Majlida Bufi vetëdeklaron se nuk ka qenë asnjë ditë në emigracion. Ndërkaq bashkëshorti i saj ka gjurmë se prej vitit 2000 e deri më sot, nuk ka qenë në emigracion. Por në 26 vitet e fundit që janë pjesë e institucioneve shtetërore kanë krijuar një pasuri 2. 7 milionë euro nga emigracioni. Të vetmet të dhëna që na mungojnë për Arben Bufin janë aktiviteti prej rënies së diktaturës e deri në vitin 2000. Edhe nëse do ta marrim të mirqenë se gjatë kësaj periudhe bashkëshorti i Majlinda Bufit ka qenë në emigrim, rezulton emigrant shqiptar më i sukseshëm në botë, që për më pak se 10 vite në emigracion të ketë krijuar 2. 7 milionë euro fitime. Por që nuk është kështu e konfirmon fakti se ato pasuri do të ishin derklaruar që në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2014, e jo si të ardhura emigracioni të shpërndara në vitet që Majlinda Bufi mbante pozicione drejtuese në qeverisjen e Edi Ramës.
Por po aq i suksesshëm sa Majlinda Bufi rezulton edhe bashkëshorti i saj. I cili me kompanitë e krijuara prej tij e më pas në emër të të tjerëve, rezulton fitues i fondeve publike.
Kompania ANBI shpk u regjistrua në 5 qershor të vitit 2000 në qendrën Kombëtare të Biznesit me objekt veprimtarie “Shërbime Funerale”. Themelues i vetëm i kompanisë ishte shtetasi Arben Bufi, bashkëshorti i kryebashkiakes aktuale të Roskovecit Majlinda Bufi. Kompania pati kapital themeltar 100 mijë lekë, ndërsa objekti i saj ishte: Projektimi dhe zbatimi i punimeve të ndërtimit, riparim të mjeteve të transportit dhe të mekanikës bujqësore. Në vitin 2005 kompania rrit kapitalin në vlerën e 2.1 milionë lekëve, ndërsa tre vjet më vonë vlera e kapitalit shkon në 5.2 milionë lekë të rinj. Me vendimin e asamblesë së ortakëve datë 16 gusht 2010, Arben Bufi vendos të rrisë kapitalin me 26.6 milion lekë, duke e çuar vlerën totale të kapitalit në 31.8 milionë lekë. Deri këtu, kuptohet qartë se kompania e bashkëshortit të Majlinda Bufit ka një ecuri pozitive, ndonëse në QKB nuk ezkistojnë të dhënat për bilancet financiare. Dhe suksesin me kompaninë, e dëshmon edhe fakti se Arben Bufi në 19 maj 2011 vendos të zgjasë afatin e tij si administrator i kompanisë deri në vitin 2016. Në 28 qershor Arben Bufi shton një adresë të re të kompanisë, FIER; Roskovec; ; ROSKOVEC; Lagjja nr.1. Rruga nacionale Roskovec-Berat, kilometri i pare. Plug ka shkuar më tej. Nga një dokument ekskluziv, ka siguruar se kompania e bashkëshortit të Majlinda Bufit ka përfituar disa tendera publik në vitin 2011.
Më 16 maj 2011, Arben Bufi fiton një tender me vlerë 26 milionë lekë të rinj nga Ministria e Bujqësisë me obejkt Transport me rimorkiator, transport dherash,transport karburanti po atë vit, në datën 29 korrik kjo kompani fiton edhe një tender tjetër, me vlerë 40 mijë euro për riparim argjinature në Butrint. Edhe në vitin 2012, ANBI shpk regjistron një tjetër adresë në FIER; Lagjja 1 Maj, rruga Jani Bakalli, pallati i ri 9 katesh.; Plug ka siguruar gjithashtu se edhe në vitin 2012 kompania ANBI shpk ka përfituar disa tendera publik. Në muajin mars dhe prill të vitit 2012, ANBI SHPK përfiton dy tendera nga ish-Komuna Kuman në Fier. Një tender ishte me vlerë 72 milionë lekë apo rreth 720 mijë euro me kursin e sotëm, kishte si objekt ndërtim trotuari, ndricim dhe asfaltim të rrugës Vidhisht – Roskovec plus lagja e Shurdhenjëve. Dhe një tjetër tender me objekt ngushtim trotuari dhe ndërtim parkimi për makinat e vogla me vlerë 2.3 milionë lekë apo rreth 23 mijë euro.
