POLITIKE

"Shndërrimi i Shqipërisë në fuqi eksportuese!" Ilir Meta: 5 prioritetet e Partisë së Lirisë janë zgjidhja, e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit

ZH.LL Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2024, 12:02
"Shndërrimi i Shqipërisë në fuqi eksportuese!"
Ilir Meta

TIRANË- Ish-kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka deklaruar se prioritetet e Partisë së Lirisë do të jenë zgjidhja për të ardhmen e Shqipërisë. I ndodhur në burg për rreth dy muaj nën akuzën për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë, Ilir Meta ka ndarë me qytetarët mendimin se si qeveria po menaxhon ekonominë e vendit.

Përmes një postimi në "Facebook", Meta thotë se 5 prioritetet e PL-s1% garantojnë përmbysjen e modelit të narkoregjimit dhe narkoekonomisë, siç ai i quan. Meta shton se si Prioritet të 5-të dhe final është shndërrimi i Shqipërisë në fuqi eksportuese.

Meta ka deklaruar se qeveria aktuale ka rritje vetëm nga sektori i ndërtimit, ndërsa bujqësia dhe industria janë në tkurrje negative. Më tej, Meta thekson se prioriteti i Ramës është favorizimi i importuesve per konsum dhe jo të lëndëve të para për industritë vendase dhe shkatërrimi i prodhuesve vendas si në bujqësi, industri agropërpunuese dhe industri në përgjithësi.

Postimi i plotë:

