Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha u shpreh se situata paraqitet dramatike me buxhetin në të cilin në 8.2 miliardë euro ndërsa shtoi se ato janë vetëm thërrime që iu kushtohen qytetarëve. Më tej ai theksoi se Edi Rama këtë e ka buxhetin tij të fundit dhe se do të japë llogari për të gjitha buxhetet, për vjedhjet e paimagjinueshme që ka kryer gjatë këtyre viteve në Shqipëri.
Berisha shtoi se garanton shqiptarët se buxheti i parë do jetë buxheti i emergjencës, i vendosjes së minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike. Ai tha se do të jetë buxheti i startit të fuqishëm të rritjes së pensioneve dhe rrogave, me synimin që shqiptarët të kalojnë në krye të popujve të rajonit për rrogat dhe pensionet.
Miqtë e mi, e njëjtë, dramatike paraqitet situata me buxhetin në të cilin në 8.2 miliardë euro, vetëm thërrime iu kushtohen qytetarëve. 16 milionë, rreth 800 mijë pensionistëve. 40 milionë, 40 përqind popullatës, fermerëve në fshat. Kurse të tjerat, aty ku lexon shpenzime publike, lexoni vjedhje qeveritare. Aty ku lexon investime publike, lexoni vjedhje qeveritare. Të tjerat avullojnë në xhepat e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Engjëll Agaçit, i cili është po aq kriminel në gjobën e shekullit sa ç’është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Të dashur miq, ky është buxheti i fundit i jetës së Edi Ramës. Edi Rama nuk do miratojë më kurrë buxhet tuajin.
Edi Rama e ka buxhetin e fundit dhe do të japë llogari për të gjitha buxhetet, për vjedhjet e paimagjinueshme që ka kryer gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Me këtë rast, edhe njëherë garantoj shqiptarët se buxheti i parë do jetë buxheti i emergjencës, i vendosjes së minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike. Do jetë buxheti i startit të fuqishëm të rritjes së pensioneve dhe rrogave, me synimin që shqiptarët të kalojnë në krye të popujve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Do jetë buxheti që do vendosë në epiqendër qytetarin, problematikat e tij më të mprehta.
Do jetë buxheti me të cilin do pjesëtohen me 10 çmimet e veprave publike. Me gërshërët e ligjit do i pritet dora cilitdo që guxon të prekë paratë e qytetarëve. Nuk do dëgjoni kurrë më si tani që ndërtimi i një shkolle të kushtojë 10 herë më shumë se në Europë. Që 13 kilometra rrugë të copëtohen në 14 kontrata për të vjedhur Lubi Balluku me Edi Ramën 14 herë. Jo, jo! Kjo nuk do ndodhë më kurrë.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të m...
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë...
Takimi ELBASAN- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Elbasanit, Fatmir ...
Elda Hoti TIRANË- Deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, Elda Hoti në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza...
TIRANA- Partia Demokratike përmes një deklarate të anëtarit të Këshillit Kombëtar të këtij subjekti politik,...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit të tij "Flasim" ku tha se qeveria po përgatitet të...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar se ka humbur gjyqin e hapur në një Gjykatë në Paris kundër ...
Meta TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka publikuar një shkrim të gjatë në llogarinë në "Facebook". Në shk...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për korruptimin e ish-zyrtari...