POLITIKE

Berisha: Rama, turp qeveritar në sytë e botës; opozita e çoi në ‘kilometrin e fundit’

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 20:18
Berisha: Rama, turp qeveritar në sytë e botës; opozita e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve në ‘Astir’ hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë ‘turp qeveritar në sytë e botës’.

Deklarata e Berishës lidhet me raportin e sotëm të Parlamentit Europian për integrimin e Shqipërisë.

Kryetari i PD-së theksoi se opozita ka arritur në ‘kilometrin e fundit’ të përballjes politike, duke deklaruar se, bisha është ‘plagosur për vdekje’ nga denoncimet dhe qëndresa qytetare.

Ai u shpreh se, sipas tij, kryeministri është damkosur ndërkombëtarisht për çështje që lidhen me korrupsionin dhe proceset zgjedhore.

Berisha deklaroi se disa rezoluta të forcave politike të djathta në arenën ndërkombëtare kanë akuzuar qeverinë shqiptare, ndërsa kanë mbështetur Partinë Demokratike si alternativë politike.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ku është sot hajduti që ju thoshte se kam mbjellë 1 milion pemë, pasi kishte vjedhur fondet e 1 milion fidanëve?

Ku është sot ky hajdut? Atje ku e meriton! Ju qëndruat në betejë të vështirë, të lodhur, të dëshpëruar, por nuk u dorëzuat. Jo. Qëndresa në opozitë është mision. Nuk ka mision më fisnik për njeriun. Se çdo njeri mund të thotë, tani jam tërhequr, tani s'po merrem më. Po ju nuk e thatë. Demokratët nuk e thanë këtë. Jo, jo.

Ndaj dhe ne arritëm, arritëm shumë. Arritëm në kilometrin e fundit. Dhe në këtë kilometër pa diskutim kemi vështirësi. Po arritëm në këtë kilometër, pasi kemi plagosur bishën për vdekje. Pasi kemi damkosur Edi Ramën njëherë e përgjithmonë si kryehajdut i kombit. Arritëm!

Pasi i dhamë atij atë ndëshkim, atë plagë, atë damkë nga e cila ai nuk shërohet më kurrë. Ju e patë. Ju e patë se si, se si 8 rezoluta të të gjitha forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë në botë damkosën Edi Ramën si narkodiktator.

Damkosën Edi Ramën si armik të votës së lirë. Damkosën Edi Ramën si hajdut të papërmbajtur dhe mbështetën Partinë Demokratike, si një forcë politike që mbron interesat tuaja, si një forcë politike që ka një program shpëtimtar për Shqipërinë, që ka një program për qytetarët, mëkëmbjen e tyre, rrogave, pensioneve, shërbimeve të tyre, që ka një program për luftën me zero tolerancë kundër korrupsionit, për shtypjen me të gjithë forcën e ligjit të krimit.

Mbështetën Partinë Demokratike me besim të plotë, se ajo është parti e vlerave, e idealeve demokratike të qytetarëve.

Miq, po të kthehemi jo shumë larg, po dhe dy vite më parë Edi Rama, i cili zëvendësoi vlerat, moralin e vlerave dhe të ligjeve të drejta, me moralin kriminal të familjes së tij. Mbahej me lavdata falë korrupsionit që bënte dhe lobimeve korruptive të tij.

Shpallej shembull e të tjerë e të tjerë. Çfarë është sot Edi Rama në sytë e botës? Është, dijeni mirë, një turp qeveritar. Është një njeri i plagosur dhe i pashpresë.

Me cilindo që bisedoj, duhet t'ju rrëfej këtu një të vërtetë. Në mënyrë absolute, çdo njeri i çdo funksioni që është, në mënyrë të çuditshme, në fund të bisedës më thotë: Zoti Berisha, këto gjëra janë gjëra nga të pabesueshmet që mund të ndodhin. Janë gjërat më të paimagjinueshme që mund të ndodhin. Dhe ne persistuam.

Ne me vendosmëri, duke mbrojtur interesat tuaja, duke mbrojtur përpjekjet tuaja, duke mbrojtur qëndresën tuaj, ne e zhveshëm atë lakuriq, siç është, faqezinj. Ne i treguam botës se ç'përfaqëson njeriu që sillet me atlete të bardha për të tërhequr vëmendjen dhe për të harruar se kush është.

Dhe sot, cilido që lexon raportin, cilido nga ju që lexon raportin e sotshëm të Komisionit Europian, të votuar në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit, gjeni veten tuaj, gjeni fjalët tuaja, gjeni qëllimet tuaja.

Dhe kjo është merita juaj. Është meritë e jashtëzakonshme. Nuk u mposhtët, po qëndruat. Nuk u dorëzuat, po qëndruat të pamposhtur. Në rreshtat e para, raporti thotë se në Shqipëri, institucionet shtetërore në zgjedhje u shkrinë me strukturat e partisë së krimit, Partisë së Edi Ramës, se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet.

Pra, nuk ishin zgjedhje. Ky raport përmban gjithçka ju keni denoncuar. Është dëshmi pra, është një dokument i qëndrimeve tona të drejta. Në këtë raport, Edi Rama akuzohet se mbrojti me mandate krimi Lubi Ballukun, de facto veten e tij.

Në raport akuzohet Edi Rama për investitorë strategjikë. Vjedhjes me investitorë strategjikë. Në raport denoncohet me forcën më të madhe, nisma antishqiptare e Ballkanit të Hapur, që e shkatërroi bujqësinë e vendit. Po ne qëndruam.

Ne së bashku mbushëm bulevardin. Por ai do sillte Vuçiç e Zaevin. Pra, miqtë e mi, e kemi një kushtrim. Vërtet s'kemi realizuar maksimalen që meritojmë, por kauza jonë është bërë kauzë botërore. Zëri ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve.

Kemi sakrifikuar, keni sakrifikuar, por keni qenë avokatë, avoketër, të interesit kombëtar, të interesit të shqiptarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë