POLITIKE

Berisha: Koço Kokëdhima u largua nga parlamenti se mori fonde ashtu si Balluku

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 13:14

Berisha: Koço Kokëdhima u largua nga parlamenti se mori fonde ashtu

Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri një krahasim mes Belinda Ballukut dhe Koço Kokëdhimës i cili sipas tij, u larguar nga parlamenti sepse kishte përfituar fonde për kompaninë e tij private.

Kryetari i PD këmbënguli se edhe Belinda Balluku duhet të largohet ashtu si koço Kokëdhima.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Vullnetin demokratik e kërcënojnë jo ata që mbrojnë ligjin dhe zbatojnë ligjin, por ata që vjedhin pasuritë publike duke shkelur ligje dhe Kushtetutë.

Kush e kërcënon vullnetin demokratik?

E ka fjalën për kërcënimin e paprekshmërisë. Po a nuk u largua Koço Kokëdhima nga parlamenti se kishte marrë fonde nga Abisneti?

Lexoni çfarë thotë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

A nuk ishte Koço Kokëdhima në parlament si përfaqësues i vullnetit demokratik të zgjedhësve?

A ka mashtrues më ordiner se ky person që thotë këtë?

Kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit. Pra nxjerrja për leckash jashtë nga parlamenti dhe grisja e mandatit qenka normale, kurse pezullimi duke lënë mandatin, kjo qenka paprekshmëri e vullnetit, sepse paskemi lindur të papezullueshëm ne që votohemi.

Çfarë është ajo mor? Është ministre ajo, është pozicion publik, pezullohet.

E shpall presionin e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese si një akt kundër ndarjes së pushteteve.

Po që kur është krijuar drejtësia, është krijuar të mbikëqyrë pushtetet për zbatimin e ligjit.

Po në qoftë se Edi Rama beson në ndarje pushteti, pamundësinë apo paligjshmërinë e drejtësisë për të gjykuar, për të vendosur, për të ndëshkuar anëtarët e degëve të tjera të pushteteve kur ata shkelin ligjin, atëherë çfarë mbetet këtu?

A e kuptoni ju sa i rrezikshëm është ky njeri.

Kundër standardeve të Venecias.

Edhe njëherë, Venecia nuk ka asnjë gjykim, asnjë vlerësim, për asnjë ministër, që nga themelimi i këtij Komisioni të nderuar gjer sot.

Pse? Sepse nuk ka ministër dhe të pafytyrë që pasi të kapet duke vjedhur dhe të akuzohet nga drejtësia, të shkojë nga Venecia për t’u mbrojtur.

Nuk ka shkuar njeri.

Po, Venecia ka vlerësime për nenin e pezullimit. Konkretisht nenin 117 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Absolutisht e gjen plotësisht të përputhshëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me Kushtetutën e Kosovës, por thekson që duhet të ruajë proporcionalitetin, thekson që duhet të ketë bazë ligjore.

Pra, përcakton kushte që në rastin e Ballukut jo janë mbushur, por janë stërmbushur.

Pra, Venecia nuk thotë në asnjë këshillë të saj, se pezullimi i zyrtarit publik nuk ka të bëjë me ministrin.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?