Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Nga Klodian Tomorri
Një nga gjërat që më të habitshme dhe më të pashpjegueshme në këtë botë, është fuqia e pafundme e propagandës.
Kjo mund të kuptohet në shoqëritë e mbyllura. Mund të kuptohej para 100 viteve, kur informacioni ishte i kontrolluar. Por sot që informacioni dhe dija janë demokratizuar në çdo cep të planetit, ky mbetet një mister i madh.
Shikoni ça bëhet! Del kryeministri i Shqipërisë dhe thotë ne kemi shpikur të parët në botë, një soft i cili do të menaxhojë të gjithë tenderat. Kjo tani merret dhe bëhet lajm në të gjitha mediat shqiptare, por edhe në mediat më të mëdha të botës.
Niveli i dembilizmit kolektiv arrin majat, kur BBC-ja bën kronikë që qeveria britanike duhet të kopjojë Shqipërinë dhe të fusë inteligjencën artificiale tek procedurat e prokurimit.
Asnjëri nuk bën disa pyetje shumë të thjeshta.
Ore sa e avancuar është Shqipëria në teknologjinë e informacionit?
Çfarë niveli inovacioni ka ekonomia shqiptare?
Si ka mundësi, që nuk e shpiku Amerika këtë softin dhe të zhdukte korrupsionin në tendera dhe qeverisje.
Si ka mundësi, që Mirlinda e AKSHI-t, e cila është ekzekutivja e vetme në botë që nxorri të gjitha të dhënat e qytetareve të saj në pazarin e gjësë së gjallë, gjunjëzoi Bill Gates-in, Zuckerbergun, Elon Muskun, Sam Altmanin etj etj?
Si ka mundësi, që Shqipëria e Edi Ramës, e cila nuk prodhon dot as stilolapsa dhe shkrepëse, arrin të bëjë shpikjen më të madhe të shekullit duke i dhënë zgjidhje problemit më të madh të qeverisjes në botë?
Dhe e fundit fare. A mund të shpikë një nga qeveritë më të korruptuara të Europës, ilaçin e korrupsionit?
Askush nuk i bën këto pyetje. Se ne i kemi shndërruar në idhuj këto mediat e huaja. Por ja këtë nivel kanë dhe këta. Nuk është se vijnë nga Marsi.
Tani, kjo historia e Diellës është shumë e thjeshtë. E para u hodh për propagandë, që qeveria dhe kryeministri të kapnin disa tituj në mediat botërore. E dyta dhe më e rëndësishmja, ka një bisht të madh nga pas.
Është një projekt nja 180 milionë euro, që po negociohet me Bankën Botërore dhe Bashkimin Europian për investime në IT. Deri para ca kohësh e pati negociuar ai Myzyri i KPP-së, por pasi e mori SPAK-u dhe e futi në dollap, ngeci pak.
Prandaj po bëhet kjo. Do rruajnë ato 180 milionë eurot. Dhe në fund bëhet dhe një pyetje tjetër.
Linda e AKSHI-t, ça di të bëjë më mirë?
Të shpikë gjëra, që mahnisin botën apo të rruaje lekë?
Se kuzhinieri gatuan vetëm gjellën që di të bëjë. Dhe kjo vetëm këtë të dytën di të bëjë mirë.
Të besosh që bëri shpikjen e shekullit një institucion, ku po merren njerëzit peng, kjo është fuqia e jashtëzakonshme e propagandës.
Kreu i sapozgjedhur i Parlamentit, Niko Peleshi, ka thirrur kryetarët e grupeve parlamentare për të nisur bisedimet mbi ndarjen e komisioneve, By...
“Sistemi i spiunimit” në Shqipëri duket se do të hyjë në nivel “master”, pasi tani do të ketë edhe pa...
Kryeministri Edi Rama dorëzoi zarfin me emrat e kabinetit të ri në Presidencë për t’u dekretuar. Risia që tërhoqi v&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video nga seanca e parë e konstituimit të parlamentit për legj...
Kreu i qeverisë Edi Rama, e quajti “marrëzi” pretendimin e liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, se “1 në &cced...
Eksperienca ka treguar se nëse Edi Rama e përcjell ndonjë nga vartësit e tij për të dalë nga dera si të padobishëm,...
Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi dënoi ashpër përmes rrjeteve sociale dhunën fizike dhe kërcënimet e b&e...
Kryetari i Partisë Demokratike ka postuar shoqëruar me një koment të shkurtër, një video të bisedës së dy funksio...
Skulptori Adrian Dule, një nga miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, i njohur ndryshe edhe si “poçari” i kryem...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas dhunës së ushtruar nga gazetarit të Piranjave, Edon Kuqi nga biznesmeni Sinan Idrizi. R...