Flakët rrezikojnë banesën dhe stacionin e ujit në Tërbun të Pukës
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, deklaroi se dosja e zv/kryeministres Belinda Balluku nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, pavarësisht se ai ‘ka problem me veten’. Sipas Hoxhës, dosjet e vërteta që e vënë në pozitë të vështirë Ramën janë ato të hetimeve ndërkombëtare, përfshirë çështjen McGonigal dhe atë të kartelit Sinaloa.
Hoxha u shpreh se Rama ‘është i paprekshëm’ brenda sistemit të drejtësisë shqiptare, ndërsa informacionet që dalin në media ‘rrjedhin nga SPAK’, çka sipas tij shpjegon edhe faktin se ‘personazhet e botës së krimit flasin mirë për kryeministrin’.
‘Edi Rama në fakt problem ka veten, nuk ka problem askënd tjetër, por ai është i paprekshëm.
Edhe ato informacione që dalin, rrjedhin nga SPAK, dhe këta kujdesen kaq shumë, sa personazhet e botës së krimit flasin mirë për kryeministrin, ndërkohë ne e dimë se çfarë është aty brenda’, tha gazetari.
Duke komentuar çështjen McGonigal, gazetari tha se hetimet amerikanë zbuluan korrupsion në nivele të larta, duke përfshirë ‘korruptimin e një zyrtari të FBI-së’ për të ndërtuar një narrativë se opozita shqiptare kishte lobuar me para ruse.
‘Edi Rama është në situatë më të rëndë se Belinda, por në çështje që kanë të bëjnë me hetime ndërkombëtare, ky është hetim i brendshëm dhe e ka kollaj.
Është hetim i rëndë McGonigali, sepse doli që qeveria shqiptare, nga zyra e tij, ka dalë informacioni dhe është korruptuar zyrtari i FBI-së, për të krijuar një narrativë se opozita ka lobuar me para ruse. Kështu je i kapur dhe u gjet edhe ai garazhi atje, ku janë dhënë paratë. Edhe pse kjo është maja e ajsbergut se nuk janë dhënë vetëm 220 mijë dollarë aty, por është provë e kapur nga autoriteti hetimor më i mirë në botë sot’, theksoi Hoxha në SYRI TV.
Gazetari Artan Hoxha solli në vëmendje edhe çështjen e kartelit meksikan Sinaloa, të shpallur organizatë terroriste nga SHBA. Sipas tij, pati momente kur në Shqipëri shpërthyen përplasjet mes grupeve të interesit, madje edhe ‘luftë kazinosh’, por ngjarja u mbulua dhe nuk mori vëmendjen e duhur mediatike.
‘Tek historia tjetër e Sinaloas, që u shpall nga SHBA si organizatë terroriste. Ti e ne në kryeministri burrin, ne merreshin me Arubën. Ka qenë në një moment në Shqipëri, ku pat luftë kazinosh, por nuk mori vëmendjen e duhur në media, se kjo histori u mbulua.
Çështje që Rama ka problem, ka këto çështjet ndërkombëtare, se aty nuk ka çfarë bën se nuk e ka në dorë situatën’, nënvizoi gazetari.
Sipas Hoxhës, kryeministri nuk po ndërhyn për të mbrojtur Belinda Ballukun, por po dërgon mesazh tek hetuesit që ‘të mos guxojnë të afrohen te telefoni i tij’. Duke komentuar çështjen Balluku, gazetari tha se pas saj fshihet një rrjet i gjerë interesash politike, ekonomike dhe kriminale.
‘Në rastin konkret ai nuk po mbron fare Belindën, por po u thotë atyre që po hetojnë çështjen dhe kanë telefonat aty, po u rikujton që u tha, mos guxoni të afroheni tek telefoni im.
Në çdo çështje korrupsioni, po nisi hetimi dhe u tërhoq litari, ai shkon në bulevard. Askush nuk e le litarin të shkojë në bulevard, por e presin.
Po të ishte ndjekur standardi me çështjet e tjera, SPAK duhej të shkonte në parlament dhe ta linte topin në derën e tyre, dhe ti thoshte parlamentit që unë ta solla dhe duke mos i dhënë kohë dhe Ramës.
Rama do vetëm 1 javë kohë sa të rivendosë kontaktet. Belinda Balluku është maja e ajsbergut të një grupi të madh interesash politike, ekonomike, kriminale. Është një botë pas saj. Dhe në momentin që ti do heqësh Belindën do u thuash këtyre mbrapa që, unë jam, unë e kontrolloj situatën dhe do vazhdoni me mua’, tha gjatë bisedës Hoxha.
Projektligji për marrëveshjen fiskale ka nxitur një debat të gjerë për transparencën e listës së bizneseve që ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e organizuar në Mirditë, shprehu mirënjo...
Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer në një narko-shtet, nd&e...
Nga Rrësheni në kuadër të takimeve me demokratë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka disk...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Rrëshen ku po zhvillohet foltorja e dytë. Berisha e ka cilësuar foltoren e dyt&eu...
Në studion e ‘Task forcë, në Syri TV, juristja Endira Bushati deklaroi se masa e pezullimit të kërkuar fillimisht për Belind...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në studion e emisionit Task Force në Syri Tv, komentoi reagimet e fundit nga SHBA, duke theksuar se artikulli i pub...
Nga Alba Kepi Një kroat e dy ish zv ministra socialistë drejtojnë Kolegjin europian në Tiranë. Sa i pavarur është Kolegji ...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal te raporti i Avokatit të Popullit, i ...
Media e njohur amerikane, Washington Examiner, në një artikull të saj ngre alarmin për një çështje që mund të t...