së sotme Osman Osmanin dhe Elez Osmanin, përfaqësues të d...
POLITIKE
1 Shtator14:56
Tedi Blushi kërkon pezullimin e dy taksave: Ulni çmimin e naftës dhe ktheni paratë në xhepat e shqiptarëve
Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, kërkon ndërhyrjen e qeverisë për uljen e çmimit të kar...
POLITIKE
1 Shtator12:35
“Ndaloni marrëzitë tuaja!”, Luan Baçi thirrje mazhorancës: Tërhiquni nga ndryshimet që prekin invalidët
Deputeti Luan Baçi ngre shqetësimin për ndryshimet e propozuara në ligjin për nxitjen e punësimit, duke i cilësuar diskri...
POLITIKE
1 Shtator12:33
Zhupa: Bashkëshorti i Kumbaros merrte honorare nga AADF kur hartohej ligji për Trashëgiminë!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien mes familjes së ish-ministres së Kulturë...
POLITIKE
1 Shtator11:40
Kalaja para SPAK: 41 refuzime për sekuestrimin e Teatrit, prova të reja për Tirana DC dhe Maznikun
Avokatja Adriana Kalaja, deklaroi para SPAK se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar informacion mbi fazën procedurale të hetimeve p&...
POLITIKE
1 Shtator07:37
94 protesta kundër qeverisë, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Edi Ramës!
Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e 94-të kundër qeverisë, duke vijuar një aksion proteste që tashmë ...
POLITIKE
31 Gusht22:34
'Divjaka bashki!' Banorët protestë në ditën e 32-të
32 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës. Protesta vijon të sjellë në shesh qytetarë që p...
POLITIKE
31 Gusht22:05
Protesta në ditën e 93-të, aktivistja: Mund të përshkallëzohen mënyrat sesi qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre
Duke folur nga sheshi i protestës aktivistja Edlira Çepani tha se mund të kemi edhe përshkallëzim të mënyrave sesi qytetar&...
POLITIKE
31 Gusht21:43
Propagandë në vend të transparencës/ Si Rama po i kthen ministrat në influencerë
Gjithçka nisi me Zvërnecin.
Kundërshtimi ndaj ndërtimeve në këtë pasuri natyrore ngriti pyetje themelore mbi pronësin...
POLITIKE
31 Gusht21:36
'Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren' 93 ditë protestë dhe marshim kundër qeverisë
Janë mbyllur fjalimet para kryeministrisë dhe tashmë protestuesit do të nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës me thirrj...