Real Madridi i jep fund bojkotit të Topit të Artë, Mbappe dhe Vinicius pritet të jenë në Londër
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografin&...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
TIRANË- Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme u caktoi të martën si detyrë prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi që të përgatisin me shkrim argumentet lidhur me akuzat e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës dhe grupit të strukturuar kriminal ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në çështjen e njohur si afera e strerilizimit.
Dy prokurorët e SPAK e morën të pandehur Beqajn vetëm për “shpërdorim detyre”, por akuza u ndryshua nga gjyqtarja e seancës paraprake, e cila çmoi se provat e administruara tregonin një përgjegjësi më të rëndë. Megjithëse Kondili dhe Nakuçi i qëndruan versionit të tyre, kërkuan që të vijohej gjykimi në themel me akuzat e sugjeruara nga gjykata.
Pas muajve të shpenzuar me dëgjimin e regjistrimeve, gjykata ftoi përfaqësuesin ligjor të Beqajt të martën, avokatin Ermal Yzeiraj për të paraqitur kërkesat paraprake. Yzeiraj vërejti se, megjithëse gjatë seancës paraprake, prokurorëve u ishte kërkuar të saktësonin dhe korrigjonin akuzat ndaj Beqajt, diçka e tillë nuk kishte ndodhur ende. Ai shpjegoi se prokurorët janë shprehur që të vijojë gjykimi sipas vendimit ose procesverbalit të të seancës paraprake, kur gjykata i ftoi të korrigjonin akuzat.
Po ashtu, Yzeiraj konstatoi se, megjithëse prokurorët kanë kërkuar vijimin e gjykimit sipas akuzave të përcaktuara në vendimin e seancës paraprake, ata nuk kanë qartësuar rrethanat se kur ka ndodhur bashkëpunimi dhe se si Beqaj është anëtar i grupit të strukturar kriminal.
Edhe Beqaj deklaroi se nuk ishte njohur me akuzat e reja dhe konstatoi se legjislacioni në fuqi i garanton që akuza t’i njoftohet në mënyrë të kuptueshme.
Prokurori Edvin Kondili konstatoi se iu pandehuri ka marrë vendimin për kalimin e çështjes për gjykim ku janë dhe akuzat përfundimtare. Kondili sqaroi se, bazuar në rezultatet e hetimeve dhe bindjen e brendshme, gjatë seancës paraprake kanë mbajtur qëndrim se akuza ndaj Beqajt duhej të ishte “shpërdorim detyre”. Sipas tij, pranuan që të vijonin me akuzat e gjykatës, pasi nëse do të kundërshtohej prej tyre, sërish do të vinin me të njëjtën akuzë dhe kështu do të vijonte.
Kondili tha se, nisur dhe prej faktit se prevalon vendimi i gjykatës, kanë rënë dakord të bëheshin ndryshimet e akuzës dhe të vijohej me gjykimin e çështjes në themel. Sipas tij, nuk ka qenë qëllimi i prokurorisë për kalimin e procesit në ngërç.
Në përfundim, Kondili deklaroi se janë pajtuar me gjykatën që akuzat të jenë “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në formën e bashkëpunimit të posaçëm dhe “grup të strukturar kriminal”.
Avokatët e Beqajt u shprehen se gjatë kësaj séance mësuan se akuza ndaj të mbrojturit prej tyre është ngritur nga gjykata dhe jo prej organit kompetent, SPAK-ut. “Është antikushtetuese pasi akuzën e ngre prokurori. Sot jemi me një akuzë të gjyqtares paraprake, që ka marrë kompetencat e prokurorit. Sot nuk kemi korrigjim, por kemi një akuzë të re. Por, ne nuk duimë elementët se përse jemi para bashkëpunimit të posaçëm dhe grupit të strukturuar kriminal, që të mundemi të bëjmë një mbrojtje efektive”, deklaroi një prej avokatëve.
Pasi u njoh me këto pretendime, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj dhe anëtarë Irena Gjoka e Erjon Çela, u tërhoq për të marrë vendim. Pasi u kthyen, gjyqtarja Palloj vërejti se qartësimi i akuzës është një element I rëndësishëm për garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Trupi gjykues i la detyrë prokurorëve që të përgatisin me shkrim argumentet ku mbështesin akuzat e reja, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në formën e bashkëpunimit të posaçëm dhe “grup të strukturar kriminal”.
Seanca e radhës u shty për më datë 7 prill, në orën 13:00.
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.
Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Veç për aferën e sterilizimit, Beqaj është dërguar për gjykim në fillim të muajit prill së bashku me 10 të pandehurit të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kuhën kur ai drejtonte SASPAC./BIRN
Qeveria shqiptare ndodhet në një përballje të fortë politike dhe institucionale me Strukturën e Posaçme Kundër Korrups...
Vendimi për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut në Partinë Socialiste do të merret pasi të përfundojë ...
I ftuar në emisionin 'ASHOW', deputeti i PD-së, Gent Strazimiri u shpreh se pas skandalit me fondet e AKSHI-t fshihet drejtpërdrejt kryeministri ...
Eduard Shalsi ka treguar se çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. “Duhet të ...
Imuniteti i Belinda Ballukut nuk përfshihet në rendin e ditës në seancën e ditës së enjte. Në urdhrin e kryetarit t&eum...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët do të jenë ata që do ta nxjerrin nga pushteti Kryeministrin...
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, kryetarja Ina Zhupa u përplas me dy deputetët socialist&e...
17 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Kuvendi që të caktojë masë disiplinore ndaj deputetes Zegjine &...
Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi tha se përmbytjet e përsëritura në zonën e ish-Kënetës nuk ...
Këtë të martë kreu i PD Sali Berisha është ndalur në Durrës, ku ka mbajtur Foltoren e radhës. Berisha ësht&eum...