Të shtëna me armë në Shkodër
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas qëndrimeve të përsëritura të Edi Rama se pezullimi i Belinda Ballukut ka bllokuar punën e qeverisë. Berisha shkruan se ky është jo vetëm një mashtrim banal, por edhe një vetëposhtërim publik.
POSTIMI I PLOTË
Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë.
Mashtrim banal, por edhe vetëposhtërim publik!
Rama dhe Lubia e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
Të dashur miq, dje deputetët e opozitës i bënë në parlament gjatë gjithë ditës, gjyqin publik dyshes Rama–Balluku për vjedhjen e faktuar të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë dhe mbrojtjen deri në bllokimin e drejtësisë që Rama i bën Lubisë, de facto vetes së tij, mbasi në këtë vjedhje është ai hajduti i parë dhe Balluku nuk e lëshon.
I paburrë, frikacak, atij nuk ia mbajti të ballafaqohet në parlament me deputetët e opozitës për vjedhjen e tij në bashkëpunim me Ballukun dhe presionin e tmerrshëm që po ushtron me çdo mjet mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai zgjodhi të përgjigjet nga zyra me mashtrime ordinere dhe pamjen e një mjerani. Për të mbrojtur Ballukun, në fakt veten e tij, Rama lëshoi mashtrimin e madh dhe banal se pa firmën e Ballukut shteti është gjysmë i paralizuar, madje se linja ajrore me Kanadanë nuk po vendoset për këtë shkak. Kjo është një gënjeshtër banale, vetëposhtëruese.
Në të vërtetë kjo është një paralizë e stisur e qëllimshme nga vetë bashkëhajdutët Rama–Balluku për ta përdorur atë si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese, pa çka se ky është rasti i parë në botë që një kryeministër shndërrohet në avokat të ministrit të tij hajdut dhe vetëm se ai është hajduti kryesor.
Kushtetuta dhe ligji nr. 9000 për funksionimin e Këshillit të Ministrave i njohin kryeministrit të drejtën të firmosë ai vetë çdo vendim dhe akt të qeverisë, kurse zëvendëskryeministri as edhe një akt të vetëm në emër të qeverisë, përveç atyre që e autorizon me shkrim kryeministri.
Po kështu, kushtetuta dhe ligji i njohin të drejtën ministrit t’ia delegojë, kur vetë është i pamundur, firmën zëvendësministrit për aktet e ministrisë. (Midis të tjerash, sipas qytetarit dixhital, aktualisht pesë ministra kanë deleguar firmat zëvendësve të tyre).
Së fundmi, ligji 9000 për organizimin e Këshillit të Ministrave në nenin 6 pika 1 përcakton se: “Ministri… ushtron edhe detyra të tjera që i ngarkohen nga Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.”
Pra, nuk ekziston absolutisht asnjë pengesë ligjore as kushtetuese për funksionimin e qeverisë nga pezullimi i Ballukut.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, nën presionin e gjithanshëm të Ramaduros, i cili në mënyrë antikushtetuese hodhi poshtë kërkesën e 30 deputetëve të PD për shqyrtimin e vendimit antikushtetues të SPAK-ut për kufizimin e lëvizjes time personale në hetim me pretendimin absurd se 30 deputetë nuk legjitimoheshin për kërkesën e tyre, me një standard antikushtetues do të vendosë më datën 12 dhjetor, në konflikt flagrant me ligjin, për shqyrtimin e kërkesës së Edi Ramës për anulimin e pezullimit të Belinda Ballukut, duke i dhënë kështu një colpo di grazia organit garant të Kushtetutës.
Këtë të premte, më 5 dhjetor, do të zhvillohet seanca e radhës për kreun e PL-së dhe ish-presidentin Ilir Meta, ku pri...
Gazetari Enton Abilekaj deklaroi se kryeministri Edi Rama “qëndron tek fronti dhe llogorja e Belindës”, duke theksuar se, sipas tij, Rama ...
Erion Braçe: Ne të dy nuk kemi folur përpara kësaj. Grida Duma: Që nga koha e Parlamentit Erion Braçe: Nuk ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’ në Mirditë...
Analisti, Agim Baçi thekson se aferat e zv.kryeministres Belinda Ballukut e kanë vënë në momentin më të vështirë...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, deklaroi se dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk përbën rr...
Projektligji për marrëveshjen fiskale ka nxitur një debat të gjerë për transparencën e listës së bizneseve që ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e organizuar në Mirditë, shprehu mirënjo...
Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer në një narko-shtet, nd&e...
Nga Rrësheni në kuadër të takimeve me demokratë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka disk...