I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një raport i fundit ka ekspozuar një panoramë tejet shqetësuese për Shqipërinë, duke nxjerrë në pah lidhje të thella mes qeverisjes, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Analiza e raportit tregon se ekonomia informale, e ushqyer nga paratë e pista, luan një rol kyç në mbijetesën e ekonomisë kombëtare, ndërsa fondet e Bashkimit Evropian dyshohet se keqmenaxhohen sipas një “manuali” politik.
Sipas analizës, ekziston një paradoks tronditës: paratë e taksapaguesve evropianë, të ardhura në Shqipëri përmes fondeve IPARD, menaxhohen në mënyrë të dyshimtë nga zyrtarë të lartë, ndërkohë që paratë e pista nga tonelatat e kokainës, e cila konsumohet po në Evropë, pastrohen në Shqipëri dhe futen si para të ligjshme në sistemin financiar, duke u rikthyer potencialisht edhe në ekonominë evropiane.
Shqipëria përshkruhet si një “parajsë e sigurt” jo vetëm për investimet e grupeve kriminale, por edhe për pasuritë e sekuestruara të tyre, të cilat askush nuk guxon t'i prekë. Investigime të fundit tregojnë se qindra milionë euro pasuri të bllokuara nga drejtësia, në fund rikthehen sërish në duart e po këtyre grupeve.
Problematika është ndërtuar mbi tre shtylla kryesore.
Së pari, procesi zgjedhor dhe shkrirja e partisë me shtetin.
Në një kohë kur qytetarët përballen me kosto të lartë jetese, siç është çmimi i karburantit, ministra dhe drejtorë përdorin automjetet dhe fondet shtetërore për të zhvilluar fushatë elektorale për partinë në pushtet.
Shtylla e dytë është korrupsioni dhe mbrojtja e tij nga nivelet më të larta politike.
Kryeministri Edi Rama akuzohet se ka marrë personalisht në mbrojtje zyrtarë të lartë të përfshirë në afera të mëdha korruptive, si ajo e inceneratorëve, duke u dhënë imunitet politik.
Shtylla e tretë dhe më e rrezikshmja është krimi i organizuar. Shqipëria paraqitet si pjesë e një “pakete” me Serbinë, ku kartelet shqiptare të drogës bashkëpunojnë ngushtë me grupe kriminale serbe dhe malazeze.
Ky bashkëpunim, i cilësuar si një “Open Cartel”, ka rënë në vëmendjen e agjencive ndërkombëtare si DEA.
Të gjitha këto zhvillime, sipas analizës, ndodhin me “bekimin” e kreut të qeverisë, ndërsa pastrimi i parave nuk kufizohet vetëm në sektorin e ndërtimit, por është shtrirë në të gjitha degët e ekonomisë, duke e bërë krimin një faktor kyç të stabilitetit ekonomik të vendit.
Gazetari Elkier Bushkolaj, në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, theksoi: “Të dyja pikat janë edhe thembra e Akilit e të gjithë kësaj historie. Pse? E para, fondet e IPARD-it janë, janë taksat e qytetarëve europianë, të cilat kanë ardhur në Shqipëri dhe janë menaxhuar sipas manualit Rama-Balluku-Veliaj, pra apo dhe Beqaj, se është dhe ai pjesë e kësaj historie. Ndërsa kur vjen puna tek tonelatat e kokainës, duhet të kemi parasysh që janë qytetarët europianë ata që e konsumojnë lëndën narkotike që sjellin grupe shqiptare dhe që këtu në Shqipëri kanë një bazë, ose më saktë kanë qeverinë e tyre, dhe në shumë raste paratë e pista që pastrohen në Shqipëri futen si para të ligjshme në ekonominë europiane.
Shqipëria ka arritur deri në atë pikë, sa këtu nuk janë të sigurta vetëm investimet e grupeve kriminale, po këtu janë të sigurta dhe pasuritë e sekuestruara të grupeve kriminale se askush nuk guxon t'i prekë. Dhe jo më larg se pardje doli dhe një investigim lidhur me këtë, se si me qindra milionë euro pasuri janë po aty dhe në finale rikthehen prapë tek një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale”.
