Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimimn e programit të qeverisjes 2025-2029 për bujqësinë.
Berisha tha se PD do të marrë përsipër një qëndrim transformues për bujqësinë tonë duke pasur parasysh në radhë të parë fermerin. Ai njoftoi se fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik. Sipas tij nuk do të ketë më pensionist apo shqiptar në moshë pensioni që do të marrë më pak se 200 euro.
Kryedemokrati tha se buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrijë në dy vitet e para mesataren e buxhetit të vendeve të rajonit. Më tej shtoi se do të subvencionohet çdo bimë, çdo kokë bagëti dhe çdo prodhim.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS :
Flitet, siç keni dëgjuar ju, nga mëngjesi gjer në darkë për turizmin, por unë çdo shqiptari ia them me përgjegjësi të plotë, se ky turizëm i kësaj natyre është një gjobë e rëndë ëpr çdo taksapagues shqiptar, dhe shkëlqimi i tij është verbues, pasi në turizmin e pretenduar prej 10 mln turistësh janë të rregjistruara gjithësej 6 milionë netë.
Nga 6 milionë netë dhe nga këta 10 milionë turistë, shitja e përgjithshme ka qenë rreth 140 mln euro, përfitimet në buxhetin e shtetit si në TVSH kanë qenë gjithësej 8 mln euro. Ndërkohëqë, çdo qytetar i cili përfitoi nga 4 euro në vit nga turizmi, shpenzon nga taksat e tij 230 euro, sepse Edi Rama me bandën e tij të trafikantëve strategjikë shpenzon çdo vit 430 mln euro për t’ua rregulluar infrastrukturën e resorteve të tyre dhe 10 vite pa taksa.
430 mln euro janë shpenzimet buxhetore çdo vit për infrastrukturën e resorteve turistike. Ky shtet është i zhytur në krim dhe informalitet. Mali i Zi me 2.6 mln turistë rregjistron 16.8 milionë netë fjetjeje. Mirëpo, kush është viktima këtu? Viktima është bujqësia dhe prodhimi industrial. Ne marrim përsipër një qendrim transformues për bujqësinë tonë. Dhe kur them tranformues, kam parasysh në radhë të parë fermerin.
Fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik, nuk do të ketë më pensionist apo shqiptar në moshë pensioni që do të marrë më pak se 200 euro. Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrijë në dy vitet e para mesataren e buxhetit të vendeve të rajonit. Tani jemi 8 herë nën Maqedoninë, imagjinoni ku jemi. Me Serbinë ndoshta dhe më shumë.
Do të subvencionohet çdo bimë, çdo kokë bagëti dhe çdo prodhim. Taksa ndëshkuese për prodhimet bujqësore në sektorin e përpunimit do të hiqen, do barazohen. Sot ka taksë vetëm në shitje në mënyrë absurde. Ballkani i Hapur do hidhet në kosh. Ballkani i hapur shkatërroi një nga faktorët kryesorë, konkurrencën e ndershme në Ballkan.
Serbia, jo vetëm që ka një trashëgimi subvencioni shumë të fuqishme, kanë patur një sektor bujqësor të organizuar me investime shumë të mëdha, por Serbia si pjesë e tregut ruso, ish-sovjetik, është problem shumë për rajonin, ndaj dhe Shqipëria ndal çdolloj praktike të Ballkanit të Hapur që, de facto, ishte hegjemonia ekonomike, dhe jo vetëm ekonomike, e Serbisë në rajon. Nuk ka asnjë kujdes për tokën, si e tillë, toka bujqësore nuk do mundet absolutisht, përveçse në kushtet shumë rigoroze të ligjit të preket dhe të cënohet. Ne jemi vendi me sasinë më minimale të tokës në Europë për frymë.
Shqipëria është vend plot ujëra. Do bëjmë gjithçka për shumëfishimin e sipërfaqeve të vaditura, por njëkohësisht për mbrojtjen, kullimin, vaditja dhe kullimi, vaditja dhe mbrojtja nga ujërat e larta, do jetë një drejtim themelor i yni. Ne, tokën fushore e kemi, siç dihet, shumë të pakët, por tokë pjellore kemi kudo. Nuk ka tokë pa fryt. Ajo ekziston vetëm në mendjen e atyre që e shkatërruan bujqësinë shqiptare. Kudo, kjo tokë është pjellore, është e bekuar.
Ne do bëjmë gjithçka që të shumëfishojmë drurët frutorë në të gjithë territorin e vendit nga jugu në veri. Natyrisht, këtu kam parasysh dhe vreshtat, por ulliri dhe arrorët do të jenë dominues,d he drurët frutorë tradicionalë të krahinës. Është i drejtë qendrimi ynë në këto dy lloje, ndaj ullirit dhe arrorëve. Këto kanë treg, janë treg i garantuar në tërësinë e tyre dhe ndonëse potenciali i ullirit mund të shkojë gjer në 50 mln rrënjë, i arrorëve mund të shkojë dyfishi i tyre, dhe ne nuk tërhiqemi nga këto projekte. Do bëjmë gjithçka të transformojmë Shqipërinë me këto projekte.
lapaj, shehaj TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj kr...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e programit të Qever...
agron geca TIRANË-Agron Geca është liruar nga detyra si prefekt i qarkut të Kukësit. Vendimi është marrë në mb...
edi rama TIRANË- Sot në Tiranë është zhvilluar samiti “Pact of free cities”, ku kryebashkiakë dhe përfa...
Foto ilustruese KOSOVË - Reklama për vende pune në shëndetësi dhe për ndihmë financiare për të papunët ng...
TIRANË- Gjithnjë e më afër 11 majit, Edi Rama nuk e fsheh më kënaqësinë për të drejtuar edhe për 4 vite...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët sqaroi qëndrimin e tij lidhur me marrë...
TIRANA- Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, në kuadër ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët është shprehur ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është në rrezik. Gjat&eu...