POLITIKE

Bardhi: Vendimi i GJK do tregojë nëse Shqipëria funksionon si një republikë parlamentare

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 13:25

Bardhi: Vendimi i GJK do tregojë nëse Shqipëria funksionon si

Gjykata Kushtetuese u shndërrua sot në arenën e një përplasjeje të fortë politike dhe juridike, ku opozita akuzoi mazhorancën parlamentare për bllokim të qëllimshëm të kontrollit parlamentar përmes refuzimit të komisioneve hetimore. Kreu i Grpit Parlamentar të PD Gazment Bardhi argumentoi se vendimi i gjykatës do të përcaktojë nëse Shqipëria funksionon si një republikë parlamentare ku respektohen të drejtat e pakicës, apo si një shtet me vullnetin e një partie të vetme.

Në qendër të argumentit ishte pretendimi se mazhoranca ka përdorur justifikime kontradiktore dhe të ndryshueshme për të rrëzuar kërkesat e opozitës. Sipas palës paditëse, në çdo fazë të procesit, nga Konferenca e Kryetarëve, në seancë plenare e deri te parashtrimet me shkrim në gjykatë, arsyet e refuzimit kanë ndryshuar vazhdimisht. “Sot e kësaj dite ne nuk e dimë arsyen pse na kanë refuzuar,” theksoi Bardhi gjatë séances në Gjykatën Kushteteuse, duke shtuar se prapa këtyre manovrave fshihet vetëm një arsye reale: “Vullneti politik për t'i mohuar opozitës kontrollin parlamentar”.

Gjatë seancës u bë edhe një dallim i qartë mes komisioneve të përhershme, të cilat janë organe ndihmëse të Kuvendit, dhe komisioneve hetimore, misioni ekskluziv i të cilave është kontrolli mbi pushtetin ekzekutiv. U theksua se detyra e një komisioni hetimor nuk është të kryejë hetime penale, pasi kjo është përgjegjësi e prokurorisë, por të verifikojë nëse autoritetet shtetërore kanë zbatuar apo shkelur ligjin, si dhe të propozojë përmirësime legjislative.

Gazmen Bardhi: Gjatë gjithë procesit parlamentar për të dyja komisionet, është vërejtur një fakt që nuk mohohet, sepse është në proces verbal. Ne na thuhet tjetër arsye në konferencën e kryetarëve, pra pse nuk miratohen kërkesat. Vihet në seancë, ne na thuhen të tjera arsye. Ne vijmë në Gjykatën Kushtetuese, sillen parashtrime me shkrim ku thuhen arsye të tjera. Ndërkohë që unë kam edhe një shkresë të kryetarit të Kuvendit vetëm disa ditë më përpara, që na thuhen arsye të tjera. Pra ne sot e kësaj dite nuk e dimë se kush është arsyeja pse, nuk e dimë, prej tyre, se ne e dimë. Arsyeja është vetëm një. Vullneti politik për t'i mohuar opozitës kontrollin parlamentar.

E nderuar, ju keni sot në shqyrtim dy kërkesa për komision hetimor. Por është fakt që një tjetër kërkesë për komision hetimor është në Gjykatën Kushtetuese. Në javën vijnë do sjellim dy kërkesa të tjera që janë rrëzuar në Kuvendin e Shqipërisë po për ngritjen e komisionit hetimor. Dua të dëshmoj përpara kësaj gjykate që ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për marrje informacioni. Prandaj ky gjykim sot nuk ka të bëjë thjesht do ngrihen apo jo dy komisione hetimore. Ky gjykim sot në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me faktin, ne jemi një republikë parlamentare që funksionon sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, apo jemi një republikë me vullnet të një partie, ku nuk lejon ushtrimin e të drejtave nga pakica dhe ushtrimin prej saj të një roli të rëndësishëm që ka në një shoqëri demokratike. Kështu që përgjigjes tuaj i përgjigjem, nuk e dimë arsyen se na kanë dhënë, në çdo hallkë të këtij procesi na është dhënë nga një arsye e ndryshme. Në konferencën e kryetarëve na thanë keni shkruajtur në kërkesë këtë fjalën, duhet ta hiqni. E hoqëm fjalën, shkuam në seancë na thanë ndryshe, erdhëm këtu na thanë ndryshe. Kështu që nuk e dimë pse na kanë refuzuar.

Gjyqtarja e GJK: Ku ndryshon nga pikëpamja kushtetuese komisioni i përhershëm, që zgjidhet nga Kuvendi, komisioni i posaçëm dhe komisioni hetimor?

Gazment Bardhi: Komisioni i përhershëm dhe komisioni i  posaçëm parlamentar janë organe ndihmëse të Kuvendit. Pra, kryejnë funksione që ndihmojnë seancën plenare, Kuvendin, 140 deputetët. Ndërkohë që funksioni i një komisioni hetimor ka të bëjë vetëm me një prej kompetencave që ushtron Kuvendi i Shqipërisë, që është kontrolli ndaj ekzekutivit. Dhe ky është mision ekskluziv vetëm i komisioneve hetimore. Nuk mundet, sigurisht, përmes mekanizmave, seancave dëgjimore e me radhë, ti ke mundësi dhe në komisionin e përhershëm, të thërrasësh për të kërkuar shpjegime për një çështje konkrete, por mbledhja e të dhënave, nxjerrja e rekomandimeve, propozimi për të ndërhyrë në legjislacion në vijim të hetimit që ke kryer, realizohet përmes një komisioni hetimor.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë