Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, teksa ndau dhimbjen dhe ngushëllimet për ngjarjen e rëndë të Durrësit, ku u aksidentuan për vdekje dy fëmijë ditën e djeshme dhe një i tretë u plagos rëndë, vuri sot në dukje nga foltorja e Kuvendit, se sa “shpejt dhe thjeshtë” mund ta humbasësh jetën në Shqipëri.
Ai akuzoi qeverinë si përgjegjëse për denigrimin e vendit nga dita në ditë, duke rrëshkitur në autokraci.
“E filloj diskutimin tim e ngushëllim të sinqertë për humbjen e jetës së dy engjëjve në Durrës. Ngjarje tronditëse që na kujton të gjithëve se sa thjesht e shpejt mund të humbësh jetën në Shqipëri. Paralelisht me këtë ngjarje dua të denoncoj edhe faktin se si vendi ynë me shpejtësi po rrëshket me shpejtësi në regjim autoritar, që flet e mburret për reformën në drejtësi nga mëngjesi në darkë, por ë është damkosur së fundmi me rezolutën e tetë si një vend autokratik, që nuk respekton të drejtat themelore të njeriut”, tha ai.
Sekretari i përgjithshëm i PL trajtoi edhe çështjen e mbajtjes në paraburgim prej më shumë se një viti të kryetarit Ilir Meta, duke theksuar se trajtimi ndaj tij sipas raportit të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit është çnjerëzor.
Ai akuzoi institucionet se nuk zbatonin rekomandimet për këtë rast.
“Shqipëria si vend i NATO-s është i vetmi si narkoshtet, por edhe i vetmi vend që ka edhe të burgosur politik. Kemi raportin e Komitetit të Helsinkit, që nxjerr në dritën e diellit se sa i respekton kjo qeveri liritë dhe të drejtat e njeriut. Kanë kaluar dy vite nga rrëmbimi i Ilir metës si i burgosur politik nga kjo qeveri e Ediu Ramës. Është po kjo qeveri që nuk respekton as rekomandimet e një institucioni kushtetues si Avokati të Popullit që nuk respekton këto të drejta, si dhe është damkosur së fundi nga Komiteti i Helsinkit”, vijoi ligjvënësi opozitar.
Blushi solli në vëmendje edhe rezolutën e fundit të IDU-së nga Zagrebi për Shqipërinë, teksa bëri kryeministrin Edi Rama si autori i trajtimit çnjerëzor ndaj Metës.
“Për ata që flasin për reformën në drejtësi, le të lexojnë rezolutën e IDU se si drejtësia sot po përdoret si kamzhik për të goditur kundërshtarët e saj, opozitën. Thirrje ministrit të Drejtësisë: respekto rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit. Mohimi i të drejtës edhe për intervistë, që edhe Putini në Rusi ua njeh atje, është çnjerëzore. Autori është vetëm një, Edi Rama. Kjo tregon se sa ky vend respekton të drejtat e njeriut. Kur kjo ndodh me ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit, kjo mund të ndodhë me këdo”, tha deputeti.
Në fund ai bëri ironi me institucionin e burgjeve dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke kujtuar rastin e videos së publikuar nga burgu, ku të dënuar dhe arrestuar festonin me alkool dhe drogë.
“Siç ndodh kudo me të burgosur e të paraburgosur, përveç atyre të fortëve atje që i pamë të gjithë se si festonin në burg, e patë atje, fiks dhomë hoteli me 5 yje! Drogë, alkool, femra e gjithçka tjetër. Kërkoj nga kryetari i Parlamentit dhe Komisioni i Të Drejtave të Njeriut, zonja Tabaku, të reagojnë fuqishëm për këtë trajtim çnjerëzo ndaj zotit Ilir Meta te Burgu “Jordan Misja”, përfundoi Blushi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
4 Maj19:27
Ambasadori i ri amerikan për Shqipërinë firmos marrëveshje etike/ Kufizon vendimmarrjen e shmang konfliktet e interesit
Kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka firmosur një marrëveshje etike që përc...
POLITIKE
4 Maj19:24
Ngjarja tragjike në Durrës/ Zhupa: Kemi dështuar të bëjmë ligje që i shërbejnë qytetarëve
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka folur në Kuvend lidhur me aksidentin tragjik e ndodhur një ditë më parë në Durrës. Zhupa...
POLITIKE
4 Maj19:12
“Ne zgjodhëm betonin në vend të fëmijëve”, Igli Cara “shpërthen” në Kuvend: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi! Na morën dhe trotuaret
Deputeti i PD, Igli Cara duke folur për aksidentin tragjik në zonën e ish-Kënetës në Durrës, fajësoi dhënien e leje...
POLITIKE
4 Maj18:59
Çollaku: Nga Uashingtoni dhe Brukseli, Balluku konsiderohen si roje e portës së mafies
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në SYRI TV me gazetaren Sonila Meço, gazetari Basir Çollaku ka komentuar vendimin e sot&eu...
POLITIKE
4 Maj18:59
"Vendimi i GJL nuk ishte unifikues", Kalaja: Kërkohet më shumë integritet nga gjyqtarët
Në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, avokatja Adriana Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit në sistemin g...
POLITIKE
4 Maj18:49
“Të fortët e lagjes ju i keni patronazhistë”/ Boçi: Nuk kanë nevojë për patentë, se ju i keni dhënë kartabiankë politike
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u ndal te aksidenti tragjik në Durrës një ditë më parë, ku humbën ...
POLITIKE
4 Maj18:48
Gjykata e Lartë "prish" planin për të shpëtuar zyrtarët, juristi shpjegon vendimin
Një tentativë për të lehtësuar pozitat e zyrtarëve të lartë përballë masave të sigurisë ka dësh...
POLITIKE
4 Maj18:21
Shoferi i dehur i mori jetën dy fëmijëve në Durrës, Berisha në Kuvend: Ishte terrorist i votave, patronazhist i poshtër
Kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se shoferi i dehur që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës ishte ‘një terrorist i...
POLITIKE
4 Maj18:13
Berisha: Ju jeni Ballukizuar të gjithë, ju vidhni dhe kërkoni të flisni për hallet e popullit
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në parlament, akuzoi mazhorancën socialiste se, pasi kanë...
POLITIKE
4 Maj18:05
"Rama si ish-kryeministri italian që ia mbathi nga vendi", Berisha: Ka marrë në dosjen "Craxi", është i pashpresë
Kreu i PD-së Sali Berisha ka aluduar se kryeministri Edi Rama ka filluar të kërkojë për vende të mundshme për tu strehuar.
D...