Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
TIRANË- Gjithnjë e më afër 11 majit, Edi Rama nuk e fsheh më kënaqësinë për të drejtuar edhe për 4 vite të tjera qeverinë. Kundërshtimeve të mediave iu ka shpëtuar duke i injoruar dhe fyer gazetarët, kritikave të opozitës iu shmanget duke i quajtur “non-grata”, e të vetmit që i ngelen përballë janë mijëra shqiptarë të cilët e pyesin se me çfarë guximi kërkon një mandat të katërt për të qeverisur kur gjysmën e kabinetit të tij e ka ose në burg ose në kërkim.
Por për këtë ka menduar propaganda qeveritare. Edhe njëherë, nuk zhgënjen. Kryeministri është kapur në një argument i cili me shpejtësi po nis të shpërndahet në të gjitha mediat e kontrolluar prej tij dhe tek të gjithë analistët që dalin në panele televizive. Mandati i katërt nuk është një herezi, as një çmenduri, por një histori e provuar nga liderë të tjerë të sukseshëm europianë. Jo pa qëllim, Rama këtë argument e shpjegon edhe vetë më mirë. Ai tregon sesi gjermanët i besuan Angela Merkel 4 mandate, apo sesi holandezët i dhanë besimin Mark Routte.
Në fakt, referenca është e saktë. Ajo që thotë kryeministri ka ndodhur. Por a mund të jetë një gjysmë e vërtetë më e fortë se e vërteta? Gjasat janë që jo, por për aq kohë sa gjysmë të vërtetat shpërndahen me shpejtësinë e erës, kryeministri vazhdon të pikturojë i qetë mandatin e katërt. Kështu jo pa qëllim, Rama sjell dy shembuj qeverisjeje të gjatë në Evropë. Në fakt, ne duhet ta ndihmojmë në këtë argument të ri propagandistik duke i shtuar disa doza realiteti. E vërteta të bën mirë!
Miku i tij i çmuar, Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan për 21 vite po udhëheq Turqinë. Ai u bë fillimisht kryeministër në vitin 2003 dhe në vitin 2014 u bë president, post që e mban deri më sot. Është e vështirë për ta kuptuar përse Rama nuk merr shembull mikun dhe vëllain e tij, Erdogan por detyrohet të përdorë emrin e Merkel.
A nuk është Erdogan shembulli që iu duhet paraqitur shqiptarëve?
Në fakt kleçka është pak më e thellë se kaq. Sigurisht që Rama e ka parasysh Erdogan kur shtron për të bërë të zakonshëm mandatin e katërt. Ai e di fare mirë se Erdogan ka ndryshuar sistemin politik të Turqisë, nga një demokraci parlamentare në sistem presidencial të centralizuar për të marrë sa më shumë fuqi në duart e tij.
Rama e di mirë, se Erdogan ndaloi dhe persekutoi një sërë kundërshtarësh të tij politikë, kufizoi fuqitë e parlamentit dhe kontrollon tërësisht gjyqësorin.
Rama po ashtu e di se Erdogan në dallim nga Merkel apo Routte ka shtypur median, ka arrestuar gazetarë, ka censuruar rrjetet sociale, është I zhytur në një sërë skandalesh korruptive, ndërsea ekonomia turke nën drejtimin e tij është përballur me inflacion të lartë dhe rënie të vlerës së lirës turke.
Me kë ngjan më shumë pushteti i Edi Ramës që sot kërkon një mandat të katërt? A është më pranë Merkel dhe Rutte? Apo është një tentativë gjithnjë e më e ngjashme si Erdogan?
Për ta shfaqur veten si një lider perëndimor, sot Ramës i vjen turp nga vëllai i tij politik. Se ai sot nuk mund tju thotë shqiptarëve se “edhe turqit nuk ishin budallenj dhe i dhanë Erdogan 21 vite pushtet”, se në rast se pranon këtë, atëherë ai pranon njëherë e mirë modelin që ka ndjekur në 12 vitet e tij të pushtetit, timonit e tepsisë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët sqaroi qëndrimin e tij lidhur me marrë...
TIRANA- Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, në kuadër ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferencë me gazetarët është shprehur ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është në rrezik. Gjat&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama do t...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se do t’i kërkojë administratës së re amerikane heqj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi rëndësinë e ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp me gazetarët, u ndal te emigracioni. Berisha u shpreh...
TIRANA- 30-vjeçari Edison Pula është arrestuar në Luksemburg pasi akuzohet për disa vepra të rënda penale. 30-v...
TIRANA- Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e ...