
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, pas debatit të krijuar për një mesazh të atribuuar këtij të fundit, ku ai ofendonte shqiptarët në RMV.
Bardhi e ka cilësuar të papranueshme gjuhën fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se një deklarim i tillë nuk mund të konsiderohet çështje e tejkaluar pa mbajtur përgjegjësi politike. Sipas tij, përdorimi i termit “idiotë” ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve kushtetuese të autoriteteve shqiptare ndaj diasporës.
Reagimi i plotë:
Fyerja ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar ato si “idiotë”, nuk mund të jetë kurrë një çështje e tejkaluar, pa mbajtur përgjegjësi politike. Ky cilësim nga ministri përgjegjës për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë, vjen në një kohë ku shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po përballen me shumë sfida dhe përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve kushtetuese që kanë autoritetet shqiptare në Republikën e Shqipërisë, ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufirit shtetërorë.
Mungesa e reflektimit nga ana e Ministrit Ferit Hoxha, nuk mund të kalohet me takime të stisura, ku mysafirët as nuk lejohen të përgjigjen lirisht.
Fillimisht gënjeu që sms ishte e fabrikuar, më pas u detyrua të fshinte, më pas të dilte nga grupi në Whatsapp, dhe sot kishte stisur një takim për të bindur shqiptarët se është një çështje e tejkaluar. Të gjitha këto veprime konfirmojnë se është duke vepruar nën panik dhe nën peshën e përgjegjësisë së munguar.
Akoma më shqetësuese është heshtja e Kryeministrit Edi Rama, duke provuar se cilësimi i Ministrit Ferit Hoxha ndaj shqiptarëve nuk është personal, por linjë shtetërore e qeverisë së Edi Ramës. Kjo është më shumë se e papranueshme.
Ministri Ferit Hoxha do të thirret në Kuvend për të dhënë llogari mbi qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve përtej kufirit, që përkon te jetë i njëjtë me qëndrimin e Nikolla Pashiqin apo Vasa Çubrilloviç ndaj shqiptarëve.
Në krye të Ministrisë për Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë nuk mund të qëndrojë asnjë minut as Nikolla Pashiqi dhe as Vasa Çubrilloviçi, pavarësisht se në publik prezantohet si Ferit Hoxha apo Edi Rama!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Prill15:55
Ç’ndodhi në mbledhjen e PS-së? Rama paralajmëron Spiropalin për përjashtim, zbardhen diskutimet
Një tjetër situatë tensioni raportohet të ketë ndodhur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, mes Edi Ramës dh...
POLITIKE
27 Prill15:53
“Ferit Hoxha pranoi se ka fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, Këlliçi: Ministri i Jashtëm thelloi skandalin, të shkarkohet menjëherë!
Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me deklaratën e sotme të min...
POLITIKE
27 Prill15:19
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”/ Ministri Hoxha pyetet për mesazhin e publikuar: Janë të javës së kaluar këto, gjërat kanë evoluar
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Izet Mexhitin, kryetar i...
POLITIKE
27 Prill14:44
Gjyqi ndaj Veliajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për seanca ‘live’, debate mes mbrojtjes dhe prokurorëve për kafazin e xhamit dhe afatet
Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar edhe ditën e sotme në GJKKO, mes debateve të forta mbi ...
POLITIKE
27 Prill13:42
“Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat”, Kryemadhi pas seancës gjyqësore: Do kërkoj të dëshmojë edhe Rama
Kryemadhi shtoi se do të kërkojë si dëshmitarë personat që kanë qenë të përfshirë në hartimin e k&...
POLITIKE
27 Prill13:17
Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia soroiste
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pas seancës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), duke e cilësuar procesin si të dirigjuar dhe t&...
POLITIKE
27 Prill12:39
Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat!
Seanca e parë në themel për Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin është shtyrë për në datën 11 maj. Mësohet se avo...
POLITIKE
27 Prill10:12
A shpëtohet porti i Durrësit? Malltezi: Ja 3 mënyrat ligjore për anulimin e projektit të shkatërrimit
Projekti kontrovers “Durrës Marina”, i cili parashikon transformimin e portit aktual të Durrësit në një zonë rezidenci...
POLITIKE
27 Prill09:59
“Rama, udhëheqësi i klaneve të drogës në Shqipëri”/ Berisha takim me zyrtarin e CDU në Tiranë: Integrimi në BE, të bazohet në meritë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se ka zhvilluar një takim me Christian Fornec...