Më tej gazetari Bushkolaj shtoi: “Ky raport në tërësi ne na ekspozoi tre trarë. Njëri ka të bëjë me procesin zgjedhor. Ne e kemi diskutuar dhe e kemi stërdiskutuar raportin e ODIHR-it dhe baza kryesore e këtij raporti ishte raporti i zgjedhjeve të 19 majit për OSBE ODIHR.
Po le ta lidhim pak me aktualitetin. Shkrirja e partisë me shtetin. Çfarë ndodh? Në një kohë që qytetarët shqiptarë dynden masivisht në Kosovë, Maqedoni, në Mal të Zi, Greqi për të mbushur makinat me karburant, ministrat dhe drejtorët e kësaj qeverie i ke çdo pasdite dhe çdo fundjavë duke bërë fushatë me makinat e shtetit. Edhe me karburantin e shtetit. Pra me taksat e të gjithë shqiptarëve duke bërë fushatë për partinë.
Tani, pika e dytë ose trari i dytë, që është më i rrezikshmi, patjetër lidhet me korrupsionin dhe me mbrojtjen e korrupsionit. Pse? Është vetë kryeministri Edi Rama. Afera e Aksit e mori vetë në mbrojtje dhe u tha mjafton të mbyllni gojën dhe mos të flisni në anglisht apo në gjermanisht edhe...
Afera e Belinda Ballukut, aferat e Erion Veliajt, pavarësisht çështjes për të cilën po gjykohet Erion Veliaj edhe po shkon. Pra korrupsioni është trari i dytë.
Ndërkohë që trari i tretë lidhet me atë që janë grupet e strukturuara kriminale dhe këtu Shqipëria, për fat të keq, këtu vjen paketë me Serbinë.
Jo më larg se para dy ditësh doli dhe një investigim për kartelet e rrezikshme dhe aty u ekspozua ai bashkëpunimi që e kemi parë në Open Balkan, vetëm se këtë herë në Open Cartel, që ishin grupet kriminale të trafikut të lëndëve narkotike në bashkëpunim me grupet serbe.
Pra nuk ishin aty as shqiptarët e Kosovës, as shqiptarët e Maqedonisë apo grupet maqedonase, por ishin grupet shqiptare, grupet malazeze, edhe grupet serbe si një faktor i rrezikshëm dhe si një faktor që është në lupën e DEA-s. Dhe të gjitha këto kanë bekimin e kryeministrit Edi Rama. Çfarë ndodhi?
Është folur shumë për pastrimin e parave dhe këtu duket sikur pastrimi i parave ndodh vetëm në ndërtim. Nuk është kështu. Pastrimi i parave ndodh në të gjitha sektorët e ekonomisë. Është në ndërtim, është në turizëm, është në sektore të tjerë”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me demokratët e Mirditës, ku ka bërë thirrje për pje...
Shefja e presidencës qipriote të BE, Marilena Raouna, ka marrë një telefonatë nga kryenegociatorja shqiptare, Majlinda Dhuka, për ...
Rezoluta e miratuar së fundmi në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian mbi progresin e Shqipërisë ka shkaktu...
Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro nuk ka arritur të pezullojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, pasi Gjykata e Posaçme ka rrë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se gjykimi i Presidentit Ilir Meta po zhvillohet në kushte t&...
Në raportin për Shqipërinë për vitin 2025, të miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, përmendet edhe &c...
Presidenti Bajram Begaj ka mirëpritur miratimin e raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, duke theksuar...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë nderime për Ditën e Dëshmorëve, duke ...
Gjykata Kushtetuese u shndërrua sot në arenën e një përplasjeje të fortë politike dhe juridike, ku opozita akuzoi mazhoranc...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i sapovotuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqip&...