Zbulohen milionat e Botërorit 2026/ Manchester City përfituesi më i madh nga fondi rekord i FIFA-s
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Partia Socialiste ka depozituar zyrtarisht dokumentin me propozimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare.
Dokumenti iu është depozituar kryetarit të Kuvendit, me firmën e Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Eduard Shalsit, Ulsi Manjës dhe Evis Kushit.Komisioni i Medias është ndarë ndarë në 3 pjesë dhe do t’i bashkohet atij të Jashtëm me Komisionin e Integrimit.
Sipas propozimit të PS, do të shtohet Komisioni Burimeve Natyrore, Komisioni për Turizmin dhe ai për Qytetarët, të cilat kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar që PD nuk do t’i votojë.
Lënda: Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar
NIKO PELESHI
Kryetar i Kuvendit
Baza ligjore: Neni 75, pika 2, i Kushtetutës dhe nenet 55 e 117 të Rregullores së Kuvendit
I nderuar z. Kryetar,
Bashkëlidhur do të gjeni projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar, së bashku me relacionin shoqërues, propozim i një grupi deputetësh.
Vendimi i Kuvendit:
REPUBLIKA E SHQIPERISE KUVENDI
PROJEKTVENDIM
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN E KUVENDIT NR. 166, DATË 16.12.2004, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 75, pika 2, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 117 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të një grupi deputetësh,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 19 pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Kuvendi miraton në seancë plenare ngritjen e 11 komisioneve të përhershme me emërtesat dhe fushat e përgjegjësisë si më poshtë:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat (Çështjet e politikave ekonomike me përqasjen ndaj tregut të përbashkët europian, Buxhetin e Shtetit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tij, marrëdhëniet e punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtoreve, financat publike, privatizimet dhe sistemi bankar.)
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. (Kodet dhe ligjet duke garantuar përputhshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre me standardin europian, organizimin e pushtetit gjyqësor dhe raportimin e tij, administratën e pushtetit gjyqësor, administratën publike, institucionet e pavarura në sistemin e drejtësisë.)
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. (Çështjet e brendshme, të rendit, organizimin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare e publike, organizimin e forcave të armatosura dhe bashkëpunimin ushtarak, çështjet e organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendor, emergjencat civile dhe mbrojtja nga fatkeqësitë, shërbimet sekrete.)
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet. (Çështjet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikat e zhvillimit të sportit.)
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. (Çështjet lidhur me politikat shëndetësore, sigurimet shoqërore, familjen, gruan dhe çështjet për mirëqenien sociale.)
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. (Çështjet në fushën e energjisë, burimeve natyrore dhe biodiversitetit, infrastrukturën, industrinë dhe telekomunikacionin, rregullimin e territorit, tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet për zhvillimin e qëndrueshëm.)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.(Çështjet në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, çështjet lidhur me veprimtarinë e mediave audiovizive dhe informimit dhe çështjet për garantimin e lirisë së shprehjes.)
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. (Çështjet e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit, çështjet e zhvillimit rural, çështjet e kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore, monitorimin e zbatimit të politikave në fushën e bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore)
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. (Çështjet e kulturës kombëtare dhe trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, politikat për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor të diasporës dhe të pjesëmarrjes së saj në proceset politike dhe sociale në vend.)
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. (Çështjet e integrimit europian, përafrimi i legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Europian, mbikëqyrja e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim- Asociimit, mbikëqyrja e asistencës financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë, monitorimi i negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, politikat e jashtme, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.)
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. (Monitorimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit, Shqyrtimi dhe ndjekja e nismave të qytetarëve dhe peticioneve; Realizimi dhe koordinimi, mbikëqyrja dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ekzekutivi, institucionet dhe agjencitë e pavarura prej tij, përmes koordinimit të procesit parlamentar për kontrollin post-legjislativ (PLS); Koordinimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.)
Neni 2
Në nenin 20 pika 3 shfuqizohet.
Neni 3
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI
Niko PELESHI
Blendi Klosi do të drejtojë Komisionin e Bujqësisë,
Milva Ekonomi do të drejtojë Komisionin e Ekonomisë,
Igli Hasani do të drejtojë Komisionin për Politikën e Jashtme,
Ulsi Manja do të drejtojë Komisionin e Ligjeve,
Bledi Çuçi do të drejtojë Komisionin për Punët e Brendshme,
Fatmir Xhafaj do të drejtojë Komisionin për Nismat Qytetare,
Damian Gjiknuri do të drejtojë Reformën Zgjedhore,
Anila Denaj do të drejtojë Komisionin për Burimet Natyrore.
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur grupin parlamentar, një takim që vjen tre ditë pas betimit n&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë të paraqitjes në SPAK pas një vendimi antikushtetuese t&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga jashtë SPAK-ut se drejtësia është plotësisht e kapur. Berisha theksoi s...
Nga Klodian Tomorri Një nga gjërat që më të habitshme dhe më të pashpjegueshme në këtë botë, ësht&e...
Kreu i sapozgjedhur i Parlamentit, Niko Peleshi, ka thirrur kryetarët e grupeve parlamentare për të nisur bisedimet mbi ndarjen e komisioneve, By...
“Sistemi i spiunimit” në Shqipëri duket se do të hyjë në nivel “master”, pasi tani do të ketë edhe pa...
Kryeministri Edi Rama dorëzoi zarfin me emrat e kabinetit të ri në Presidencë për t’u dekretuar. Risia që tërhoqi v&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video nga seanca e parë e konstituimit të parlamentit për legj...
Kreu i qeverisë Edi Rama, e quajti “marrëzi” pretendimin e liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, se “1 në &cced...
Eksperienca ka treguar se nëse Edi Rama e përcjell ndonjë nga vartësit e tij për të dalë nga dera si të padobishëm,...