Në vitin 2012, kjo shoqëri ka përfituar edhe një tejtër tender, nga Porti Detar Vlorë, atë për rikonstruksionin e terminalit të pasagjerëve me vlerë 15 milionë lekë apo rreth 150 mijë euro. Edhe nga Ministria e Bujqësisë e Kohës, kompania e bashkëshortit të Majlinda Bufit ka përfituar në vitin 2012 disa tendera me vlera të vogla prokurimi, me vlerë totale rreth 100 mijë euro. Siç shihet nga të dhënat e mësipërme, deri në vitin 2012 kompania e familjes Bufi ka përfituar disa tendera publik me vlerë disa miliona euro.
Në janar të vitit 2014 Arben Bufi vendos të shes aksionet e kompanisë ANBI shpk në vlerën 10.000.000 lekë dhe pse vlera fiskale e këtyre aksioneve ishte 31.800.000 lekë, veprim ky në kundërshtim me ligjin si dhe pa asnjë logjikë biznesi. Më pas në QKB depozitohet bilanci I kompanisë ANBI dhe sipas pasqyrave financiare rezulton se vetëm fitimi bruto i kësaj kompanisë për vitin 2013 është 10.800.000 lekë, pra më shumë se vlera që shiti kompaninë. PLUG investigoi dhe më tej se kujt i janë shitur këto aksione dhe rezultoi se shtetasi Vasil Pipa është vjerri i shtetasit Mariglen Sinani, i cili është vëllai i Majlinda Bufit, pra një lëvizje e zgjuar për të larguar kompaninë që fiton tendera publikë jashtë rrethit deklarues së të ardhurave për shkak të pozicionit shtetëror të Majlinda Bufit. Siç shihet dhe nga rrjetet sociale të Eralda Sinani (PIPA) bashkëshortja e Mariglenit, marrëdhënia e tyre është shumë ë ngushtë pasi riposton vazhdimisht statuset e Bufit. Meriglen Sinani është I punësuar si auditues pranë AGJENCISË SË AUDITIMIT TË PROGRAMEVE TË ASISTENCËS, AKREDITUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
Kjo agjenci ka si misioni: Misioni i Autoritetit të Auditimit është verifikimi i efektivitetit dhe funksionimit të mirë të sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit të Fondeve të BE-së në Shqipëri,për përputhshmërinë me rregullat përkatëse të BE-së dhe rregullave kombëtare për të siguruar ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve. Pra ky i fundit duhet auditon edhe fondet e përfituara nga Bashkia Roskovec që drejtohet nga e motra. Kjo agjenci është në varësi të plotë të kryeministrit dhe sic e dim nga fondet e BE IPHARD ka përfituar dhe ish punonjësja e Bashkisë Roskovec Zeqine Caushi, sot deputetja e zëshme e Qarkut të Fierit. Ndërkohë administrator i kompanisë është shtetasi Artur Zanaj, bashkëshortja e të cilit Emira Zanaj, është e punësuar pranë një tjeter kompanie shtetërore ALBPETROL sha deri ne vitin 2023. Sipas bilancit të vitit 2014 kompania Anbi vazhdon aktivitetit e suksesshëm dhe deklarohet se zyrat janë marrë me qera po te ish aksioneri Arben Bufi.
Në bilancin e vitit 2015 deklarohet se faturimi është rreth 1.4 milion euro dhe një fitim 110.000 euro. Për vitin 2016 deklarohet nje xhiro 400.000 euro dhe nje fitimi rreth 28.000 euro.Në dhjetor të vitit 2017 Vasil Pipa vendos të shes aksionet e kompanisë në vlerën 2.000.000 lekë dhe pse i kishte blerë ato për 5.000.000 lekë. Vasil Pipa ja shet aksionet administratorit Artur Zanaj, i cili nga një i punësuar tashmë do të zotërojë 50% të aksioneve. Ky një veprim pa asnjë llogjikë ekonomike pasi kjo kompani për periudhën që kishte qënë aksioner Vasil Pipa ka rreth 200.000 euro fitim të pashpërndarë. Gjatë kësaj përiudhe 2015-2018 kjo kompani ka përfituar rreth 1.6 milion euro pagesa nga thesari i shtetit.
Këto të pagesa vijnë nga 3 procedura tenderuese në Bashkinë Vlore, Bashkia Selenicë dhe Bordi i Kullimit Fier. Por sigurisht për këtë kompani nuk mungojnë as pagesat subvencionuese nga Zyra e Punës Fier për stimulimin e punësimit. Në korrik të vitit 2018 Besmira Hazbiu, ortakja tjetër vendos tja dhurojë aksionet vellait të saj Enri Hazbiu. Sipas bilancit kjo kompani për vitin 2017 faturon rreth 1.8 milion euro me një fitim 180.000 euro. Kurse për vitin 2018 xhiro ulet ndjeshëm në 60.000 euro. Në vitin 2020 kjo shoqëri kalon në likuidim.
