Makina “Benz” del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, banorët shpëtojnë babë dhe bir!
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se mazhoranca nuk ka program përveçse mashtrime. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se mazhoranca nuk ofron asgjë për qytetarët, përveç cinizmit të tyre dhe përçmimit.
Berisha komentoi edhe një herë buxhetin e shtetit, teka vuri theksin në padrejtësitë që sipas tij, iu bëhen qytetarëve. Më tej, kreu i demokratëve vuri theksin edhe te sektori i turizmit, duke e cilësuar si një dëshmi e shfrytëzimit kolonial të shqiptarëve.
"Siç e shihni nuk kanë program, kanë vetëm mashtrime. Nuk ofrojnë asgjë qytetarëve, përveç cinizmit të tyre, përveç përçmimit.
E kam thënë dhe them, të përcaktosh në buxhetin e shtetit prej 8 miliardë dhe 200 milionë, 1 të 512 për 780 mijë burra dhe gra pensionistë do të thotë të kesh një urrejtje të papërmbajtur për njeriun. 16 milionë ka lënë për 2025 për pensionistët.
Kjo është në çdo lloj aspekti, përbuzje, përçmim, shumëzim me zero.
Pavarësisht se ata mbahen në këmbë nga Skrapi i partisë, por ka një prokuror dhe një gjykatës që ata nuk e blejnë dhe nuk e shesin dot, dhe ky është gjykimi i qytetarëve. Qytetarët hapin sytë dhe duan të shohin djegësin e Tiranës, shohin malin e plehrave në vend të djegësit të Tiranës, se i kanë marrë paratë.
Qytetarëve iu tha se, portin e ri do ta ndërtojë privati, tani cakton 400 mln euro vetëm transhi i parë, për të plaçkitur vetë, portin, tokën dhe detin.
Qytetarëve iu tha se operohet me pinca të thyera, duke shitur injorancë të pakufishme, në një kohë që del se kanë rritur çmimin e sterilizimit 83 herë. Një rënie dramatike e prodhimit. Gjithçka është sot në masën 70%, është drogë dhe vetëm drogë.
Kjo është e vërteta.
Eksportet rënie në pikiatë. Por eksportet janë prodhim. Nëse ka sektor prodhim dhe punësim janë eksportet. Rënie në pikiatë. Prodhim me rënie, 6 semestra njëri pas tjetrit, 3 vite.
Turizmi si dëshmi e shfrytëzimit kolonial të shqiptarëve, sepse nëse qytetari shqiptar paguan 230 euro për një turist, dhe fiton 4 euro për turist, çfarë është kjo. Këto janë të dhënat zyrtare shqiptare.
A mund të imagjinoni ju, që mbyllen çdo muaj qindra e mijëra vende pune nga falimentimi i fasonëve dhe nuk u jep kush një qindarkë mbështetje, në një kohë që shpenzohen nga buxheti 430 mln euro, për infrastrukturën e investitorëve strategjik të Edi Ramës.
Për tu dërguar atyre, rrugë, ujë e drita e me radhës, investimi është 430 mln euro. Kurse këtyre vetëm me narko euro, i ke dëmtuar 38 përqind, i ke goditur, këtyre nuk u jepet një qindarkë. Për këta nuk pyetet, le të punësohen jashtë vendit, të ikin, të ikin.
Pra janë në situatë katastrofale.
Testimet që bëjnë, hapin zyra. Lubi Balluku ka hapur 35 zyra në Lushnje, me gjithë drejtorët e Tiranës. Qytetar lushnjar nuk i shkon në zyra. Organizon ahengje se nuk i shkon kush, se e dinë që është simboli i vjedhjes.
E dinë se vetëm ajo për shkak të pangopshmërisë së saj, merr 16% të buxhetit në një kohë kur, 780 mijë pensionistë marrin 1 të 512 e buxhetit.
Pra mazhoranca është jo vetëm në panik, por është në çdo ditë dhe më të vështirë.", tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me çështjen "Xibraka". P&eu...
TIRANË-Deputeti Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së Sali Berisha i cili deklaroi se anëtarja ...
Foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme për mes një letre të gjatë në lidhje me de...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për padi...
hoxha, shalsi TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë roz&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Dy ditë më parë kanë nisur e regjistrimet e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit....
foto ilustruese TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. ...
SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo e ligjit për ...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se Shqipëria është rasti më unik ...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Rama. Përmes...