Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e mbajtur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministria, bëri të ditur se, 8 Maji do të jetë për familjen dhe vogëlushët tanë.
Sipas tij, kjo protestë do të jetë për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve.
‘Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë. 8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve. Do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve.
Do të jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre.’, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Të dashur miq, ne mblidhemi sot në këtë shesh në prag të datës 8 maj, datës së kryengritjes tonë paqësore.
8 maji është data e protestës tonë të madhe.
Është data e revoltës.
Por, protesta e datës 8 maj do të jetë një protestë si asnjëherë më parë.
Pasojat e 13 viteve të narkoshtetit, ku krimi dhe droga kontrollojnë pothuajse çdo aspekt të jetës.
Ku krimi dhe droga kontrollojnë shtetin.
Ku paratë e drogës kontrollojnë ekonominë.
Ku mediat kryesore kombëtare të kontrolluara të vendit janë shndërruar në altoparlantë të Edi Ramës, organe të mashtrimit dhe manipulimit të qytetarëve, organe të korruptimit të gjuhës tonë të bukur, gjuhës shqipe.
Ku antikultura e drogës dhe krimit po mbivendosen mbi traditat tona të hershme të mrekullueshme.
Të gjitha këto kanë vendosur shoqërinë shqiptare në një prej situatave më kërcënuese në historinë e vendit, me pasoja të tmerrshme që i jetojmë çdo ditë.
Prandaj protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike.
Nuk do jetë një protestë e një apo disa partive.
Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë.
8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve.
Do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve.
Do të jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre.
Sonte unë kam një thirrje për çdo shqiptar.
Për 13 vite, Edi Rama ka poshtëruar shqiptarët, i ka burgosur ata për fatura dritash, për një dozë kanabis për konsum vetjak, tani edhe për parkim të gabuar do burgosen.
Por kur drejtësia kërkoi arrestimin e Lubi Ballukut, që së bashku me Edi Ramën kanë vjedhur qindra e qindra milionë para tuajat siç u faktua në aferën e 50 milionë eurove vetëm në tunelin e Llogarasë.
Siç u faktua me çmimet e shumëfishta të rrugëve më të larta se sa në BE.
Edi Rama dhe Lubia nuk shkuan në burg, ashtu siç shkojnë qytetarët, ashtu si baballarët për faturën e dritave.
Edi Rama dhe Lubia nuk shkuan në burg ashtu si bijtë tuaj vetëm e vetëm pse dalin të protestojnë.
Por Edi Rama dhe Lubia përdorën 83 mandatet e parlamentit të krimit për të mbrojtur veten e tij, për të ndaluar drejtësinë, një akt i padëgjuar dhe i paimagjinuar në 34 vite pluralizëm politik.
Një akt i cili i kushtoi Shqipërisë kërcënim serioz për ëndrrën më të pavdekshme të saj, ëndrrën evropiane.
Në nisje të fjalës së tij në ‘Foltoren’ tek kryeministria, kryetari i PD-së Sali Berisha u kërkoi qytetarëve...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, teksa ndau dhimbjen dhe ngushëllimet për ngjarjen e rëndë të Durrësit, k...
Kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka firmosur një marrëveshje etike që përc...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka folur në Kuvend lidhur me aksidentin tragjik e ndodhur një ditë më parë në Durrës. Zhupa...
Deputeti i PD, Igli Cara duke folur për aksidentin tragjik në zonën e ish-Kënetës në Durrës, fajësoi dhënien e leje...
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me gazetaren Sonila Meço, gazetari Basir Çollaku ka komentuar vendimin e sot&eu...
Në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, avokatja Adriana Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit në sistemin g...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u ndal te aksidenti tragjik në Durrës një ditë më parë, ku humbën ...
Një tentativë për të lehtësuar pozitat e zyrtarëve të lartë përballë masave të sigurisë ka dësh...
Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se shoferi i dehur që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës ishte ‘një terrorist i...