POLITIKE

Berisha: Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u shndërruam në forcën politike më të mbështetur

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 13:43

Berisha: Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se përpjekjet e Edi Ramës dhe të mbështetësve të tij ndërkombëtarë për të asgjësuar Partinë Demokratike kanë dështuar. Ai theksoi se, pavarësisht izolimit politik dhe goditjeve të shumta ndaj opozitës, demokratët kanë qëndruar të bashkuar dhe të fortë.

Berisha nënvizoi se në vetëm dy vite PD u shndërrua nga "forca më e izoluar" në forcën politike më të mbështetur ndërkombëtarisht që ka pasur Shqipëria. Ai falënderoi partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat politike që mbështetën opozitën në ditët më të vështira.

Në fund, kreu i PD-së e përmbylli mesazhin duke deklaruar se demokratët mbeten të pamposhtur dhe të vendosur për të mbrojtur pluralizmin dhe liritë e qytetarëve.

Fjala e tij:

Narkodiktatori, i mbështetur i fuqishëm nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, bëri gjithçka të eliminonte PD-në.

I mori vulën, i mori flamurin, ia hoqi emrin, i privoi të gjitha financimet dhe kjo vetëm e vetëm në mënyrë që ta ndrynte atë në banesën e harresës së historisë.
E izoloi përkohësisht nga mbarë bota.
Por ne, në ligjin tonë më themelor, që sa herë rrëzohemi, ngrihemi përsëri, vazhduam betejën tonë.
U ngritëm në Shkodër, Shkodra bastion i përjetshëm i mendimit të lirë.
U tmerrua.

Bastardi i xhelatëve bllokmenëve hoxhistë mori logo, flamur dhe çdo gjë tjetër.
Përsëri, 500 mijë shqiptarë u rreshtuan prapa nesh.
500 mijë shqiptarë shprehën besimin, njerz të lirë, njerëz me dinjitet, njerëz atdhetarë, njerëz sovranistë.
Dhe ky vazhdoi betejën jo vetëm, por i mbështetur edhe nga mafia ndërkombëtare.
Në vit elektoral arrestoi dhe ndoqi penalisht njëlloj si Lukashenko i Bjellorusisë, njëlloj si Zaedi i Tunizisë liderët e partive kryesore opozitare.
Mendoi se gjeti paqe.

Por rrugën e shpresës ia shndërruam në rrugën e tmerrit. Dritaren e rrugës ia shndërruam në prozhektor që e verbonte.
Çdo natë, zëri ynë ushtoi në mbarë Shqipërinë.

Ne mbronim një kauzë të drejtë.
Nuk ka kauzë më të madhe, më të drejtë se kauza e pluralizmit për një komb.
Një komb pa pluralizmin, sovranitetin e ka të rremë.
Nuk ka sovranitet sepse i gjithë pushteti shkon tek diktatori, dhe diktatorët kanë vetëm një qëllim, lëkurën e tyre, pasurimin e tyre.
Pra, ne ishim në të drejtën tonë.
Përjetuam edhe një izolim të pashembullt.

Enver Hoxha zgjodhi vetë izolimin, kurse Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare pati një sukses të përkohshëm në izolimin tonë.
Megjithatë pati miq të çmuar, ju e patë, Elmar Brok u foli ju nga dritarja.
Miq të tjerë që nuk u pajtuan dhe PD me shpejtësi rivendosi lidhjet me organizatat ndërkombëtare që u përkiste.

Në dy vite, nga forca më e izoluar e planetit ne u shndërruam në forcën politike më të mbështetur që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.
Tetë rezoluta nga organizatat më të mëdha politike ndërkombëtare.
Partia Popullore, Bashkimi Ndërkombëtar i Demokraciasë, Ndërkombëtarja e Qendrës Demokratike.
Në të gjitha këto rezoluta mbështetej fuqishëm beteja jonë për liri dhe dinjitet, për vlera, për mbrojtje të pluralizmit.
Vlerësohej lart qëndrimi ynë.

Në të gjitha këto rezoluta denoncohej narkodiktatori i Shqipërisë njëlloj si Zajedi i Tunizisë.
Denoncohej farsa zgjedhore e tij.
Denoncohej korrupsioni i papërmbajtur dhe i çmendur i qeverisë së tij.
Përqendrimi i të gjitha pushteteve në duar.
Në të gjitha këto rezoluta ranë sirenat ndërkombëtare mbi regjimin e Tiranës.
Ndaj dhe unë sot këtu para jush dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme Partisë Popullore Evropiane, presidentit Veber dhe Sekretares së Përgjithshme, Montserrat.
Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar dhe presidentit Stefan Harper dhe Tina Merets, Sekretares së Përgjithshme.
Internacionales së Qendrës së Djathtë, presidentit Postrana dhe Sekretarit Ekzekutiv Isturiz.
Të falënderoj edhe miqtë e tjerë.

Falenderojmë shumë Parlamentin Evropian, Komisionin e Jashtëm, kryetarin e tij, zoti Mekalister për misionin faktmbledhës që solli në Shqipëri.
Falënderoj miqtë tanë, deputetë, politikanë nga Italia, Gjermania, Kroacia, Greqia, vende të tjera.
Veçanërisht Suedia, Fondacionin Hajlamstrom dhe presidentin e tij Gustavson.
Institutin Republikan Amerikan dhe Institutin e Lidershipit.
Ndihma e tyre në ditë të vështira për ne ishte e jashtëzakonshme.

Por edhe ju e keni justifikuar plotësisht me dinjitet atë.
Nuk do ndalem në këto zhvillime të shkuara, këto na shërbejnë ne vetëm e vetëm për të ditur se ku po shkojmë.
Këto janë kapituj të mbyllur.

Këto janë dëshmi të një force politike që nuk pranoi kurrë të dorëzohet, aq më pak të asgjësohet.
Të një force politike që qëndroi me çdo çmim për të mbrojtur pluralizmin.
Ndaj dhe do ta mbyll këtë kapitull duke u thënë ju, të gjithëve këtu, të gjithë demokrateve e demokratëve që nuk janë këtu me ne, se të gjithë keni nga një emër të përveçëm, të gjithë keni ndonjë shkurtim ledhatues, të gjithë keni nofkat familjare, por të gjithë keni një emër të përbashkët dhe ky emër i përbashkët e farkëtuat vetë, emri juaj i përbashkët është: të pamposhtur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan