Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i sapovotuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë përfaqëson një dokument të rëndësishëm dhe objektiv, që sipas tij pasqyron qartë problematikat me të cilat përballet vendi. Duke folur për mediat, Lideri i opozitës tha se raporti, i cili vjen pas një misioni faktmbledhës të eurodeputetëve në Shqipëri, përmban analiza dhe rekomandime të vlefshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën. Kryedemokrati tha ndër të tjera, se Partia Demokratike angazhohet për të zbatuar çdo rekomandim të këtij dokumenti.
"Sapo është votuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti i këtij komisioni për Shqipërinë. Keni parasysh se ky komision solli në Shqipëri një mision faktmbledhës, rast tepër i veçantë. Pra, anëtarët e komisionit, të cilët natyrisht disponojnë informacione të shumëanshme të burimeve diplomatike të komisionit dhe vendeve anëtare, e panë të domosdoshme ardhjen ne tyre direkt në Shqipëri për të parë gjërat në vend. Me këtë rast, unë dua t’i falënderoj anëtarët e komisionit sepse raporti votohet nga 180 anëtarë a më shumë të cilët përfaqësojnë të gjithë spektrin e Parlamentit Evropian.
Për shembull, raporteri për Shqipërinë, zoti Andrea Schieder është i grupit të socialistëve. Por mendoj se kemi të bëjmë me një raport jashtëzakonisht të çmuar, objektiv, i cili ka bërë diagnozën e plotë të problematikave me të cilat përballet vendi dhe përveç kësaj ka edhe rekomandime të vyera, të çmuara për narkoqeverinë natyrisht, por ka rekomandime edhe për opozitën, pa diskutim. Ndaj dhe unë jam sot këtu në emër të PD për t’u angazhuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e këtij komisioni, i cili është komisioni që përfaqëson BE-në në të gjitha marrëdhëniet me vendet kandidate, me vendet jokandidate, me Europën dhe botën.
Ky është një dokument shumëfaqesh. Domethënë, ky raport shkon në 29 faqe. Dhe unë sapo e mora raportin, por ajo çka, si opozitë na intereson më shumë se çdo gjë tjetër, vlerësoj se ka pasur trajtimin më serioz dhe më të gjerë. Kështu, pasi thotë në pikën 2 se mban shënim, pra ka kuptim kjo, ka qenë i mirëpritur më përpara, tani mban shënim se hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti. Mban shënim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e bërë në vitet e fundit. Thekson nevojën për të garantuar zbatimin e legjislacionit. Pra, nuk do letra të vdekura, ligje si letra të vdekura, do ligje të zbatuara," tha Berisha.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mblidhte këtë të martë drejtuesit politikë të qarqeve në selin&eum...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka sulmuar në parlament ministrin e Infrastrukturës, Enea Karakaçi, për mungesë reagimi ndaj ...
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar gjendjen e mediave në Shqipëri dhe Kosovë. I ftuar ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ai ka ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të shpallur nga Kryetari i Gjykatës së Lart...
Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët si çdo të hënë në foltoren përpara godinës së Kryeministris&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e mbajtur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministria, bëri...
Në nisje të fjalës së tij në ‘Foltoren’ tek kryeministria, kryetari i PD-së Sali Berisha u kërkoi qytetarëve...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, teksa ndau dhimbjen dhe ngushëllimet për ngjarjen e rëndë të Durrësit, k...
Kandidati për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka firmosur një marrëveshje etike që përc...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka folur në Kuvend lidhur me aksidentin tragjik e ndodhur një ditë më parë në Durrës. Zhupa...