Teksa Arben Bufi punonte si ekonomis te kompania ANBI shpk, që e shiti në vitin 2014, dy vjet më vonë më 5 janar 2016 themelon kompaninë MARIVA shpk, të cilës i vendos incialet e emrave të vazjës dhe djalit të tij. Kompania ka objekt veprimtarie konstruksionet në fushën e ndërtimit si dhe në vitin 2020 mban si objekt kryesor Shërbimet Funerale, të njëjtën veprimtari që ushtronte dhe kompania ANBI shpk pas vitit 2016. Madje, të dyja kompanitë që themeloi Arben Bufi kanë edhe adresa të njëjta, çka ngre dyshime se bashkëshorti i Majlind Bufit ka qenë pas kompanisë ANBI edhe pasi shiti akisonet zyrtarisht. Kapiali i shoqërisë është 100 mijë lekë, apo rreth 1 mijë euro. Në vitin e parë të aktivitetit kompania regjistron 16 mijë euro humbje. Në vitin 2017 kompania pëson një hop cilësor, duke regjistruar 470 mijë euro xhiro dhe 100 mijë euro fitim.
Në vitin 2018 kompania nuk deklaron të ardhura, ndërsa deklaron humbje prej 26 mijë eurosh. në vitin 2019 MARIVA deklaron 70 mijë euro të ardhura dhe fitim prej 4800 eurosh, e cila shkon gjithashtu për të mbuluar humbjet e kompanisë të vitit paraardhës. Në vitin 2020 të ardhura e kompanisë shkojnë në 230 mijë euro ndërsa fitimi rritet në 68 mijë euro, i cili shpërndahet për humbjen prej 21 mijë eurosh dhe pjesa e mbetur dividend në shumën e 46 mijë eurove. Në vitin 2021 kompania e Arben Bufit deklaron 99 mijë euro xhiro dhe fitim 7200 euro, i cili shpërndahet si dividend. Në vitin 2022 deklaron 88 mijë euro të ardhura dhe fitim prej 9200 eurosh, i shpërndarë si dividend për ortakun Arben Bufi. Në vitin 2023 deklaron 130 mijë euro të ardhura dhe fitim prej 14 mijë eurosh, i cili është shpërndarë si dividend për ortakun Arben Bufi.
Në vitin 2024, kompania deklaron 125 mijë euro të ardhura dhe prej 16 mijë eurosh, i cili ka kaluar për invetime në rezerva. Pra në tre vite Arben Bufi tërheq nga kompania MARIVA shpk rreth 76 mijë euro dividend, ndërkohë që po kësaj kompanie deklaron se i ka dhënë hua disa qindra mijë euro për të mbuluar shpenzime për pagat e personelit. Por kompania MARIVA shpk, teksa fokus të saj kishte shërbimet funerale pas vitit 2020, nga viti 2021 deri në vitin 2024 ka përfituar edhe 6 tendera nga bashkitë e drejtuara nga kryebashkiakët socialistë, apo thënë ndryshe kolegët e bashkëshores së Arbenit, Majlinda Bufit. Konkretisht kompania e Arben Bufit ka përfituar tre tendera nga bashkia Gramsh, një nga bashkia Selenicë dhe dy nga bashkia Lezhë, ndërsa vlera totale e këtyre tenderave shkon në 150 mijë euro. deri më tani këto bashki kanë disbursuar plotë 113 mijë euro pagesa.
Nga të dhënat e deklarimit pasuror, Arben Bufi rezulton se ka deklaruar vetëm të ardhurat nga dividenti për vitin 2023, në shumën e 9300 eurove, ndërohë që sipas të dhënave të kompanisë dividenti i shpërndarë në këtë vit është 14 mijë euro. Po ashtu, kompania deklaron se dividend në shumën e rreth 9300 eurove ka shpërndarë vetëm në vitin 2022. Megjithatë, edhe pse në total janë më shumë se 76 mijë euro dividend të shpërndarë, Arben Bufi ka deklaruar vetëm një vit të ardhura nga dividenti në shumën e 9300 eurove.
Botës së Biznesit do t`i futej edhe vet Majlinda Bufi. Një vit përpara se Edi Rama ta thërriste nën armë si kandidate për deputete për zgjedhjet e vitit 2013, Majlinda Bufi themelon kompaninë MEGAL-CENTER shpk. Kjo shoqëri kishte si objekt veprimtarie: Mbikqyrje, kolaudim, punime e sherbime ndertimi. Vlersim te pasurive te patundeshme (Troje, ndertesa). Vlesesim te ndikimit ne mjedis. Projektim objekte ndertimi dhe infrastruktyre.Sherbime konsulence inxhinjerike. Pasi mori mandatin e deputetes, Majlinda Bufi, kompaninë e themeluar në vitin 2012, ja shet 80% të aksioneve motrës së saj Vabona Sinanaj dhe 20 % Enri Hazbiut, që siç ndoqët më sipër rezultoi I përfshirë edhe në kompaninë e bashkëshortit të kryebashkiakes. Pra shihet qartë se këto kompani kanë qënë në pronësi të çifti Arben dhe Majlinda Bufi e më pasi kanë kaluar në emrat e familjarëve të tyre. Nga verifikimet, rezulton se Enri Hazbiu në atë kohë ishte veçëse një student 23 vjeçar që arrin të blejë aksionet e një kompanie për 50 mijë euro. Mbetet për t`u verifikuar se ku i gjeti një 23 vjeçar, që studionte për arkitekturë në Tiranë, 50 mijë euro për të blerë pikërisht dy kompani të familjes Bufi, të cilat shumë shpejt do të shkonin në likuijdim duke u çregjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Pra të nderuar teleshikues, Majlinda Bufi tashmë mund të cilësohet si kryebashkiakja emigrante! Ku vetëm pasuri e deklaruar si të ardhura nga emigracioni përllogariten në 2. 7 milionë euro, ndërsa miliona euro të tjera pasuri prona e cash, janë po ashtu të dyshimta. Tashmë mbetet për tu parë nëse SPAK, do të ndalet vetëm tek akuza për ndikimin e paligjshëm në zgjedhje, apo do të godasë edhe pasurinë e dyshimtë që duket se i jep forcën e madhe Majlinda Bufit! Por deri atëherë banorët e Roskovecit do të vijojnë të jetojnë në çifligun e Znj. Bufi./plug
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
11 Mars22:26
Toka, apartamente, dyqane/ Si Bufi i Roskovecit ‘justifikon’ mln euro pasuri me ‘emigracionin’ imagjinar
Majlinda Bufi disponon një pasuri miliona euro, ku rreth 2. 7 milionë deklarohen si të ardhura nga emigracioni. Ajo deklaron se nuk ka qenë ...
POLITIKE
11 Mars22:25
Reforma në Drejtësi-Sulo: Vettingu favorizoi qeverinë, rasti 'Balluku' nxori në pah krisjen me ndërkombëtarët
Zhvillimet e fundit politike dhe qasja e Partisë Socialiste ndaj kërkesave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ç&eu...
POLITIKE
11 Mars22:10
Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari tregon detaje: Ja mesazhi që u ka dërguar Berisha demokratëve
PD i ka lënë të hapur të gjithë skenarët për protestën e nesërme, ku nuk përjashtohet as ngujimi i deputet&eum...
POLITIKE
11 Mars22:07
Imuniteti i Ballukut dhe protesta e opozitës, ja mesazhi që Balla u dërgon socialistëve
Kryetari i grupit Taulant Balla u ka dërguar deputetëve socialistë një mesazh mbrëmjen e sotme, ndërkohë, që nesër ...
POLITIKE
11 Mars21:51
‘Asnjë ditë në emgiracion’, CV e Majlinda Bufit që justifikon pasurinë me ‘emigracion’
Sot në emisionin Plug u trajtua rasti i Majlinda Bufit, kryebashkiakes së Roskovecit. Akuza që SPAK ka ngritur ndaj Majlinda Bufit, duket se &eum...
POLITIKE
11 Mars21:42
Edi Rama e etiketoi si ‘shtrigë’, si ja hodhi SPAK Majlinda Bufi për krimet zgjedhore
Majlinda Bufi është një nga personazhet më interesant të “Rilindjes” së Edi Ramës. Zonja nga Roskoveci, gjatë...
POLITIKE
11 Mars21:34
Seanca për Ballukun/ Deputetëve të PS u kërkohet të shkojnë herët në Kuvend, mungesat do cilësohen shkelje
Deputetët socialistë janë lajmëruar që nesër të paraqiten më herët në seancë, që prej orës 8:30...
POLITIKE
11 Mars21:20
Ish-ministri socialist i Financave bën thirrje për rebelim brenda PS: Rama i etur për gjak, do ua pijë juve
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj kryetarit t&eu...
POLITIKE
11 Mars21:06
Rama nuk ndalet! Balluku humbet një tjetër pozicion
Pas ndryshimeve të fundit në përbërjen e kabinetit qeveritar, Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar edhe lëvizjet korresponduese n&...
POLITIKE
11 Mars18:50
Imuniteti i Ballukut - Opozita protestë nesër te parlamenti, ja mesazhi i shpërndarë për anëtarësinë e PD
Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë, në të nj&eum...