POLITIKE

Berisha: Shqipëria nuk ka njohur kurrë një hajdute me çizme si Lubi Balluku!

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 13:08
Berisha: Shqipëria nuk ka njohur kurrë një hajdute me

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në një konferencë për mediet se Shqipëria nuk ka njohur kurrë një hajdute si “Lubi Balluku”, referuar kështu zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati theksoi se sipas tij Balluku është e akuzuar me dokumente për vjedhjen e qindra milionë eurove me tunelin e Llogarasë

Më tej, ai shtoi se është faktuar tashmë, jo një por në mënyrë të përsëritur rastet, kur energjia e prodhuar në Shqipëri iu është shitur kompanive të lidhur me Lubinë me 40 euro dhe këto e kanë shitur në treg me 140 euro, duke ndarë paratë me të.

Deklarata e Sali Berishës:

Berisha: Shqipëria nuk ka njohur kurrë një hajdute me çizme si Lubi Balluku! Vjedhjet më të mëdha të saj janë në fushën e energjisë

Në qoftë se marrim përfaqësuesit e tjerë që po dalin në pah gjatë këtyre 4 ditëve, janë përfaqësues të krimit të organizuar dhe korrupsionit në shkallën më të lartë.

Në historinë e Shqipërisë nuk ka pasur kurrë një hajdute- siç thotë populli- me çizme si Lubi Ballukun.

Lubi Balluku është e akuzuar me dokumente për vjedhjen e qindra milionë eurove me tunelin e Llogarasë, ndaj edhe në popull e thërrasin Lubi tuneli, me tigrat e saj të zi në Vlorë.

Por qytetarët shqiptarë të mos harrojnë se vjedhjet më të mëdha të saj janë vjedhjet në fushën e energjisë, ku ajo edhe pas krijimit të bursës për transaksione energjetike, anashkalon në çdo rast bursën për hir të xhepave të saj.

Janë faktuar tashmë, jo një por në mënyrë të përsëritur rastet, kur energjia e prodhuar në Shqipëri iu është shitur kompanive të lidhur me Lubinë me 40 euro dhe këto e kanë shitur në treg me 140 euro, duke ndarë paratë me të.

Ose rasti i tunelit të Llogarasë ku së bashku me Ramën, ajo hodhi poshtë ofertën 130 milionë dhe mori ofertën 200 milionë euro. Dhe sot, tuneli i papërfunduar ka shkuar në 220 milionë euro.

Të shohim sa do vazhdojë.

Lubi Balluku është autore e katërfishimit të çmimit të Rrugës së Arbrit.

Unë u deklaroj shqiptarëve se një km rrugë në Rrugën e Arbrit me gjerësi 11 metra, ka kushtuar më shtrenjtë se një km rrugë në Rrugën e Kombit me gjerësi 27 metra dhe me një tunel dy herë më të gjatë se sa tuneli i Murrizit.

Lubi Balluku është përgjegjëse për vjedhjen e madhe në rrugën Qukës- Qafë Pllocë, rrugë e cila njëlloj si Rruga e Arbrit, zgjati në ndërtim 16 vite.

Të dy rrugët përfunduan me 4-5 fishim të çmimit.

Nuk njeh kufij ajo për të vjedhur.

Një aktakuzë e rëndë për të është rruga Korçë-Ersekë, e cila u ndërtua në 18 kilometrat e para me shumën 800 mijë euro për km, kurse segmenti tjetër prej 17 km, u ndërtua me 15 milionë euro kilometrin.

Kjo kleptokrate e papërgjegjshme ka përgjegjësi përafërsisht sa Erion Veliaj në vjedhjen e tmerrshme me djegësin e Tiranës.

Pse? Sepse në përputhje me kontratën, drejtorinë e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit e kishte ministria që drejtohej nga Lubi Balluku.

Dhe Lubi Balluku nuk bëri qoftë dhe një supervizim të vetëm. Qoftë dhe një raport të vetëm.

Një bashkëpunëtor i tyre në krim, që quhet Altin Troplini, lëshoi urdhër-arresti për zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili nuk firmosi dokumentin themelor të djegësve.

I cili kundërshtoi pesë herë me shkrim kërkesën e Erion Veliajt për djegësin e Tiranës.

Mercenar Dumani, për djegësin e Tiranës, nxjerr jashtë hetimeve dhe fajësisë Edi Ramën, Erion Veliajn- që kishte falsifikuar dhe mashtruar në shkresat e tij- Lubi Ballukun që kishte detyrë mbikëqyrjen e punimeve, por duke e ditur se paratë i vidhte Edi Rama, ajo heshtte si fija e barit.

Të gjitha këto mbulohen nga një mercenar, nga një prokuror pa ligj dhe moral, i cili bëri çdo kompromis për të zgjatur mandatin e tij për shkak të krimeve që ka kryer.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 15 Shtator09:05

Diella në dritë të Diellit

Nga Klodian Tomorri Një nga gjërat që më të habitshme dhe më të pashpjegueshme në këtë botë, ësht&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë