Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha foli për gjobën 120 milionë euro ndërsa u shpreh se ao gjobë është 300 përqind më shumë se sa fondi i përcaktuar për 40 përqind të popullatës në Shqipëri, për fermerët shqiptarë.
Sipas tij 120 milionë euro janë një shumë e madhe, të cilën shqiptarët e paguajnë sot sepse televizioni nuk pranoi të klonohej si mediat e tjera shtetërore. Berisha shtoi se televizioni nuk pranoi të bëjë pazare me qeverinë, të fitojë tendera apo të kërkojë leje ndërtimi për t’u blerë nga Edi Rama. Ai shtoi se shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre aktin kriminal të Edi Ramës, Erion Veliajt ndaj një televizioni.
Berisha tha se ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhanë verdiktin, krimineli në Skrapin e partisë mbyll dosjen dhe është shndërruar në mburojë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Sipas tij PD u garanton shqiptarët se për këtë krim të shëmtuar, Edi Rama, Erion Veliaj, do paguajnë çdo qindarkë nga pasuritë e vjedhura të tyre.
Miqtë e mi, 120 milionë euro janë 300 përqind më shumë se sa fondi i përcaktuar për 40 përqind të popullatës në Shqipëri, për fermerët shqiptarë. 120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa fondi i përcaktuar për kompensimin e pronarëve. 120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa fondi i përcaktuar në buxhet për indeksimin e pensioneve. 120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa bonusi i fundvitit për 780 mijë pensionistë. 120 milionë euro janë 30 herë më shumë se çmimi vjetor i ilaçeve për të trajtuar në Spitalin Onkologjik për të sëmurët rëndë.
Pra, 120 milionë euro janë një shumë e madhe, të cilën shqiptarët e paguajnë sot sepse ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat e tjera shtetërore. Nuk pranoi të bëjë pazare me qeverinë, të fitojë tendera apo të kërkojë leje ndërtimi për t’u blerë nga Edi Rama. Dhe sot, shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre aktin kriminal të Edi Ramës, Erion Veliajt ndaj një televizioni. Paguajnë gjobën më të madhe, kurse Altin Mercenari hesht. PD e denoncoi në kohë veprën penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhanë verdiktin, ky kriminel në Skrapin e partisë mbyll dosjen dhe është shndërruar në mburojë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. PD garanton shqiptarët se për këtë krim të shëmtuar, Edi Rama, Erion Veliaj, do paguajnë çdo qindarkë nga pasuritë e vjedhura të tyre. Do konfiskohen sarajet e Surrelit dhe pallati i Linda Ramës, vila, hotelet e Erion Veliajt.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të m...
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë...
Takimi ELBASAN- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Elbasanit, Fatmir ...
Elda Hoti TIRANË- Deputetja e PD-së për Qarkun e Lezhës, Elda Hoti në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza...
TIRANA- Partia Demokratike përmes një deklarate të anëtarit të Këshillit Kombëtar të këtij subjekti politik,...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit të tij "Flasim" ku tha se qeveria po përgatitet të...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pranuar se ka humbur gjyqin e hapur në një Gjykatë në Paris kundër ...
Meta TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka publikuar një shkrim të gjatë në llogarinë në "Facebook". Në shk...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur për korruptimin e ish-zyrtari...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se kryeministri Edi Rama ka marrë ...