U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një deklaratë në lidhje me një kontratë konçensionare të firmosur nga Bashkia Kamëz në vitin 2018, lidhur me depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Deklarata e Këlliçit fokusohet tek ajo që ai e quan korrupsioni i Erion Veliajt.
Sipas Këlliçit, Veliaj ka qenë në dijeni, dhe ka hequr nga buxheti i Bashkisë Tiranë mbi 6 milionë euro, për të paguar mbetjet e Kamzës, të cilat në fakt do duhej ti paguante konçensionari. Pra thelbi i deklaratës fokusohet tek fakti se Erion Veliaj ka urdhëruar dhe paguar për mbetjet e Bashkisë Kamëz.
Këlliçi thotë se materialet dhe dokumentat do ti dërgohen SPAK dhe se nuk do të ndalet derisa ti vendoset bashkisë së Tiranës shiriti i skenës së krimit.
Deklarata e plotë:
Bashkia Kamëz në vitin 2018 firmosi një kontratë konçensionare për pastrimin, grumbullimin, ndërtimin e një stacioni dhe impianti për trajtimin e mbetjeve dhe depozitimin në landfillin e Sharrës, ku kompania do të merte përsipër edhe pagesën Gate Fee 29 eur/ton. Ky konçension u fitua nga kompania Alko Impex.
Kjo kontratë konçensionare u pasua me shkelje të shumta që Bashkia Kamëz, nën drejtimin e Rakip Sulit nuk i pa asnjëherë. Me Rakipin nuk do të merremi sot, pasi ai siç e ka vetëdeklaruar e ka me shumë dëshirë paraqitjen në SPAK.
Deklarata e sotme do të fokusohet tek korrupsioni i Erion Veliajt me mbetjet e Bashkisë Kamëz. Siç tregohet edhe në këtë e-mail, në mars të vitit 2019, Bashkia Tiranë vihet në dijeni se mjetet e kompanisë Alko Impex ishin kapur duke depozituar mbetjet e Bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar këto si mbetje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Mbetje të cilat faturoheshin dhe paguheshin nga Bashkia Tiranë. Erion Veliaj sigurisht nuk ndërmori asnjë masë.
Në 17 nëntor të vitit 2020 publikohet emisioni ‘Inside Story’ në një media kombëtare, ku faktohej me zë dhe me figurë se mbetjet e Kamzës depozitoheshin si mbetje të Tiranës dhe paguheshin nga Erion Veliaj.
1 javë më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashki Taulant Tusha, i dërgon një shkresë inceneratorit të Tiranës, për dijeni edhe kompanisë, ku i bënte me dije se nuk do të pranoheshin më depozitime për llogari të bashkisë, nëse kalohej sasia 165 ton mbetje në ditë.
Këtu është edhe komunikimi më flagrant i punonjësve të inceneratorit Tiranë, komunikim i cili fakton përtej çdo dyshimi se shkresa e Taulant Tushës ishte nul dhe se vendimet për zbatimin e ligjit, i merrte pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj.
Në një e-mail të datës 2 dhjetor 2020, shtetasja Esjana Çadri, punonjëse e Stela Gugalles, i shkruan eprorëve të saj se si duhej të vepronte për rakordimin e sasive të mbetjeve bazuar në shkresën e Taulant Tushës.
Këtij e-maili i përgjigjet famozi Elton Bualli, i cili përfitoi 300.000 euro nga AZHBR për ndërtimin e një sere në zemër të landfillit të Sharrës, i cili thotë shprehimisht se: ‘Sipas bisedës me Klodin rakordimi i javës së katërt mos të mbyllet ende derisa të mbyllen disa takime në nivele më të larta, që brenda dy ditësh të na jepet më shumë informacion’.
Këtu lind pyetja e thjeshtë. Kush është nivel më i lartë se Taulant Tusha në Bashkinë Tiranë?
Sipas vetë strukturës të publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha ka varësi direkte vetëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.
Pra është fare e thjeshtë të kuptohet fakti se Klodian Zoto duhej të merrte urdhër nga pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj, për të vepruar për depozitimin e mbetjeve të Kamzës.
Që të jemi të qartë, deri në prill të vitit 2024, inceneratori i Erionit nuk ka humbur asnjë cent, pasi koston financiare e ka mbuluar 100% Bashkia Tiranë. Për të kuptuar se sa është vlera jemi bazuar në deklarimet publike të Rakip Sulit dhe planit vendor të Bashkisë Kamëz, ku thuhet se minimalisht Bashkia Kamëz ka 39.000 ton mbetje në vit, përllogaritur kjo në sasinë totale rreth 195.000 ton për periudhën 2019-2023, me një faturë financiare prej 5.6 milionë euro pa TVSH.
Erion Veliaj në dijeni të plotë, ka hequr nga buxheti i Bashkisë Tiranë mbi 6 milionë euro, për të paguar mbetjet e Kamzës, para të cilat do duhej ti paguante konçensionari.
I takon tashmë SPAK të hetojë dhe faktojë nëse këto 6 milionë euro para korruptive, kanë përfunduar në llogaritë bankare të të afërmve të Erion Veliajt.
Kjo është prova e rradhës që Erion Veliaj nuk ka dhënë urdhër vetëm për pagesat e depozitimit të dherave për kullat e Tiranës, nuk ka bllokuar vetëm NJZP, por ka urdhëruar dhe paguar edhe për mbetjet e Bashkisë Kamëz.
Çdo veprim dhe faturë financiare që lidhet me inceneratorin e Tiranës, bëhej me urdhër të Erion Veliajt.
Ditët në vijim të gjitha këto materiale do ti depozitohen zyrtarisht SPAK, i cili e ka të kotë zgjatjen e agonisë së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D, Erion Veliaj.
Partia Demokratike dhe unë personalisht, nuk do të ndalemi derisa të vendoset shiriti i skenës së krimit, godinës të Bashkisë Tiranë, e cila tashmë është kthyer në institucionin më të korruptuar në Europë.





Klevis Balliu TIRANË- Kordinatori rajonal i Tiranës për Partinë Demokratike Klevis Balliu ka dhënë një deklarat&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabak për mes një reagimi në llogarinë...
TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi ka publikuar disa dokumenta dhe fakte që sipas saj, Prokuroria ...
edi rama, giorgia melomi TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të publikuar nga media italiane La Repubblica. Përmes një...
genc gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, në konferencën për media bashkë me Argita Malltezin tha se SPAK refuzoi kë...
argita malltezi TIRANË- Në konferencën për mediat, Argita Malltezi, deklaroi se procesi ndaj liderit të opozitës, Sali Beris...
Sokol Mëngjesi TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Sokol Mëngjesi paraqiti shkeljet që ka bër&e...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një takim, një tryeze për bujqë...
Edi Rama dhe Arjanita Marko HIMARË- Vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko, Arjanita Marko ishte në mesin e banorëve të Hi...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët e Himarës për shpërndarjen e 437 certifikatave të...