Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve elektorale duke u ndalur mesditën e sotme në Tiranë. Berisha premtoi legalizim të plotë në Laprakë. Ai tha se paqja fiskale e kryeministrit Edi Rama është parajsë për botën e krimit. Gjithashtu Berisha shtoi se dy vite më parë Rama filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër, sipas tij, veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla.
"Por unë i garantoj atje ku janë se asnjë qindarkë, asnjë dollarë, asnjë euro nuk do mund të sjellin në Shqipëri. Jo. Sepse çfarë ndodhi këtu me këtë? Nuk ka vend në Europë, në të cilin monedha e vendit të ketë rrëzuar përdhe euron. Euro për shkak të narkoeurove ka humbur 35 përqind të vlerës. Po. Kjo do të thotë qindra mijëra shqiptarë humbën vendet e punës në ndërmarrjet e eksportit. Falimentuan. Se ato çdo transaksion e kanë në euro", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, unë firmos këtu para jush një kontratë me ju. E tha shumë bukur zoti Marku se unë fjalën time e mbaj.
Nuk thotë njeri që unë nuk kam mbajtur ndonjëherë fjalën, por jam këtu për t’u zotuar para jush se në mënyrë absolute asnjë banesë e juaja nuk do të preket dhe se do ketë legalizim të plotë total dhe pastaj urbanizim. Legalizim dhe pastaj urbanizim. Ky është parimi që ndjekim ne. Ndaj dhe atyre që ua kanë prishur... nuk harroj unë betejat tuaja për shtëpitë tuaja, edhe ata do dëmshpërblehen sipas këtij parimi. E dëgjuat dje, paqja fiskale, çfarë është paqja e tij fiskale?
Paqja e tij fiskale është amnistia, është parajsa për botën e krimit, është ndëshkim për ju qytetarë të dashur. Ua shpjegoj unë si është puna. Ky, dy vite më parë filloi reklamoi me të madhe amnistinë fiskale, kur nuk kishte asnjë synim tjetër veçse të sillte paratë e drogës, të klaneve mafioze, të vinin në Shqipëri dhe të ndërtoheshin kulla siç po ndërtohen. Natyrisht BE e diktoi këtë. Kjo ishte një inkurajim i tmerrshëm i krimit. Në sallën e gjyqit në Belgjikë, trafikanti deklaroi sipas televizionit belg, se vetë kryeministri më kishte premtuar se do mund të investoja paratë në Shqipëri. Tani thotë paqja fiskale.
Ai vetë është në paqe dhe bashkëpunim të ngushtë me ta.
Por unë i garantoj atje ku janë se asnjë qindarkë, asnjë dollarë, asnjë euro nuk do mund të sjellin në Shqipëri. Jo. Sepse çfarë ndodhi këtu me këtë? Nuk ka vend në Europë, në të cilin monedha e vendit të ketë rrëzuar përdhe euron. Euro për shkak të narkoeurove ka humbur 35 përqind të vlerës. Po. Kjo do të thotë qindra mijëra shqiptarë humbën vendet e punës në ndërmarrjet e eksportit. Falimentuan. Se ato çdo transaksion e kanë në euro. Dhe rënia 35 përqind e euros faktikisht ua asgjësoi fitimin dhe i detyroi të kyçin sipërmarrjet. Të dalin nga puna dhjetëra mijëra punëtorë shqiptarë dhe të ikin në emigracion. Merr fund kjo. Asnjë paqe me ta nuk ka. Me bandat kriminale ka vetëm ligj, ligj dhe vetëm ligj.
Po, gjobat do ua falim ju, ju o qytetarë të ndershëm, ju që keni përjetuar brutalitetin, arrogancën e inspektoriateve, e zyrtarëve, e ministrave të tij. Çdo gjobë që është vendosur mbi ju, me datën 12 maj bëhet zero. Këta u marrin ju kamatë vonesat e 25 viteve më parë. Këta nuk kanë ligj, as moral. Po ato u falën në momentin kur KESH kaloi tek CEZ. Dhe këta vazhdojnë i mbledhin dhe ua mbajnë ju si lak në fyt. Që të gjitha falen. Bizneset do kenë çmimin e energjisë nga 18 lekë në 6 lekë. Familjarët nga 9.5 në 7 lekë. Tarifat e ujit do përgjysmohen. Taksa antikushtetuese e arsimit e bashkisë do hiqet menjëherë. Bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa më shumë se 1 përqind të xhirosë së biznesit dhe një seri lehtësimesh do bëhen për biznesin e vogël.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve elektorale duke u ndalur mesditën e sotme në Tiranë. Beris...
LAPRAKË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Laprakës ditën e sotme, në kuadër t&...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me takimet e tij elektorale dhe këtë mesditë ai ishte në Tir...
TIRANË- Është zhvilluar sot Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga LDK-ja me temë ‘Global She’. Në k&eu...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar edhe sot me takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. ...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar edhe sot me takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. ...
VLORA- Kandiatja e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Briseda Çakërri duke te ka përqafuar si një pjesë e ...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendi...
TIRANA- Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të dat&...
KAVAJA- Zëvendëspresidenti i CDI, Elmar Brok, ka mbajtur fjalën në takimin elektoral të PD-së në Kavajë. Brok shp...