Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Gjatë fjalimit të tij Lideri i opozitës u bëri thirrje pensionistëve që të mbështesin Partinë Demokratike për t’i dhënë goditjen përfundimtare varfërisë dhe të çlirojnë njerëzit nga narkoregjimi i Edi Ramës. Po ashtu Berisha u premtoi se PD do bëjë gjithçka që pensionistët të kenë rimbursim të plotë.
"Tjetër, nuk mjaftojnë këto. Nuk mund të paguani ju energjinë me çmimin që paguajnë rrogat e larta. Absolutisht, jo. Do proporcionohet çmimi i energjisë, do proporcionohet çmimi i ujit, në mënyrë që, se përndryshe, i thonë jepe me një dorë, jepe me dorën tjetër. Merr fund! Ne në fakt e kemi patur, kemi patur dy çmime. Një çmim ka qenë, 0.7 cent Kë, por ishte e llogaritur për 60% të popullatës. Tani, ne do përshkallëzojmë. Përshkallëzojmë për pensionistët, përshkallëzojmë për rrogat e ulëta. Do të jetë tërësisht tjetër. Do të shpërndajmë kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit nënkupton që ju të merrni mbrapsht në krye të 6 muajve të gjitha paratë e tvsh që keni paguar në blerjen e mallrave.
E kanë dhe vende tjera, nuk e kemi vetëm ne. Vende të tjera e kanë në fakt më gjerë se sa parashikojmë ne, por ne fillimisht parashikojmë për pensionistët, për studentët, për rrogat e ulëta. Të gjitha këto, na japin një mundësi ne. T’i japim goditje varfërisë dhe t’i çlirojmë njerëzit nga këto dhimbje. Do të rishqyrtohet në themel rimbursimi dhe do bëjmë gjithçka që pensionistët të kenë rimbursim të plotë. Ju e dini, e keni dëgjuar ju një check up, kontrolli. Shikoni çfraë vjedhje e tmerrshme është.
Është i ndaluar për pensionistët. Në qoftë se e bën një kontroll me lekë, paguan një kontroll mjekësor, po ti të parëve do t’ua bësh pensionistëve mor zotëri. Po pse? Po është e njohur, që me rritjen e moshës frekuenca e sëmundjeve të ndryshme, rritet. Dhe ata e kanë të ndaluar, dhe ata ua bëjnë atyre që nuk kanë asgjë, ua bën atyre që nuk ua bën kush në botë. Po çfarë ndodh? Ua them unë çfarë ndodh. Bashkëshortja e kushëririt të Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga taksat tuaja, nga ato që paguani ju për tvsh-në e këto, çmimet e 500 mijë check upeve që nuk i ka bërë kurrë. Po pse?
Sepse, kontrata që ka bërë me krushkun, apo me kushëririn e burrit, thotë se: në qoftë se, nuk realizohen 1.1 milionë check upe, qeveria do paguajë të gjitha analizat që nuk janë bërë, se nuk kanë shkuar për t’i bërë. Në këtë mënyrë ajo, përveç çmimit absurd për një check up, ajo tani paguhet një check up për dy. Dhe janë analiza të pabëra të 500 e sa mijë qytetarëve për të cilat ajo paguhet. Po marr, meqë jemi në këtë fushën e ilaçeve, janë: Sterilizimi i bërë këtu që kur ka filluar kirurgjia. Erdhi Edi Rama në pushtet, gjeti një mjek me skuadër muratorësh, me dy muratorë. Mjeku nuk bënte mjekësinë të parën në një nga qytetet e Italisë, por bënte bënte skuadër ndërtimi me dy muratorë.
Dhe ai, mori Sterilizimin, aparaturën ultramoderne të sjellë nga qeveria jonë, ndërtesën, katin e ndërtuar për atë aparaturë. Kostoja e Sterilizimit të muratorit të Edi Ramës u rrit, në vend se të ulej, u rrit 83 herë. U rrit 4 herë më shumë se në Gjermani. Çdo vit 1000 të sëmurë minimumi mbeten pa operacion, sepse spitalet nuk kanë para të paguajnë për kompletet kirurgjikale. Këto marrin fund, miqtë e mi. Dhe këto, ju garantoj se, janë vetëm hapat e para. Se vrapi ynë nuk do të ndalet, gjersa të dalim përsëri në vendet në krye të rajonit për paga pensione. Asnjë vend tjetër nuk është e pasur si Shqipëria. As Sllovenia. Në asnjë vend, nuk ka pasur natyrore të pafundme si Shqipëria.
Po këta çfarë bëjnë? Këta i ndajnë njëri me tjetrin. 6 milionë m2 tokë troje Edi Rama ua ka dhuruar investitorëve strategjikë. Jo vetëm u ka dhuruar tokën me 1 euro, që në qoftë se shitej me 100 euro, mund të dyfishoje, ose të paktën e rrisje me 60-70%, por shpenzohen çdo vit miqtë e mi, nga paratë tuaja për të ndërtuar infrastrukturën e këtyre resorteve. Duke ardhur këtu po lexoja që: Lubi Balluku kishte hapur tenderin për të ndërtuar kanalizimet dhe infrastrukturën e Xhillarit në Vuno," tha Berisha.
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokatike, Ervin Salianji, ka reaguar nga qelia lidhur me kalimin e projekligjit për kanabisin dhe ç...
Berisha TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka siguruar se me kthimin e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë rritje t&eu...
TIRANA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë se “çë...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sërish te buxheti 2025, të cilin e konsideron tallja më e madhe me pensioni...
KIEV- Ministria e Punëve të Jashtme, ka thirrur në takim ambasadorin e Rusisë në Tiranë pas sulmit rus në ambasadën sh...
KOSOVA- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi sot pas seancës së p...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Nga ky takim Berisha ...
pasaporta e kosoves KOSOVË- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka dhënë lajm...
TIRANA- Partia Demokratike ka njoftuar sot se të hënën më 23 dhjetor do të mbahen dy protesta. Me anë të një postimi n...
PRISHTINA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kre...