
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në prag të seancës së 27 gushtit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku pritet të shqyrtohet çështja që lidhet me mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Maliqi shkruan se pret një vendim përfundimtar nga KAS, ndërsa akuzon Hajdarin se po e mbyll mandatin në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit. Ai e krahason rastin me atë të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut, mandati i të cilit u shpall i pavlefshëm.
Në reagimin e tij, Maliqi rendit edhe betejën e gjatë ligjore për këtë çështje, duke përmendur ankimimet në KQZ, KAS, Kolegjin Zgjedhor, SPAK dhe gjykata të ndryshme.
Reagimi i plotë:
Gjyq publik! Njoftim! Nesër, më 27, ora 11:00, në KQZ, KAS do të marrë vendimin përfundimtar për çështjen e të dënuarit, të paaftit dhe abuzuesit Hajdari, në krye të Bashkisë së grabitur të Kuçovës.
Megjithëse disa vendime KAS-i i ka marrë të drejta, nuk duhet ta paragjykoj vendimin. Por jam i bindur se do të japin një vendim në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit, ku Hajdari po mbyll mandatin në shkelje flagrante të ligjit. Rasti i tij është i njëjtë me atë të Kajmakut të Bashkisë Vorë, ku mandati i tij si kryetar bashkie u shpall i pavlefshëm.
U bënë pothuajse 4 vjet me ankime, kallëzime, padi kudo: në KQZ, KAS, Kolegjin Zgjedhor, SPAK, GJKKO, Gjykatën Administrative, Gjykatën e Beratit, Gjykatën e Lartë, me disa rikthime: 5 herë në KAS, 4 herë në KQZ, 3 herë në Kolegjin Zgjedhor etj.
Dhe Hajdari, me mbështetje politike, oligarkike, lobime, me taksat e qytetarëve, me ish-Prokurorin e Përgjithshëm si mbrojtës etj., vazhdon detyrën; mbrohet për tenderat korruptivë, për interesat klienteliste të Rilindjes dhe firmave të ndërtimit.
Pavarësisht vendimit të nesërm në KAS, ju siguroj se betejën ligjore, morale dhe politike do ta vazhdoj deri në fund.
Bashkinë e grabitur të Kuçovës do ta fitojmë, do t’ua kthejmë qytetarëve dhe do ta kthejmë në një kantier ndërtimi, shembull në vend.
Hajdari, si të bjerë nga detyra, do të përgjigjet dhe, sa të bjerë, të gjithë do ta shohin dhe do të dalin në pah abuzimet dhe zhvatjet. Leku i popullit, herët apo vonë, të del nga hundët!
Karrigia e dhuruar dhe e grabitur nuk gëzohet; pasojat e rënda vijnë pas!
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Gusht08:00
Sot protesta e 88-të kundër qeverisë! Qytetarët: Të arrestohet Rama dhe Balluku!
Qytetarët do të mblidhen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë të mërkurë për...
POLITIKE
25 Gusht22:25
Java e katërt e protestës në Divjakë/ Banorët marshojnë në ditën e 26-të kundër shkrirjes së bashkisë
Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re admini...
POLITIKE
25 Gusht22:22
Qytetarët marshojnë masivisht në Tiranë: Shqipëria kërkon revolucion
Marshimi i protestuesve në ditën e 87-të të qëndresës po vijon me masivitet në rrugët kryesore të Tiranës. Qyt...
POLITIKE
25 Gusht21:46
Pogradeci i kthehet bumerang Ramës/ Qytetarët e kryqëzojnë në rrjetet sociale: Hiq dorë nga shteti! Ke marrë fund!
Kryeministri Edi Rama shiti mbledhjen dyditore të socialistëve në Pogradec si një moment reflektimi dhe “energji të reja&rdq...
POLITIKE
25 Gusht21:26
“Në javën e parë të shtatorit presim arrestimin e Edi Ramës”/ Arben Kola thirrje SPAK-ut nga protesta: Mos u bëni palë me sistemin!
Në vijim të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 87-të të protestës, aktivisti Arben Ko...
POLITIKE
25 Gusht20:48
‘Në ‘Pasqyrën’ tuaj, vetëm mashtrim’/ Protestuesit- Ramës: Në bulevardin tonë, vetëm guxim!
Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin pakqënaqë...
POLITIKE
25 Gusht20:41
Protesta para Kryeministrisë, aktivisti: Të gjithe bashkë mund ta rrëzojmë Ramën!
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar përpara Kryeministrisë, ku mes pjesëmarrësve ka marrë fjalën edhe një i...
POLITIKE
25 Gusht20:12
Baçi ironizon Bashkinë Fier: U kujtuan për qytetarët çdo të martë, por kjo ‘mrekulli’ do zgjasë vetëm deri në zgjedhje
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka ironizuar nismën e Bashkisë Fier për pritjen e qytetarëve çdo të martë.
Në...
POLITIKE
25 Gusht19:59
“Populli i ka thënë boll kësaj politike”/ Meçan Zotaj: Qeveria e Ramës i ka mashtruar sistematikisht qytetarët!
Ish luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj theksoi se qytetarët kanë rrëzuar mendësinë dhe “sindromin” se ...
POLITIKE
25 Gusht19:47
87 ditë revoltë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
Mbahet sot protesta e 86-të qytetare, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Ka nisur mar...