I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Qëllimi është t’i shërbejmë qytetaritër reformën administrativo-territoriale, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi deklaroi se reforma e vitit 2014 ka dështuar dhe se vendi ka nevojë për një model të ri, të bazuar te qytetari, shërbimet dhe decentralizimi real.
Boçi theksoi se dëgjesat publike nuk duhet të mbeten një ushtrim formal, por duhet të prodhojnë një përfundim konsensual mes opozitës dhe mazhorancës.
“Ky komision duhet të ketë një konkluzion konsensual. Përndryshe, të gjitha dëgjesat, gjithë fjalët e mira dhe gjithë investimi i bërë gjatë kësaj kohe nuk vlejnë,” u shpreh Boçi.
Ajo tha se territori nuk mund të lexohet vetëm në Kuvend apo në komisione parlamentare, por në realitetin e përditshëm të qytetarëve.
“Territori lexohet në rrugët e braktisura, në fshatrat e Vlorës, në problemet që ka Saranda, Orikumi, Kota, Selenica dhe e gjithë hapësira e këtij qarku. Vlora nuk është vetëm Lungomare. Vlora është shumë më e madhe,” deklaroi ajo.
Sipas Boçit, reforma e vitit 2014 nisi si reformë administrative, por përfundoi si projekt politik që e ktheu pushtetin vendor në zgjatim të pushtetit qendror.
“Reforma e 2014–2015 nisi si reformë administrative dhe përfundoi si reformë politike. Kjo varësi e ka shkatërruar pushtetin vendor. Ajo ishte reformë e pushtetit, jo e qytetarit,” tha deputetja demokrate.
Boçi ngriti shqetësimin se bashkitë sot kanë më pak liri, më pak shërbime reale dhe më shumë varësi nga qeveria qendrore. Ajo përmendi edhe faktin se 43 kryetarë dhe ish-kryetarë bashkish janë përballur me SPAK, si tregues të degradimit të modelit aktual vendor.
“Vendet e punës janë shtuar, abuzimi është shtuar, centralizimi është rritur dhe 43 kryetarë apo ish-kryetarë bashkish kanë përfunduar në dyert e SPAK. Ky është realiteti,” u shpreh Boçi.
Në fund, ajo paraqiti qëndrimin e PD për reformën e re territoriale, duke kërkuar funksionalitet, më shumë kompetenca, më shumë shërbime dhe ndarje territoriale që i përgjigjet nevojave reale të qytetarëve.
“Orikumi duhet të jetë bashki më vete. Mifoli duhet të jetë bashki më vete. Zona e Kotës duhet të jetë bashki më vete. Territori nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi është t’i shërbejmë qytetarit,” përfundoi Boçi.
Boçi: Të dashur qytetarë të Vlorës, të nderuar deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor,
Sot është dëgjesa e katërt për reformën territoriale. Vlora ka specifikën e vet, sepse shpirti vlonjat e thotë të vërtetën.
E përshëndes punën e komisionit dhe faktin që po zhvillohen dëgjesa me komunitetet. Kjo është një gjë e mirë, por nuk duhet të mbetet vetëm këtu. Ajo që kemi kërkuar si përfaqësues të Partisë Demokratike, dhe dua ta insistoj sërish, është që ky komision duhet të arrijë në një konkluzion konsensual, të dakordësuar nga PD dhe mazhoranca. Përndryshe, të gjitha këto dëgjesa, gjithë këto fjalë të mira dhe gjithë investimi i bërë gjatë kësaj kohe nuk vlejnë.
Kjo dëgjesë vlen më shumë se bisedat e mbyllura në salla dhe vendimet e marra brenda katër mureve. Këto dëgjesa nuk duhen vetëm për denoncime apo lavdërime, por për të përcjellë propozime të rëndësishme nga zëri i qytetarëve.
Territori nuk lexohet në Kuvend dhe as vetëm në komision. Territori lexohet në dëgjesat publike, në rrugët e braktisura, në fshatrat e Vlorës, në problemet që ka Saranda, Orikumi, Kota, Selenica dhe e gjithë hapësira e madhe e këtij qarku, që është ndër më të rëndësishmit në vend. Vlora zë gati 10% të sipërfaqes së Shqipërisë dhe ka një peshë të madhe edhe në popullsi sipas censusit.
Reformat janë ato që duhet të sjellin ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët. Jam dakord që pushteti vendor ka lidhje të fortë me ndjeshmërinë qytetare. Prandaj kjo reformë ka rëndësi të madhe dhe specifike.
Pse kemi ardhur përsëri te kjo reformë? Sepse duket sikur po jetojmë në regjimin e reformave. Por ne nuk duhet të krahasojmë veten thjesht me vitin 2014. Duhet të krahasojmë atë që u premtua në vitin 2014 me atë që solli realisht kjo reformë. Këtu është esenca e qëndrimit tonë.
A dështoi reforma e vitit 2014? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje tregon se ku ndodhemi sot. A është më mirë jeta e qytetarit para apo pas kësaj reforme? Le ta shohim realisht se ku ndodhet sot pushteti vendor në Shqipëri.
Na duhet sinqeritet, personalitet dhe guxim për t’i shërbyer qytetarit dhe pushtetit vendor. Këtu nuk na ka sjellë “reforma e suksesshme” e vitit 2014. Këtu na kanë sjellë shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve.
Ajo reformë nuk u ka dhënë liri as kryetarëve të bashkive, të cilët i kanë duart e lidhura nga pushteti qendror. Madje nuk na ka sjellë këtu as Bashkimi Europian, edhe pse ne duam të jemi pjesë e tij. Na kanë sjellë këtu nevojat reale të qytetarëve.
Dështimin e vitit 2014 e prekim në çdo cep, por në Vlorë ju e ndjeni më mirë. Në Gjirokastër pamë një ndarje territoriale më të balancuar në lidhje me popullsinë, por përsëri kishte probleme decentralizimi. Elbasani ka probleme edhe në ndarjen territoriale, edhe në decentralizim. Vlora është një rast miks.
Edhe raporti i Bankës Botërore i vitit 2024 e thotë këtë, duke marrë si shembull Selenicën dhe bashki të tjera, ku madhësia e bashkive nuk e zmadhoi qytetarin, por e zvogëloi atë. Këto ndarje territoriale ulën fuqinë e shërbimeve, pa folur për diskriminimin mes territorit, zonave urbane dhe rurale.
Edhe këtu në Vlorë kemi diferenca të mëdha shërbimesh në lagje të caktuara. Sepse Vlora nuk është vetëm Lungomare. Vlora është shumë më e madhe.
Mbi të gjitha, ajo që shmanget dhe duhet artikuluar qartë është se reforma e viteve 2014–2015 nisi si reformë administrative dhe përfundoi si reformë politike. Nisi si ide administrative, por u kthye në projekt politik. Pushteti vendor u perceptua si zgjatim i pushtetit qendror.
Kjo varësi e ka shkatërruar pushtetin vendor. Ajo ishte reformë e pushtetit, jo e qytetarit. Dhe si e tillë nuk i shërben qytetarit.
Sot po shohim se vendet e punës janë shtuar, abuzimi është shtuar, centralizimi është rritur dhe 43 kryetarë apo ish-kryetarë bashkish kanë përfunduar në dyert e SPAK. Ky është realiteti
A duam zgjidhje? Po. Ne jemi të qartë në qëndrimin tonë: funksionalitet, dhënie kompetencash dhe shtim shërbimesh. Duhet mbështetje nga buxheti i shtetit dhe një ndarje territoriale që i shërben qytetarit.
Orikumi duhet të jetë bashki më vete. Mifoli duhet të jetë bashki më vete. Zona e Kotës duhet të jetë bashki më vete.
Ne duhet të flasim për shërbimet dhe për territorin, sepse territori nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi është t’i shërbejmë qytetarit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Astirit, vlerësoi qëndresën ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, njëkohësisht drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, gj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka ngritur alarmin për sigurinë e transportit të nxënësve, duke denoncuar rastet ...
Deputetja e Partisë Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së emërimit të Genta Bu...
Një raport i fundit ka ekspozuar një panoramë tejet shqetësuese për Shqipërinë, duke nxjerrë në pah lidhje të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me demokratët e Mirditës, ku ka bërë thirrje për pje...
Shefja e presidencës qipriote të BE, Marilena Raouna, ka marrë një telefonatë nga kryenegociatorja shqiptare, Majlinda Dhuka, për ...
Rezoluta e miratuar së fundmi në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian mbi progresin e Shqipërisë ka shkaktu...
Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro nuk ka arritur të pezullojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, pasi Gjykata e Posaçme ka rrë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u shpreh se gjykimi i Presidentit Ilir Meta po zhvillohet në kushte t&...