POLITIKE

Berisha: Çmimet janë më të larta se në Gjermani, ndërsa rrogat janë më të ulëtat. Shqiptarët më të keq paguarit në rajon

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Maj 2026, 12:15
Berisha: Çmimet janë më të larta se në Gjermani,

Berisha gjatë një takimi në Dibër, deklaroi se opozita shqiptare ka ndjekur një rrugë të vështirë ndër vite, por sipas tij ka dalë “me faqe të bardhë” duke mbrojtur të vërtetat e qytetarëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Berisha tha se në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë një nga forcat më të izoluara politike në botë, por pavarësisht kësaj, sipas tij, nuk është tërhequr nga qëndrimet e saj.

Deklarata e plotë:

Të dashur miq! 
Në rast se rikthehemi pak vite më parë, këtë rrugë që zgjodhëm në kushte të vështira, kjo rrugë na nxori me faqe të bardhë. Kjo rrugë që zgjodhëm, faktoi shqiptarëve dhe botës se ne, demokratët e Shqipërisë mbrojmë të vërtetat, sakrifikojmë për të vërtetat. Dhe e bëmë këtë në kohën kur ishim forca politike më e izoluar në planet. Nuk u lëkundëm, se kishim bindjen më të thellë se ne po mbronim interesat tuaja, interesat e qytetarëve shqiptarë, po mbronim të vërtetat tuaja, të vërtetat e Shqipërisë. 

Dhe në një hark kohor të shkurtër, ato të vërteta që mbronim ne u bënë të mbrojtura nga forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në mbarë botën. Në 8 rezoluta. Si asnjë forcë tjetër politike. 

Ju garantoj se po të mos qëndronim ne në këmbë, edhe emri do na ishte harruar. As emrin s'do na e kujtonte kush se kemi ekzistuar. Por ne qëndruam për të vërtetat e mëdha të këtij populli, të këtij vendi. Dhe u bëmë sot zëri më i dëgjuar. U bëmë forca politike më e mbështetur. 
U përballëm me mafien më të rrezikshme shqiptare dhe botërore. Po ja ku jemi. Të pamposhtur në misionin tonë. Sot, vetëdija për zhvillimet dramatike në Shqipëri është botërore. 
Është mbarë kombëtare. Por sot kërkohet më shumë se kurrë nga ne në kilometrin e fundit, të qëndrojmë, të qëndrojmë, të qëndrojmë. Imagjinoni pak për një moment. Vetëm zhvillimet nga dhjetori gjerë sot. 

Zhvillimet më poshtëruese për një komb. Zhvillimet më të turpshme, më antiqytetare. Një zv/kryeministre me kryeministrin kapen me dokumente, me dhjetëra, qindra dokumente se në 8 afera kanë plaçkitur, kanë abuzuar me 1.2 miliardë euro. Dhe këto janë vetëm 8 afera. Dhe mos harroni se ajo korbë e zezë e korrupsionit, Lubia, ka administruar 12 miliardë euro taksa tuaja. 
Po sa janë 12 miliardë euro miq? 12 miliardë euro janë sa rrogat tuaja 12 herë më të mëdha, më e madhe. Janë 12-fishi i rrogave të përgjithshme të Shqipërisë. 12 miliardë euro. Ju garantoj se po të përdoreshin sipas ligjit, shqiptarët do kishin sot rroga jo 3, por 4 herë më të mëdha. 

Ku janë sot shqiptarët? Janë njerëzit më keq të paguar. 

Në 2013-ën ne u bëmë njerëzit më mirë të paguar në rajon. Nuk them në të pasurit, po më të paguarit. Dhe kjo ishte një arritje me të vërtetë e jashtëzakonshme për ne, që na kishte ndjekur varfëria në shekuj. Nuk u bëmë të pasur, të mkëmur. 
Por me ato ritme kur dolëm të paguhemi më shumë se të gjithë banorët e vendeve përreth nesh, përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë, ajo dëshmonte se ne kishim një të ardhme të shkëlqyer në këtë vend. Dhe se ajo u arrit, asnjë nga ju të mos e harrojë, u arrit me taksa sa gjysma e taksave që janë sot. Me taksa sa gjysma e taksave që janë sot. 

Kurse tani, në vitin 2026, rrogat dhe pensionet tuaja dhe ndihma ekonomike janë më të ulëtat në rajon. Çmimet janë më të lartat, jo në rajon, por çmimet e ushqimeve bazë janë më të larta se në Greqi, se në Itali, se në Gjermani. 

Nafta është ndër më të lartat në Evropë, ndër më të lartat në botë. Ka një mekanizëm për ta lënë tokën djerrë, rrit çmimin e naftës. Nuk e harrojmë, si harroj vitet '90. Kosova mbeti djerrë. Mbeti djerrë sepse Milosheviçi naftën që mirrte e ruante për Shumadinë dhe zona të tjera, kurse Kosovën e linte me çmime nafte stratosferike, në të cilat nuk ja vlente të punohej toka. 
Dhe ky njeri, në kulmin e problemit me naftën, në një kohë kur çdo qeveri në Evropë, e sigurtë kjo që ju them me studim. Çdo qeveri në Evropë ka dyfishuar masat e ndihmës për qytetarët dhe fermerët për naftën. 

Gjermania ka dyfishuar, Maqedonia ka dyfishuar. Dhe Maqedonia ja shet naftën me 1500 lek. Jo për bujqësinë, po për qytetarët. Kurse ky thotë e mbylla atë. Nuk ekziston në Evropë i thoshte atij qytetarit. Nuk ka më subvencione nafte në Evropë. 

Ky njeri që ditë e natë vetëm nxjerr mashtrime para jush. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë