
Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje për intensifikimin e protestave dhe rikthimin e përditshëm në shesh, duke deklaruar se vetëm përmes qëndresës paqësore dhe masive opozita mund të largojë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
Në fjalën e tij në foltoren në Manzë, Berisha theksoi se protesta e 22 dhjetorit pati një jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe se opozita ka nisur një betejë demokratike, fillimisht në Parlament dhe më pas në rrugë, me synimin për të përmbysur atë që ai e cilëson si një regjim pa legjitimitet.
BERISHA: Ne e nisëm betejën tonë.
E nisëm në parlament. Po ju siguroj ju që e para, opozitën e keni të vërtetë.
Se kjo është e rëndësishme shumë. E nisëm në parlament, ju ftuam ju, mbush sheshit dhe rrugët.
E dyta, ne nuk jemi parti e dhunës. Unë e kuptoj se ka prej jush që me të drejtë mendojnë se këta mendojnë, këta meritojnë dajak dhe më shumë se dajak. Këta meritojnë hurin dhe më shumë se hurin, i meritojnë. Por ne prapë nuk jemi ajo parti.
Do t'ju jap dy shembuj. Të mos humbasim durimin.
Ne fitojmë, kemi fituar me qëndresën tonë paqësore. Si i përmbysëm ne në '91-shin? A nuk u rrëmbyen armët të gjitha anët kundër nesh, a ju kujtohet? Kur kur u rrëzua statuja e Enver Hoxhës, ne nuk rrëmbyem armët. Jo. Po ama barrikadat ia vumë.
Ua hodhëm në rrugë, nga shkolla e Bashkuar kur dolën të zbrisnin me tanke shtatorin e Enver Hoxhës, e gjetën të bllokuar me barrikada. Por armë nuk rrëmbyem ne. Ne fituam.
Në vitin '97, a erdhën me rebelim? Me dhunë, me armë. I përzumë me votë. Edhe tani do t'i përzëmë dhe ky është misioni ynë absolutisht me vendosmërinë më të madhe.
Jemi forcë demokratike, jemi opozitë demokratike. Ne do përdorim çdo mënyrë demokratike, jo të dhunshme për përzënien e tyre. Nuk rezistojnë dot ata.
Merrni pak historinë tonë. Ne kur na kanë vrarë edhe i kemi përzënë nga kryeministria, ju kemi vënë drurin e të tjerë. Por historia jonë është histori e përmbysjeve paqësore.
I përzumë në 2005-ën me votë. Tani Edi Rama që mendon se do t’i vjedhë qytetarët dhe do mbrohet aty ku është, të gjejë vrimën e miut ku të futet. Në mënyrë absolute, jo.
E patë se çfarë jehone botërore pati qëndresa në parlament e deputetëve dhe protesta e datës 22. E jashtëzakonshme! Ishte betejë e fituar nga ne në rrafshin e së drejtës.
Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t'i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo.
Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën si mi. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri.
Dhe unë jam i bindur se populli opozitar, populli i Manzës, i Durrësit e i gjithë Shqipërisë, do të jetë në lartësinë e këtij misioni. Lartësinë e shpëtimit të Shqipërisë, të shpëtimit të opozitës, të shpëtimit të kombit shqiptar, që po rrokulliset në mënyrën më të keqe.
Edhe një herë, gëzuar festat dhe lartësinë e misionit tonë.
Janari, nisim betejën tonë gjer në fitore.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Dhjetor12:11
Berisha: Të gjitha dosjet korruptive të qeverisë Rama që po dalin, janë denoncuar nga PD
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh në foltoren në Manzë se të gjitha aferat dhe dosjet korruptive të qeverisë Rama që po d...
POLITIKE
26 Dhjetor12:05
Qytetari-Berishës: Këputja litarin kësaj qeverie që të bjerë në humnerë
Një qytetar nga Sukthi që mori pjesë në bashkbisedimin e Berishës me qytetarët në Manzë nuk ka nguruar të lë...
POLITIKE
26 Dhjetor11:58
Bardhi: Rama dhe Peleshi po i blejnë kohë Ballukut për të penguar drejtësinë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, B...
POLITIKE
26 Dhjetor11:53
PD thirri Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetet të Ballukut, Peleshi u mbyll derën deputetëve! Bylykbashi: Po pengon drejtësinë
Deputetet e Partisë Demokratike kanë denoncuar se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes s&eu...
POLITIKE
26 Dhjetor11:43
Berisha: Balluku nuk e dorëzon imunitetin, Rama nuk e shkarkon! Shqiptarët do të vazhdojnë të vidhen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin, as nuk j...
POLITIKE
26 Dhjetor11:30
“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Zgjedhjet nuk u fituan nga Rama por u grabitën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Manza akuzoi Edi Ramën se bleu votat duke përdorur bandat kriminale, pasi në të v&eu...
POLITIKE
26 Dhjetor11:17
Berisha: Opozita është mbartësja e sovraniteti brenda vendit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë Foltores në Manëz deklaroi se opozita është mbështetësja e sovranit...
POLITIKE
26 Dhjetor11:11
Foltorja e PD/ Luku nga Manza: Rama fshihet pas fustanit të Ballukut, ka nisur numërimi mbrapsht për të
Nga takimi i radhës i “Foltores” në Manëz, në prani të liderit historik Sali Berisha, Deputetja e PD për qarkun e Du...
POLITIKE
26 Dhjetor11:08
Kryetari i PD Durrës: Qeveria, pushtet i krimit, për qytetarët ka mbetur vetëm përballja ose ikja nga vendi
Gjatë një takim të mbajtur në Manëz të qarkut Durrës në prani të liderit historik Sali Berisha, kreu lokal i &nbs...
POLITIKE
26 Dhjetor10:54
E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët e revoltuar “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, rrugaçe, të është ngushtuar laku
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postu...