Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sindikatave të Bashkuara, deklaroi se pensionet do të rriten me 20% dhe do indeksohen dyfishin e inflacionit. Berisha tha se nuk do të ketë më rrogë nën 500 euro duke shtuar se do të vendosin pagën për çdo orë pune.
Kryetari i PD-së shtoi se pensionistët do të pajisen me kartën e konsumatorit e cila parashikon 450 euro zbritje në vit nga çmimet e ushqimeve dhe gjërat bazë. Berisha vazhdoi më tej duke kritikuar qeverinë për keqmenaxhimin e fondeve të pensionit, si edhe kryeminstrin Edi Rama dhe ministrat e tij për vjedhje dhe shpenzime të paimagjinueshme për luks.
"Pensionet do rriten me 20 përqind dhe do indeksohen dyfishin e inflacionit. Jo vetëm kaq, pensionistët dhe rrogëulëtit, sepse rrogat e ulëta nuk do mund të ketë rrogë të ulët nën 500 euro. Jo! Ne luftojmë shumë për një klimë miqësore për biznesin dhe unë garantoj çdo sipërmarrës se ky imponim ligjor i qeverisë do shoqërohet me lehtësira të mëdha fiskale në mënyrë që ata përsëri të kenë fitimin që meritojnë, të investojnë, të punësojnë dhe të zgjerojnë punën e tyre. Por rrogë nën 500 euro nuk mund të ketë.
Pas kësaj, ne do vendosim pagën për orë pune. Ne do ecim në rrugën që ecin vendet e lira. Vendet e lira nuk ecin në rrugën e shfrytëzimit të egër, ecin në rrugën e përhapjes së mirëqenies, rritjes së nivelit të jetesës së tyre.
Pensionistët do kenë kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit parashikon që ata të marrin 20 përqindëshin që paguajnë si TVSH çdo 6 muaj, dmth do marrin rreth 450 euro në vit zbritje të çmimeve të ushqimeve dhe gjërat bazë. I garantoj pensionistët dhe të gjithë të moshuarit se lista e rimbursimeve do jetë identike me Italinë. Do merret lista e rimbursimeve që Italia ka për qytetarët e vet dhe ne do e vendosim këtu. Ne nuk jemi si Italia, por për ilaçet do të jemi ne se ilaçet nuk janë luks.
Dhe jo vetëm kaq, në Shqipëri nuk mund të shiten ilaçe kurrë përveç atyre që tregtohen në dy vende anëtare të BE. Ne parashikojmë dhe do zbatojmë përgjysmimin e çmimit në të gjitha udhëtimet ndërurbane të pensionistëve. Kjo është kompetencë e qeverisë. Të dashur miq, në këtë përpjekje ka një element thelbësor, përpjekjen për dinjitet njerëzor. Nuk mund të lësh kurrë ti atë që ka punuar gjithë jetën dhe t’i thuash tani se ky fondi i pensioneve këtu është keqmenaxhuar nga qeveritë, nuk më lë mua të rris pensionet. Ky është mashtrim publik. Se vërtet ky fondi nuk i ka paratë për t’i rritur, por nga buxheti mund të çosh paratë për të rritur këtë fondin. Qeveria e Kosovës 4 muaj përpara mori 100 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe i çoi në fondin e pensioneve dhe rriti pensionet 20 përqind. A shkoi Kosova në humnerë?
Ky njeri, që zhgërryhet në luks, që ka saraje me vilë me themele dy herë më të gjata se ajo e Enver Hoxhës, që ka një park-oborr rreth vilës prej 850 metër katrorë, 4 herë më i madh se i Enver Hoxhës, ky nuk do t’ia dijë për të tjerët. Ky hap shishe 33 mijë euro. Ky udhëton me avion, shpenzon 21 milionë euro me avion taksi në dispozicion, në një kohë kur kancelari i Austrisë udhëton me linjë tregtare. Austria është nja 10-15 herë më e pasur se ne, por ai udhëton me linjë tregtare. Edhe ministrat e tij. Ministrat e tij ulen me biftek 1 mijë euro se ky hap shishen. A kishit dëgjuar ndonjëherë ju të dashur miq, 10 mijë euro në muaj lavazhi i veturës së Lubi Ballukut? Po, është real. Janë dokumente zyrtare. Tejkalojnë imagjinatën. Imagjinoni ju se sa u dhimbset, se çfarë ndjenjash kanë këta për ata pensionistë që marrin 100 euro, 67 euro. Ata u duken miza, ata nuk ekzistojnë. Ata i ka verbuar luksi, i ka verbuar vjedhja," tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se me ardhjen e tyre në qeveri do ulim taksat për bizne...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në konferencën e Sindikatave t...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij "Flasim" ku i ftuar ishte Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi ka treguar&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishë në konferencën e Sindikatave të Bashku...
pamje nga shoqerimi TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar disa orë pas arrestimit me forcë të kryetarit të Ballit Kombët...
arrestimi TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga policia. Ngjarja ka...
kaja kallas TIRANË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, komisionerja Kaja Kalla do të zhvillojë një vizitë zyrtar...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në një takim me banorët e zonës së...
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit dhe anëtar&e...
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar një fond shtesë për organizimin ...