Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “TRIUMFI” e artistit, Avni Delvina dedikuar presidentit amerikan Donald J. Trump. Berisha mbajti fjalën e tij për media ndërsa përgëzoi artistin për ekspozitën. Ai u shpreh se Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë me votën e lirë duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit.
Berisha thekson se Trump shpëtoi në 1 të shumtën e milimetrit dhe ky episod u përsërit edhe më vonë por ai arriti të fitojë me 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës. Ai shtoi se Trump arriti të fitonte realist si shpëtimtari i lirisë së botës. Berisha tha se mund të mohohet se pushtimi i fuqisë së SHBA-së nga ekstremi i majtë nga marksistë-lelinistë dhe post marksistët, sorosianët, përbënte një rrezik madhor për lirinë, familjen dhe identitetin njerëzor.
Së pari, dua të përgëzoj nga zemra Avni Delvinën për këtë ekspozitë, kushtuar ndofta ngjarjes më të rëndësishme pas luftës së dytë botërore dhe rënies së murit të Berlinit. Rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit të Donald Trump në fronin kryesor, në Shtëpinë e Bardhë. Siç e shikoni në këtë ekspozitë, Avni Delvina ka një frymëzim sa tokësor aq dhe hyjnor. Por në mënyrë të pa mohueshme, rikthimi dhe inaugurimi i Donald Trump si president i 47 i SHBA-së, është një moment, sa hyjnor aq dhe tokësor.
Është hyjnor mbasi armiqtë e lirisë, përfaqësuesit e anëve më të zeza të njeriut dhe njerëzimit, marksistë-lelinistët, përtej marksistët, sorosianët ishin të angazhuar në një betim se Donald Trump nuk do të bëhej kurrë president i SHBA-së. Zoti i shpëtoi atij jetën në 1 të shumtën e milimetrit dhe ky episod u përsërit edhe më vonë, përsëri Donald Trump arriti të fitojë me 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës, por të jemi realist si shpëtimtari i lirisë së botës. Nuk mund të mohohet se pushtimi i fuqisë së SHBA-së nga ekstremi i majtë nga marksistë-lelinistë dhe post marksistët, sorosianët, përbënte një rrezik madhor për lirinë, familjen dhe identitetin njerëzor.
Marksi siç e dini në doktrinën e tij terroriste, parashikonte krijimin me çdo çmim të njeriut të ri. Xhorxh Soros e çoi dhe më tej doktrinën e Marksit, krijimin, ndërhyrjen në gjininë njerëzore, në vetë identitetin biologjik të njeriut. Nëqoftëse Marksi mbeti në rrafshin e psikologjisë, Sorosi e shtriu atë përtej psikologjisë dhe vetë biologjinë e qenieve njerëzore. Për fatin më të keq Shqipëria, njëlloj si dikur që ishte kopshti i lulëzuar eksperimental i stalinizmit, u shndërruar në këto vite në kopshtin e lulëzuar eksperimental të monstrës së njerëzimit që quhet, Xhorxh Soros.
Flamuri i ekstremit të majtë amerikan ishte flamuri i censurës dhe kjo përbënte një kërcënim të jashtëzakonshëm për lirinë e botës.
Ne që kemi përjetuar diktaturën e kemi të qartë se gjithçka fillon me luftën kundër fjalës. Ekstremi i majtë në SHBA arriti ta shndërrojë censurën në politikë zyrtare ta imponojë atë në mbarë botën. Të krijohen zyrat e censurës, të krijohen komisionet e censurës. Po kështu u krijuan drejtësitë njëlloj si në diktaturat totalitariste, të cilat duhet të përdoreshin sipas shembullit të SHBA-së, për burgosjen, ndëshkimin e kundërshtarëve politikë. Pra u rikthye një moto, por tani në kushte të tjera të cilën e pa përshkruar me aq mjeshtëri At Zef Pllumi në librin e tij; Pas nesh, do jemi ne, nuk ka më alternativë.
Koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka mbledhur ditën e sotme trukturat shëndetësore ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “TRIUMFI” i artistit, Avni Delvin...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin shtesë prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendron...
aleksander vucic dhe donald trump SHBA- Donald Trump ka rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë pasi u betua si president i 47...
zelenskyy, rama ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëro...
Asllan Dogjani TIRANË - Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka dalë nga ambjentet e GJKKO, aty ku u mbajt seanca paraprake ndaj tij, i cili ak...
DAVOS- Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka qenë pjesë e sesionit...
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në tryezën me tematikë “Mënyra se si do të udhëtojmë”...
Asllan Dogjani TIRANË - Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi është zyrtari...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në lis...