????????̈???????????????????????????? ???? ???????????????????????????????????????????????????? ????????̈???????????????????? ???????????????? ???????????????????????????? ???? ????????????????????????????????????????????????????????̈!
Përmbysja e modelit dhe strukturës ekonomike të vendit është zgjidhja dhe këtë e garantojnë 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë, që si Prioritet të 5-të dhe final kanë shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese.
12 vite janë një kohë krejt e humbur për Shqipërinë nën eksperimentin e qeverisjes së Edi Ramës, që bazohet te Narkoekonomia e kullave dhe pallatave pa banorë (55 mijë apartamente bosh vetëm në Tiranë).
Si mund të krenohet një Qeveri kur rritja ekonomike vjen vetëm nga sektori i ndërtimit dhe sektorët më vitalë të ekonomisë, si bujqësia dhe industria janë në tkurrje me rritje negative?
Si mund të krenohet Kryeministri, në vendin e të cilit për një person të rritur me një fëmijë, niveli i varfërisë dhe përjashtimit social vlerësohet në 72.5%?
Si mund të krenohet Kryeministri, në vendin e të cilit për pensionistët mbi 65 vite, niveli i varfërisë dhe përjashtimit social është 69%?
Si mund te krenohet Kryeministri i vendit më të varfër të rajonit që ka nivelin e çmimeve 91% të mesatares së çmimeve të vendeve europiane, me e larta e vendeve të rajonit?
Prioriteti i Edi Ramës është favorizimi i importuesve per konsum dhe jo të lëndëve të para për industritë vendase dhe shkatërrimi i prodhuesve vendas si në bujqësi, industri agropërpunuese dhe industri në përgjithësi.
Si mund të krenohet me “fuqizimin” e lekut një vend që eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, aq sa eksportonte edhe para 20 vitevesh kur Maqedonia e Veriut eksporton 54 % dhe vendet e rajonit 35%?
Si mund të forcohet leku në një vend ku defiçiti tregtar shënon rekord historik dhe eksportet sipas vetë INSTAT kanë rënë me 14%? Për më tepër që rënia e eksporteve është vetëm në përkeqësim.
Si mund të krenohet një vend, ekonomia e të cilit bazohet në sektorë të paqëndrueshëm dhe me risk, si ndërtimi?
Si mund të krenohet një vend, Kryeministri i të cilit mburret se remitancat janë në rritje kur arsyeja dihet se gati 800 mijë shqiptarë janë larguar gjatë qeverisjes së tij dhe janë të detyruar t’u çojnë të ardhura prindërve, që marrin pension 2 herë më pak se në Kosovë dhe 2.7 herë më pak se në Mal të Zi?
Si mund të krenohet një vend, që produktivitetin dhe konkurrueshmërinë i ka më të ultat në rajon dhe konvergjencën me Bashkimin Europian e ka më të ultën se vendet e rajonit?
Si të mos shpopullohet një vend ku edhe pse 400 mijë qytetarë punojnë në bujqësi, ky sektor jep mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto? E sikur të mos mjaftonte kjo Buxheti i Shtetit jep për bujqësinë një mbështetje të papërfillshme, pa llogaritur këtu që jemi i vetmi vend i rajonit që fondet e IPARD janë bllokuar për shkak të korrupsionit dhe tjetërsimit të tyre te bizneset e lidhura me inceneratorët apo qeveritarët.
Si mund të zhvillohet ky vend ku bizneset fason vijojnë e mbyllen sepse jo vetëm nuk kanë mbështetje shtetërore për t’u bërë të pavarura nga jashtë e mbyllur ciklin e prodhimit në vend, por po shkatërrohen me vetëdije kriminale nga kursi i këmbimit për shkak të Narkoeurove per aktivitete kriminale dhe korruptive që mbeshtet Qeveria.
Kjo situatë nuk zgjidhet thjesht me ndërhyrje të sforcuara të Bankës së Shqipërisë, por kërkon luftë kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, si dhe një mbështetje totale për prodhuesit vendas, për eksportuesit dhe politika nxitëse e favorizuese, si në vendet fqinje të paktën.
Por a mund ta bëjë këtë një Qeveri, ministri i Brendshëm i së cilës publikisht u shpreh se nuk ka zhvillim pa krim?
Dhe pastaj fajin e ka Tik-Tok pse theren fëmijët me thika në oborret e shkollave. A mos e ka fajin Tik-Tok apo opozita për rënien në humnerë të cilësisë të arsimit gjatë “Rilindjes”?
Apo për faktin që për aftësitë krijuese të nxënësve jemi të fundit në botë?
Me 2,36% të GDP në arsim do përgatisim të rinj të aftë për teknologjitë e reja dhe inovacionin për t’u integruar në kompanitë më të avancuara në fushën e teknologjisë e inovacionit që të investojnë në vendin tonë.
Sfida madhore e rritjes së produktivitetit dhe vlerës së lartë të shtuar kërkon së pari investime madhore në arsim, teknologji të reja dhe kualifikim të të rinjve dhe fuqisë punëtore. Përndryshe nuk mund të ketë paga dinjitoze dhe frenim të largimit nga vendi.
Por “Rilindja” nuk ka vetëm mendimin se Veriu i Kosovës është tokë e askujt (no man’s land), por ka edhe qëllimin internacionalist që edhe Shqipëria të jetë tokë e askujt (no man’s land).
Ndaj edhe asgjësimi i identitetit kombëtar e kulturor ka qenë e mbetet pjesë e kësaj agjende.
Ndaj edhe shkatërrimi i familjes dhe planfikimi i fermave të surrogacisë janë prioritete të “Rilindjes”.
Ndaj 5 Prioritetet e Partisë së Lirisë janë zgjidhja.
Mjafton vetëm rritja e të ardhurave në nivelin e vendeve të rajonit për të garantuar financim të sigurt të 5 Prioriteteve tona dhe çdo gjë është e realizueshme në një kohë rekord e brenda një mandati.
Shqipëria falë modelit të Narkoekonomisë eksporton sot 5,7 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit dhe diferenca e saj përsa i takon volumit të eksporteve në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor vjen duke u thelluar e përkeqësuar.
Nëse deri në fund të këtij viti pritet që vendi ynë të eksportojë vetëm 8% të PPB, për vitin 2025 parashikohet sipas edhe buxhetit të miratuar, që niveli i eksporteve të ulet më tej në 7,5% të PBB.
Ndërsa Maqedonia e Veriut parashikohet ta mbyllë vitin aktual me 53,1% të PBB në eksporte dhe vitin e ardhshëm me rritje në 53,7%.
Apo edhe Serbia që pritet ta mbyllë këtë vit me 39,8% të PBB me eksporte dhe vitin e ardhshëm ta rrisë në 40,6% të eksporteve edhe pse atje kemi autokraci dhe jo një demokraci funksionale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë