POLITIKE

Berisha: Autostrada e parë që do inaugurohet nga qeveria e ardhshme do jetë autostrada Shkodër-Milot-Tiranë

n.f Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 21:49

Berisha: Autostrada e parë që do inaugurohet nga qeveria e ardhshme do

SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në qytetin e Shkodrës prezantoi programin për Shqipërinë Madhështore. Berisha theksoi se autostrada e parë që do inaugurohet nga qeveria e tij e ardhshme do jetë autostrada Shkodër-Milot-Tiranë.

Ai shtoi se Shkodra do ketë investimet që meriton. Sipas tij do ketë investimet që meriton në rrugën Shkodër-Muriqan. Berisha tha se investime të mëdha do bëhen në sistemime, kanalizime, ujësjellësa në të gjithë qarkun e Shkodrës.

"Shqipëria Madhështore nuk bëhet pa ardhur edhe Zoti në shtëpinë tonë. Dhe Zoti vjen vetëm kur të pastrojmë shtëpinë ne. Ndaj dhe pastrimi i shtëpisë sonë, pastrimi i Shkodrës, pastrimi i Shqipërisë është zotimi ynë solemn për Shqipërinë Madhështore. Shqipëria do jetë vendi i qytetarëve të lirë, burrave dhe grave që jetojnë me dinjitet, djersën dhe mundin e tyre dhe që nuk mundet kush t’i trysnojë, nuk mundet kush t’i plaçkisë. Ndaj dhe jam këtu para jush për t’u zotuar: zero tolerancë ndaj krimit, kriminelëve, bashkëpunëtorëve.

Ua them këtu, po jo vetëm atyre që fshihen në bodrume, por edhe atyre që i mbrojnë dhe bashkëpunojnë me ta. Më thoni pak, kush del burrë më i mirë, Behar Bajri që rri nëpër bodrume apo Benet Beci që del i kollarisur që ka mandatin që e ka marrë prej tij? Jo, jo, do pastrohet. Do priten me gërshërët e ligjit lidhjet me krimin. Politikë dhe krim nuk do ketë më në Shqipëri. Ndaj dhe ky është zotimi ynë për Shqipërinë e ligjit. Dhe u them këtu, dridhuni aty ku jeni se dita e ligjit po vjen dhe ligji do bjerë mbi ju, cilido qofshi. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e hightech-ut, e inteligjencës artificiale, e dataqendrave, e kriptomonedhave. Faktikisht është Shqipëria e një gjenerate që ëndërron vendin e tyre të tillë.


Por një gjë u them, në rast se në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet dhe deklaruam se Shqipërinë do e sjellim në moshën dixhitale, qeshën me të madhe, opozita, por edhe mediat. Mirëpo ne në atë kohë Shqipëria kishte një internet 4.9 përqind penetrimin dhe shumica e analizave ndërkombëtare nuk e llogarisnin fare, ne arritëm në 63 përqind. Ju jap fjalën se Shqipëria do jetë një epiqendër e rëndësishme e teknologjisë së lartë. Kanë filluar kontaktet me kompani të mëdha, të cilat do vijnë në Shqipëri dhe me të rinjtë shqiptarë do e bëjnë Shiqpërinë epiqendër të teknologjisë së lartë në rajon dhe botë. Miq, Shqipëria do bëhet superfuqi energjetike në rajon. Në rast se në vitin 2007, e shpallëm superfuqi e vogël energjetike, tani themi jo, superfuqi energjetike në rajon.


Shqipëria do shumëfishojë prodhimin e energjisë nga dielli, era, uji dhe gazi. Nga Vermoshi në Konispol, çdo qytetar që dëshiron, do t’i vendosen panelet fotovoltaike dhe për tre vite do paguajë qiranë, pas tre vitesh do i gëzojë për gjithë jetën. Miqtë e mi, këto janë vetëm disa nga projektet reale. Por jam këtu për t’u zotuar para jush se autostrada e parë që do inaugurohet nga qeveria e ardhshme do jetë autostrada Shkodër-Milot-Tiranë. Dy do jenë veprat e para të mëdha publike, autostrada Shkodër-Milot-Tiranë dhe bajpasi i Elbasanit. Shiko se çfarë bëjnë?


Shkojnë dhe ndërtojnë tunelin e Llogarasë në të cilin 9 muaj rresht kalojnë vetëm lepuj dhe zogj, 200 milionë euro. Nuk ndërtojnë autostradën Shkodër-Milot që ka trafikun më të madh pas Rrugës së Kombit. Shkojnë dhe ndërtojnë autostradën Elbasan-Librazhd dhe nuk ndërtojnë bajpasin që bllokun trafikun. Marrin fund këto. Shkodra do ketë investimet që meriton. Do ketë investimet që meriton në rrugën Shkodër-Muriqan. Atë urë që premtoi Nastradini, Velipojë-Pulaj, PD e bën realitet. Investime të mëdha do bëhen në sistemime, kanalizime, ujësjellësa në të gjithë qarkun e Shkodrës," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë