POLITIKE

BIRN: Devolli i pret zgjedhjet me papunësi e lista borxhesh

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Maj 2023, 13:00
BIRN: Devolli i pret zgjedhjet me papunësi e lista borxhesh

DEVOLL- Në këtë periudhë të vitit shumica e burrave të Mirasit, një prej njësive më të mëdha të Bashkisë së Devollit me rreth 10 mijë banorë, kanë ikur në Greqi për punë sezonale dhe gjithë barra e punëve i bie grave. Valbona, 45 vjeç, herët në mëngjes ka pastruar kasollen ku mban lopën dhe po transporton me karrocë dore mbeturinat në drejtim të periferisë së fshatit. Ajo tregon se bashkëshorti ndodhet në Greqi dhe se çdo punë me bagëtitë dhe tokat duhet t’i bëjë vetë.

“Burrat dhe djemtë që janë për punë nuk i gjen në fshat, kemi mbetur vetëm ne gratë dhe pleqtë. Mirë që është emigracioni se ndryshe nuk do të hanim dot as bukë. Tokat i mbjellim sa për të siguruar prodhimet për vete pasi janë rritur kostot”, tha ajo

Për gruan mungesa e punësimit në fshat dhe emigrimi i vazhdueshëm i banorëve janë problemet kryesore të zonës. Ajo dhe shumë banorë të Mirasit janë pesimist që zgjedhjet e së dielës do ta ndryshojnë situatën.

“Të gjithë janë njësoj. Nuk kanë bërë asgjë për ne. Kam punuar 40 vite dhe sot jetoj me 10 mijë lekët e pensionit. Fëmijët i kemi jashtë dhe mirë bënë që ikën se çfarë do hanin këtu”, tha Muzafer Hoxha, një banor i Mirasit në pension.

Hoxha shtoi se ka ndjekur takimet e kandidatëve dhe se do të shkojë të votojë edhe pse nuk pret asgjë nga këto zgjedhje. Këtë të dielë 33724 qytetarët me të drejtë vote të Devollit, një bashki e vogël në Juglindje të Shqipërisë,  do të zgjedhin mes 3 kandidatëve, kryebashkiakut aktual Eduard Duro përfaqësues i PS, Elvis Hajdërlli që garon nën siglën e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatit të pavarur Çlirim Hoxha. Në proceset zgjedhore të tri dekadave të fundit, në Devoll ka dominuar Partia Demokratike por në zgjedhjet e 2019 drejtimin e kësaj bashkie e mori pa garë për shkak të bojkotit të PD, kandidati i PS Eduard Duro.

Fushata është e qetë, por akuzat nuk mungojnë

Kandidati i Bashkë Fitojmë, Elvis Hajdërlli

Gjatë fushatës elektorale Devolli ishte i qetë dhe nuk janë shënuar përplasje apo incidente, ndërsa kandidatët e dy forcave më të mëdha politike kanë zhvilluar takime me banorët e fshatrave dhe qytetit duke shpalosur programet e tyre.

Nga 6 bashkitë e qarkut të Korçës, bashkia e Devollit ka marrë vëmendjen më të madhe gjatë kësaj fushate pasi pritet që gara të jetë më e fortë dhe të djathtët presin të ndodhë përmbysja.

Për kandidatin e PS- së Eduard Duro zgjedhjet e 14 majit do të jenë garë e mirëfilltë sepse mandatin e parë e ka fituar pa pasur një rival përballë.

Kandidati socialist thekson si avantazh mbështetjen e pakursyer të qeverisë për të realizuar “Programin Devolli 2023-2027”, i cili synon kthimin e zonës në një destinacion të agroturizmit. Duro thotë se aftësitë e tij menaxhuese janë një tjetër pikë e fortë përballë rivalëve që do ta çojnë atë drejt fitores.

“Në 4 vitet e mandatit tim të parë, në bashkinë e Devollit janë investuar mbi 10 milionë euro, shifër që është më e madhe se investimet e bëra në këtë bashki për 20 vite bashkë”, tha Duro.

Në krahun tjetër Elvis Hajdërlli, që garon për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ka hyrë në garë me garancinë e një force politike që para vitit 2019 ka qenë fituese në shumë procese zgjedhore, duke kthyer në bastion jo vetëm qytetin, por edhe njësitë administrative.

Ai thotë se shtyllat kryesore të programit të tij mbeten zhvillimi dhe ndihma për sektorin e bujqësisë, si dhe orientimi i zonës drejt agroturizmit.

“Devolli i sipërm dhe zona e Prespës kanë potencial për zhvillimin e agroturizmit. Sa i takon sektorit të bujqësisë duhen përmirësuar politikat me institucionet qendrore për menaxhimin më të mirë për shitjen e prodhimit bujqësor, sidomos të mollës që është një nga prodhimet kryesore të fermerëve të Devollit”, tha Hajdërlli.

Por ai ka akuza në drejtim të rivalit socialist, pikërisht për shpërdorim të të ardhurave të bashkisë duke e përdorur buxhetin për shpenzime operative dhe paga për punonjësit.

“Bashkia ka rritur fiktivisht dhe në mënyrë të panevojshme numrin e punonjësve duke e çuar atë në 500 nga 270 që ishin në vitin 2019. Tenderat abuzivë janë gjithashtu një tjetër dëshmi e keqqeverisjes dhe abuzimit,” tha ai.  Elvis Hajdërlli shton se e sheh si shqetësim shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve për qytetarët nga bashkia – duke diskriminuar disa dhe duke favorizuar disa të tjerë.

Ndërkohë, kandidati i pavarur Çlirim Hoxha shprehet se ka dalë në garë i motivuar nga detyrimi qytetar për t’i orientuar votuesit drejt alternativave të tjera përpos atyre të forcave të mëdha politike. Hoxha thotë se votuesit duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi programeve sesa siglave të partive.

“Unë jam i vetëdijshëm që mund të mos fitoj por vendosa të hyj në këtë sfidë për të dhënë kontributin tim si qytetar dhe për t’ju dhënë banorëve një alternativë tjetër që të mos jenë të detyruar të votojnë ideologjikisht,” tha ai.

“Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se pushteti duhet të interpretohet si përgjegjësi dhe jo si privilegj”, shtoi Hoxha.

Rovena, e cila ka një market në hyrje të fshatit Miras ruan ende fletoren e borxheve të pashlyera nga banorët prej 10 vitesh. Në total borxhlinjtë kanë marrë produkte të shportës në vlerën 800 mijë lekë, të cilën ajo ka pak shpresë së mund t’ia kthejnë.

“Fshati po zvogëlohet vit pas viti, banorët po ikin në qytetet e tjera ose po emigrojnë dhe këtu kanë mbetur vetëm pleqtë”, tha ajo, ndërsa shtoi se vetëm gjatë viteve të fundit, 70 familje janë larguar për të jetuar në Tiranë.

Rovena tregon se Mirasi ka dhjetëra familje që janë në vështirësi ekonomike.

Ikja e banorëve shihet në të gjithë zonën që ka për aktivitet kryesorë bujqësinë, por për të cilën mungojnë tashmë krahët e punës.

Gazmir Maneshi është 81 vjeç dhe këtë vit nuk ka mbjellë asnjë kulturë bujqësore edhe pse ka 9 dynym tokë. Djemtë e tij nuk jetojnë më në fshat dhe ai e ka të pamundur të punojë për shkak të moshës.

“Nuk më shërben subvencioni i naftës sepse unë nuk kam mundësi t’i punoj tokat. Jetoj me pensionin dhe ndihmën e fëmijëve,” tha ai.

Edhe Rami Ago nga fshati Cangonj thotë se ka hequr dorë nga puna në bujqësi. Ai thotë se i ka prerë të gjitha mollët në pemtoren e tij pas 20 vitesh punë dhe investim familjar. Ago thotë se gjetja e punëtorëve bëhet gjithmonë edhe më e vështirë sipas tij, pasi krahu i punës po ikën në Greqi dhe Gjermani dhe ata që mbeten këtu kërkojnë shuma që fermerët nuk i përballojnë dot.

“Të jesh në fshat edhe të përfundosh duke shkruar emrin në listën e dyqaneve është çmenduri. Nuk prodhojmë dot sepse kostot për çdo proces pune janë shumëfishuar, por ne nuk kemi alternativa të tjera përveç bujqësisë”, tregoi ai.

Ndërkohë në qytezën e vogël të Bilishtit, me 11 mijë banorë prej të cilëve 8000 votues, papunësia mbetet një plagë e pakuruar. Qyteza gjallërohet vetëm nga lëvizjet e atyre që shkojnë në drejtim të pikës kufitare të Kapshticës apo atyre që vijnë nga Greqia në drejtim të qyteteve të tjera.

Pedonalja e ‘Rilindjes Urbane’ frekuentohet kryesisht gjatë paradites nga vendasit, por edhe pse është një pikë e rëndësishme e tranzitit drejt Greqisë shumë pak udhëtarë qëndrojnë në Bilisht.

Muhamer Xhuri, një banor që e takuam ndërsa kishte dalë për të bërë disa pazare ushqimore, tha se çmimet janë të shtrenjta dhe nuk i përballon dot me pensionin që merr. Sipas Xhurit të rinjtë vazhdojnë të largohen sepse e vetmja mundësi punësimi mbetet në sektorin e ndërtimit ku pagesat janë disa herë më të ulëta se në vendet fqinjë.

Sa i përket bashkisë Muhameri është i kënaqur me asfaltimin e rrugëve të lagjes ku jeton dhe disa lulishteve, por thotë se banorët i shohin me dyshim premtimet e kandidatëve dhe se mungesa e vendeve të punës është më e rëndësishme se këto ndërhyrje.

“Bilishti ka nevojë për vende pune dhe për të përmirësuar ekonominë se gjërat e tjera banorët i kanë zgjidhur vetë,” tha ai, ndwrsa shtoi se të rinjtë duan të ikin.

“Premtimet shumicën e kohës mbeten vetëm fjalë,” përfundoi Xhuri./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë