Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se është koha e ndryshimit dhe e bashkimit pavarësisht bindjeve politike. Gjatë një takimi me pensionistë në Durrës, Berisha kërkoi kontributin e çdo qytetari për të shënuar një kthesë të rëndësishme ndryshimi.
Kryedemokrati shprehu qartë se PD mbështet modelin ku qytetari është në epiqendër të të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare dhe shpërndarjes së buxhetit dhe të pasurive.
Berisha theksoi se duhet të krijohet një front më i gjerë për të mirën e çdo qytetari shqiptar që ndan me bashkëkombasit e tij dhimbjen, sakrificat, skamjen, dëshpërimin për gjendjen e vendit të tij.
"Pra, siç e shihni ne paraqesim para jush një model tjetër. Ne përmbysim modelin ekzistues të qendrimit ndaj jush, dhe vendosim qytetarin në epiqendër të të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare dhe shpërndarjes së buxhetit dhe të pasurive.
Ne kemi mbetur prapa. Kemi mbetur jo pak mbrapa, se e thashë edhe nëjherë. Se ne ishim më mirë se këta në 2013, dhe këta janë tani disa herë më mirë se ne. Por përsëri ju garantoj se, siç arritëm në vitin 2005-2013 të dilnim në krye, edhe kësaj here ne do të dalim në krye, po.
Vetëm kjo kërkon kontributin e secilit orej jush. Kerkon që të ulemi me çdo qytetar, me çdo mik të njohur, pavarësisht nga bindjet e tij politike.
Çfarë e afron, më thoni ju mua, një socialist me Edi Ramën? Çfarë e lidh atë? Varfëria dhe mjerimi me të cilën e ndëshkon Edi Rama atë? Vjedhja që i bën ai pasurisë publike dhe e le atë të numërojë kafshatat?
Ndaj edhe, le të nisi sa më parë një dialog me çdo qytetar të mirë të Durrësit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Koha është të shënojmë kthesën. Koha është, të medojmë për veten tonë.
Koha është, të sjellim ndryshimin dhe cilido që mund t’ju thotë ju: Po, a i mban këto PD?
Ju pyeteni: çfarë nuk ka mbajtur nga ato që ka thënë?
Kemi patur gjysmën e këtij buxheti. Nuk kemi patur 8 mld buxhet. Jo! Se ishim me taksa të ulëta, dhe prap kthehemi te taksat e ulëta ne, nuk lëvizim nga filozofia jonë. Por ne ama, kemi dyfishuar rroga dhe pensione dhe kemi ndërtuar vepra publike sa kurrë ndonjëherë në Shqipëri. Ne prap do ndërtojmë po aq vepra publike, kurrë me dhjetëfishin e çmimit.
Së dyti, do t’u thonë përsëri. Po a është e mundur? Mos harroni kurrë, se ne jemi ata që kemi bërë të pamundurën të mundur dhe do i bëjmë të mundura të gjitha këto dhe s’do i premtonim kurrë këto në qoftë se nuk ishim të bindur se do i realizonim 100%.
Kështu që, është radha jonë dhe kësaj here ne duhet të krijojmë së bashku frontin më të gjerë për të mirë e çdo qytetari shqiptari që ndan me bashkëkombasit e tij dhimbjen, sakrificat, skamjen, dëshpërimin për gjendjen e vendit të tij.
Faleminderit dhe fitore!", u shpreh Berisha.
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurit ka reaguar për njohjen e pasaportave kosovare nga Armenia. Përmes një postimi në "Fac...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Gjatë fjalimit t...
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokatike, Ervin Salianji, ka reaguar nga qelia lidhur me kalimin e projekligjit për kanabisin dhe ç...
Berisha TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka siguruar se me kthimin e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë rritje t&eu...
TIRANA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë se “çë...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sërish te buxheti 2025, të cilin e konsideron tallja më e madhe me pensioni...
KIEV- Ministria e Punëve të Jashtme, ka thirrur në takim ambasadorin e Rusisë në Tiranë pas sulmit rus në ambasadën sh...
KOSOVA- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi sot pas seancës së p...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Nga ky takim Berisha ...
pasaporta e kosoves KOSOVË- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka dhënë lajm...