Futbollistit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës
Futbollistit iranian Mehdi Torabi i ka skaduar viza amerikane pas ndeshjes hapëse të ekipit kombëtar në Kupën e Botës, duke e l&...
Futbollistit iranian Mehdi Torabi i ka skaduar viza amerikane pas ndeshjes hapëse të ekipit kombëtar në Kupën e Botës, duke e l&...
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës. Sipas inf...
Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit...
Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritm...
Nga Tobias Zick, SUEDDEUTSCHE ZEITUNG Presioni mbi kryeministrin Edi Rama vazhdon të rritet dhe po vjen gjithnjë e më shumë edhe nga...
Për Ina Shkurtin, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë, ishulli i Sazanit ka qenë gjithmonë një vend i veç...
Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Divjakë. Një 22-vjeçar që po ...
Ish-avokati Abelardo De La Espriella është zgjedhur president i ri i Kolumbisë. Zgjedhja e tij shënon një kthesë të mpreht...
Qeveria e kryeministrit socialist, Edi Rama, po përballet me presion në rritje, ndërsa protestat kundër saj vazhdojnë. Sipas një...
I ftuar në një intervistë për Flavio Qarrin në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, aktivisti Andi Tepelena, i cili f...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të ashpër nga foltorja, ku ka akuzuar drejtësinë, qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e shtetit ligjor dhe për një krizë të thellë demografike që, sipas tij, rrezikon ekzistencën e kombit shqiptar.
Berisha deklaroi se prokurorë dhe gjykatës veprojnë politikisht dhe se, kur sulmojnë si të tillë, duhet t’u përgjigjesh politikisht, por gjithmonë duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën. Ai solli si shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se edhe atje ka pasur akuza politike ndaj kandidatëve për president, por sipas tij, “rregulli është që ligjit duhet t’i qëndrosh”.
Berisha: Miq, prokurorë, gjykatës, bëjnë gabime, kanë tendenca politike, janë politikë, kur sulmojnë si politikë, duhet t’ua kthesh. Kjo ndodh këtu, kjo ndodh edhe në SHBA. Edhe aty ka ndodhur, edhe aty prokurori trillonte për kandidatin për president në mënyrën më monstruoze. Por asnjëherë ai nuk bëri mëdysh fjalën e tij, u paraqit sa herë e kërkuan. Se ky është rregulli. Rregulli është që duhet t’i qëndrosh ligjit, duhet të zbatosh ligjin. Se ti je për shtetin ligjor, je për Kushtetutën. Sepse Kushtetuta është shtyllë ligjore e garancisë së demokracisë.
Kurse këta rreshtoheshin në një mënyrë të paimagjinueshme për të mbrojtur një hajdute, e cila u them ju, në mënyrë absolute në çdo tender ka firmën dhe dorën e saj të zezë, që shkon jo në qindra milionë, por në miliarda euro për vete dhe Edi Ramën. Pra, ju mblidheni sot këtu në një kohë kur vetëm në hapësirën Shengen janë larguar mbi 700 mijë të rinj shqiptarë. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur ne si komb jemi në kërcënim absolut ekzistencial. Po, ju jeni tani njerëz të dijes. Kombi ka disa tregues demografikë. Ato janë themelorë për të ardhmen e tij. Ato tregues, po të ecin me këtë trend, pas 50 vitesh, shqiptarët i konsiderojnë komb të fshirë.
Sepse ne sot e kemi lindshmërinë që kemi pasur 100 vite më parë kur ishim 700 mijë banorë. Sot ne kemi treguesin e lindshmërisë më të ulëtin në botë. Sot, nga viti 2018 gjer sot, ne kemi mijëra vdekje në vit më shumë se sa lindje. A e shihni ju se ku e katandisi ky? Në një kohë që gjer në vitin 2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri vetëm rritej. Pse? Një faktor themelor. Vetëm një. Sepse ju, bashkëmoshatarët tuaj vendosnit, besonit se ëndrrën tuaj mund ta ndërtoni në vendin tuaj. Kaq. Asgjë tjetër nuk kishte. Por kishte një mjedis, kishte një alternativë, kishte një seri rrethanash të cilëve bashkëmoshatarëve tuaj u jepnin shpresë, u jepnin besim, se ata mund të shkolloheshin, se ata mund të punësoheshin, se ata mund të ndërtonin folenë e tyre, mund të kishin shtëpinë.
Kurse sot imagjinoni çfarë largimi të tmerrshëm masiv. Nuk ka pasur kombi ndonjëherë në histori një armik më të egër të ekzistencës së tij se sa Edi Rama. Shumë më tepër se Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte gjakësor.
Ishte mizor në të drejtat e njeriut. Por nuk mund të themi se ai dhe klika që e rrethonte vodhi shqiptarët siç vjedhin këta sot. Jo, jo, jo harrojeni këtë. Ata kishin paranojat e tyre, por këta vjedhin në mënyrë të paimagjinueshme. Shkoni, gjeni djegësin e Tiranës. 130 milionë euro ka vjedhur Edi Rama me Erion Veliajn.
Një ditë para protestës kombëtare të thirrur nga PD, krei i FRPD, njëkohësisht deputet i zgjedhur i kësja force politike...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren’ me të rinjtë e të reja te FRPD-së, ka theksuar s...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘SYRI Digjital’ me Bled Markun në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ...
Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku duke vijuar detyrën e saj, është rrezik potencial për të b...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ndarë një video nga trafiku në rrugët e Tiranës. Braçe ngre shqet&eu...
Ambasada Gjermane ka zbardhur takimet e zhvilluara nga Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum, s...
Kreu i Grupit Pralamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me Ministrin gjerman për Europën. Në nj...
Partia Demokratike thotë se ndonëse kanë kaluar 7 vite nga tërmeti shkatërrues, shumë qytetarë mbeten ende pa zgjidhje p&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate për media në prag të protestës së parala...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një përballje të fortë me qeverinë në protestën e para...