Me votim të hapur dhe unanim, këshilltarët bashkiakë socialistë dhe rivalët e tyre demokratë bashkuan votat të martën për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pret në qeli gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Shkarkimi i tij u bazua në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikon procedurën rastin kur kryebashkiaku mungon më shumë se 3 muaj në detyrë, ndërsa procedura parashikon që vendimi zyrtarizohet me miratimin nga Këshilli i Ministrave.
Duke shënuar një precedent politik, ishin vetë këshilltarët socialistë që inicuan shkarkimin e Veliajt pasi kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht për nisjen e procedurës me argumentin se qytetit i duhej një kryetar në detyrë.
I njëjti argument u artikulua edhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila e cilësoi kërkesën si ‘nevojë urgjente’ për qytetin. “Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës,” tha Fino.
Mbledhja e së martës u parapri nga një letërkëmbim mes Këshillit Bashkiak dhe Veliajt, pasi kryebashkiaku i burgosur kërkoi që t’i jepej e drejta të fliste në mbledhje dhe kontestoi procedurat e ndjekura nga këshilli si antiligjore. Edhe disa këshilltarë të opozitës e cilësuan të drejtë ligjore mbrojtjen e tij para këshillit, por kërkesa e Veliajt u hoq poshtë nga ish-bashkëpunëtorët e tij.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës dhe i projektuar si pasardhës i tij në krye të Partisë Socialiste, ndodhej në mandatin e tretë të tij kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij.
Më 10 shtator të këtij viti, SPAK dërgoi në gjyq Veliajn, Xoxën, ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë. Ndaj Veliajt janë ngritur 13 akuza, përfshi ato për korrupsion, pastrim parash dhe deri te mbajtja e sendeve të paligjshme në qeli gjatë paraburgimit.
Veliaj iu prezantua për herë të parë publikut shqiptar në vitin 2004 me drejtimin e lëvizjes Mjaft, një lëvizje që udhëhoqi protestat kundër qeverisë socialistë në pushtet drejtuar nga Fatos Nano.
Me largimin e PS-së nga pushteti, Veliaj la aktivizmin civil dhe iu fut politikës duke themeluar një parti të re politike G99 dhe duke garuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 por pa arritur të futet në parlament.
Ai iu bashkua PS-së në vitin 2011 dhe pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama e emëroi ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe më pas e mbështeti si kandidat socialist për Tiranën.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Shtator20:44
Klevis Balliu: Fundi i Ramës nuk do të jetë i ndryshëm nga fundi i Veliajt
Nga Klevis Balliu
Shpesh dëgjojmë analistë që përsërisin: ‘Rama fitoi zgjedhjet, nuk keni çfarë të b&eum...
POLITIKE
23 Shtator20:11
Shkarkimi i Veliajt, reagon Tedi Blushi: Këshilltarët socialistë votuan edhe (vet)shkarkimin e tyre
Pasi Erion Veliaj u shkarkua pasditen e kësaj të marte nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka reaguar sekretari i Përgjit...
POLITIKE
23 Shtator19:27
Shkarkimi i Veliajt, Bardhi: Nuk ishte mesazh vetëm për të. I njëjti fund i pret të gjithë njerëzit e korruptuar të Ramës duke nisur nga Balluku
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tir...
POLITIKE
23 Shtator19:18
FUND/ Gazetari Koka: Erion Veliaj ishte sharlatani i radhës, jo më i madhi, por më i rrezikshmi
Nga Bledian Koka
E nisi me propagande, e mbylli si propagande! Kjo eshte fotoja e pare e dites kur Erion Velija vuri kembe ne pushtet, si Minister i Mireqenies...
POLITIKE
23 Shtator19:13
'Veliaj kurban për pastrimin e parave në ndërtim'/ Gazetari: Të gjitha aferat prekin direkt Edi Ramën
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama q&e...
POLITIKE
23 Shtator18:41
Këshilltarët e PS bashkuan votat për shkarkimin e Veliajt, Tedi Blushi: Vota e tyre votë për (vet)shkarkimin e tyre
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke t...
POLITIKE
23 Shtator18:35
“Ne reduktohemi në statusin e skllevërve”, DW analizon ministren Diella: Pse IA ka kaq shumë probleme dhe nuk jep llogari. Rama përgjegjës
Shqipëria ka emëruar një ministër të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA) për të mbikëqyrur prokurimin publik dhe...
POLITIKE
23 Shtator18:24
EMRAT/ Këta janë këshilltarët që votuan kundër shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak, një vjen nga e djathta
Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak. Krahas opozitës, votën pro shkarkimit e dhan...
POLITIKE
23 Shtator17:49
Shkarkimi i Erion Veliajt si kryebashkiak, Alimehmeti: Vënia e përjegjësisë ndaj tij duhet të vazhdojë
Pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, këshilltari bashkiak nga radhët e...