POLITIKE

"U përballët dhëmb për dhëmb me narkodiktatorin Rama", Berisha- demokratëve: Qëndresa juaj shpëtoi opozitën

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 19:57
"U përballët dhëmb për dhëmb me narkodiktatorin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Astirit, vlerësoi qëndresën e banorëve ndër vite, duke e cilësuar atë si vendimtare për mbijetesën e opozitës në vend.

Në fjalën e tij, Berisha shprehu mirënjohje për qytetarët e Astirit, të cilët i quajti ‘simbol frymëzimi’ për qëndresën dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ai theksoi se në një periudhë të vështirë politike, kur sipas tij opozita përballej me presion dhe tentativë për t’u zbehur, protestat e kësaj zone luajtën rol kyç.

Berisha kujtoi protestat e banorëve të Astirit, duke përmendur edhe angazhimin e Klevis Balliu, si pjesë e një rezistence të gjatë kundër asaj që ai e cilësoi si shkelje të të drejtave qytetare.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe mirënjohjen time më të pakufijshme, nderimin tim më të madh dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, qytetarët dhe qytetarët e Astirit, simbol frymëzimi për çdo qytetar në qëndresën dhe betejën e tyre për dinjitet, për nder, për të drejtën e vet.

Ju, në një kohë shumë të vështirë, në një kohë kur regjimi ngjitej drejt majave të pushtetit, kur opozita zvarritej, në batakun e regjimit, ju qëndruat të pamposhtur. Shënuat rekord në protestën tuaj, së bashku me Klevis Balliun, për të drejtat që shkelmonte një regjim armiqësor, për të drejtat që shkelmonte një regjim banditesk, një regjim pa ligj, pa moral.

Dhe ato ishin kohëra të vështira, shumë të vështira, sepse zëri juaj bëhej gjithçka që të shuhej, të mos dëgjohej. Bëhej çdo gjë që opozita të mos ishte. Bëhej gjithçka për një Shqipëri pa opozitë. Kurse ju qëndruat. Ndaj dhe them këtu para jush, ju jeni frymëzim i qëndresës qytetare dhe meritoni nderimin më të madh nga të gjithë qytetarët e Tiranës.

Meritoni një nderim ju dhe të gjithë qytetarët të cilët në këto vite bënë gjithçka, u përballën dhëmb për dhëmb me narkodiktatorin, me Edi Ramën. Njeriun që moralin kriminal të familjes së tij, moralin prej krimineli të babait të tij biologjik, të xhaxhait të tij, e shtroi në moralin e qeverisjes së tij kundër shqiptarëve, e shtroi në përqëndrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij të zeza.

E shtroi në bashkëpunimin e tij më të ngushtë me bandat më vrastare, me organizatat më kriminale, me kartelet e drogës. E shtroi në shkatërrimin e procesit zgjedhor dhe shtrirjen e zgjedhjeve në një farsë elektorale. E shtroi në plaçkitjen më të madhe të shqiptarëve në histori.

Miq, ju garantoj se të gjitha pushtimet dhe të gjitha regjimet marrë së bashku nuk kanë plaçkitur qytetarët e këtij vendi sa ç'ka plaçkitur Edvin Balluku dhe Lubi Rama me kompaninë e tyre. Por, qëndresa juaj, protesta juaj, revolta juaj, në periudhën më të vështirë, ka qenë shpëtimtare. Ka qenë shpëtimtare për shpirtin opozitar të këtij populli. Ka qenë shpëtimtare për opozitën. Ishte shpëtimtare dhe do jetë shpëtimtare për bashkinë dhe për Shqipërinë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë