POLITIKE

Berisha: Kosova dha 50 milionë euro për pensionistët që jetojnë jashtë vendit! Rama ka dhënë 16 milionë euro për 780 mijë të moshuar

n.f Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2024, 21:17
Berisha: Kosova dha 50 milionë euro për pensionistët që
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me degën e PD Kamëz. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se 12 vite më parë, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Ai shtoi se sot në gropën që i rrëzoi kjo qeveri, shqiptarët duhet të shohin, duhet të ngrenë kokën lart për të parë se ku janë të tjerët dhe ku kanë mbetur vetë.

Berisha tha se sot pensionisti në Kamëz, Kukës dhe kudo merr një pension 350 përqind më të ulët se sa pensionisti malazez. Ai theksoi se pensionisti në Maqedoni merr një pension 280 përqind më të lartë se pensionisti në Tiranë dhe në Kamëz. Kreu i PD-së tha se dje, Kosova për qytetarët e Kosovës në pension jashtë Kosovës ndau 50 milionë euro. 

Sipas tij për qeverinë për 780 mijë pensionistë nuk ekzistojnë dhe la 16 milionë euro. Berisha shtoi se do të hapin një dialog me çdo qytetar të këtij vendi, të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, me zotimin solemn se ne kësaj situatë, do i japin përgjigjen më të fortë, më të fuqishme jo në 3 vitet e para të pushtetit tonë, por në 3 muajt e parë të pushtetit.

Të dashur miq, po të ndalemi për një moment dhe të mendojmë ç’po ndodh me ne, pse kjo braktisje masive e Shqipërisë, braktisje e paregjistruar në këtë shkallë asnjëherë në histori në asnjë pushtim, çfarë po ndodh, pse shqiptarët po braktisin ditë e natë këtë vend. Sigurisht ju e keni pyetur veten dhe unë e kam pyetur qindra herë veten dhe unë u them ju se shkaku i parë dhe më kryesor i kësaj braktisje është tirania e varfërisë që rëndon sot mbi shqiptarët, është gropa e tmerrshme e varfërisë që hapi kjo qeveri në 12 vite.


Miq, 12 vite më parë, shqiptarët kishin rrogat dhe pensionet më të larta në rajon dhe po ecnim.
Kurse sot në gropën që i rrëzoi kjo qeveri, ata duhet të shohin, duhet të ngrenë kokën lart për të parë se ku janë të tjerët dhe ku kanë mbetur vetë. Sot, pensionisti në Kamëz, Kukës dhe kudo merr një pension 350 përqind më të ulët se sa pensionisti malazez. Merr 450 euro, merr 160 euro.
Sot, pensionisti në Maqedoni merr një pension 280 përqind më të lartë se pensionisti në Tiranë dhe në Kamëz.


Sot, pensionisti në Bosnje merr një pension 320 përqind më të lartë se në Tiranë. Sot, pensionisti në Serbi merr një pension 330 përqind më të madh se në Tiranë. 12 vite kjo qeveri kreu krimin më të shëmtuar, i ngriu rrogat dhe pensionet dhe i futi shqiptarët në gropën e varfërisë dhe mjerimit. Në vitin 2013, rroga minimale në Rumani ishte rreth 30 euro më e ulët se në Shqipëri, ishte gjithsej 160 euro. Sot pas 12 vitesh, rroga minimale e rumunëve është 3300 euro.
Po pse ky ndryshim kaq i madh? Sepse çdo qeveri që ka minimumin e përgjegjësisë përpara qytetarëve të vet është e detyruar që të ardhurat që mbledh, t’i shpërndajë për qytetarët.


Është e detyruar që të ardhurat që mbledh, të ndajë një pjesë të madhe për rroga dhe pensione dhe pastaj të ndërtojë objekte, rrugë, shkolla, etj. Çfarë ndodh me ne miq? Ku shkojnë?
Këtë vit, buxheti ishte 8.2 miliardë euro. Nuk kishte gjë më cinike, qesharake dhe të ulët se sa nga 8.2 miliardë euro, të caktosh për 780 mijë pensionistë 16 milionë euro. A ka tallje më të madhe? Dje, Kosova, jo për pensionistët në Kosovë, por për qytetarët e Kosovës në pension jashtë Kosovë, në Gjermani, Zvicër etj, ndau 50 milionë euro. Zotëria e tij, për 780 mijë pensionistë, për atë nuk ekzistojnë, la 16 milionë euro. A mund të ketë qëndrim më mohues, më neglizhues? Ndaj dhe ne hapim një dialog me çdo qytetar të këtij vendi, të Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, me zotimin solemn se ne kësaj situatë, do i japim përgjigjen më të fortë, më të fuqishme jo në 3 vitet e para të pushtetit tonë, por në 3 muajt e parë të pushtetit tonë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë