POLITIKE

‘Është një luftë politike’, Lala: Brenda 2026 Rama i pandehur nga SPAK, ka pasur dijeni për të gjitha aferat...

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 22:33
‘Është një luftë politike’, Lala: Brenda 2026

Qeveria shqiptare ndodhet në një përballje të fortë politike dhe institucionale me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), për shkak të kërkesës së këtij të fundit për dhënien e autorizimit për arrestimin e ministres Belinda Balluku.

Kjo betejë nuk shihet thjesht si një mbrojtje ndaj një anëtareje të kabinetit, por si një lëvizje strategjike e Kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një mburojë ligjore e politike për veten dhe zyrtarët e lartë përballë hetimeve të ardhshme.

E ftuar në emisionin A Show gazetarja Klodiana Lala shprehet se Rama ka nisur një “betejë frontale” me institucionet e reja të drejtësisë. Sipas saj, Rama ka pasur dijeni për të gjitha aferat korruptive, dhe me bindje të plotë tregon se kryeministri brenda 2026 do të thirret ose do të jetë nën hetim nga SPAK.

Ky ngadalësim i procesit për heqjen e imunitetit të Ballukut, sipas Lalës, shihet si një test për të matur forcën dhe për të krijuar precedentë që mund të shërbejnë për të mbrojtur figura të tjera të larta politike në të ardhmen.

Për Lalën, qëllimi final i kryeministrit nuk është mbrojtja e Ballukut, por mbrojtja e vetes. Duke shtruar një “terren” të ri ligjor dhe procedural, ai synon të “blindojë” pozicionin e tij dhe të qeverisë, veçanërisht për periudhën pasi të mos jetë më në pushtet, kur vulnerabiliteti përballë ligjit rritet.

Kjo strategji, theksoi Lala, e vendos atë në një përplasje të drejtpërdrejtë jo vetëm me SPAK, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët e konsiderojnë funksionimin e pavarur të kësaj strukture si një kusht të panegociueshëm të reformës në drejtësi.

Rezultati i kësaj beteje do të jetë përcaktues për të ardhmen e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, duke treguar nëse askush nuk do të jetë më mbi ligjin, apo nëse politika do të arrijë sërish të vendosë kufij për drejtësinë.

Historia me zonjën Balluku nisi qysh në tetor të vitit të kaluar dhe që u desh një rrugë e gjatë për të ardhur deri në ditën kur ne jemi sot, ku pritet të ketë një votim në kuvend sa i përket kërkesës së SPAK-ut për leje për arrestimin e saj. Duhet të kemi parasysh që dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Pezullimi nga ushtrimi i funksioneve që mbeti në fakt pas një kalvari të gjatë edhe shkuarjes së çështjes deri në Gjykatën Kushtetuese, mbeti në fuqi. Në fakt sot nuk ka më asnjë vlerë, sepse zonja Balluku nuk është në ato funksione. Nga ana tjetër, SPAK insiston për ta dërguar atë prapa hekurave, duke insistuar në dy momente thelbësore. Së pari thonë që zonja në fjalë është duke intimiduar dëshmitarë edhe ka dyshime, pra në përgjimin mes dy vartëseve të saj ka, ka dyshime të forta që ajo mund të ketë përdorur edhe ata që konsiderohen të fortët për t'i intimiduar.

Dhe së dyti, përmes vartësve të saj, duke i kërcënuar me largim nga vendi i punës, ata ose familjarët, apo edhe duke i joshur në momente të caktuara. Tani ku jam unë? Unë mendoj që jam duke u përpjekur ta kuptoj këtë gjë sepse kjo nuk është vetëm një çështje penale, një çështje thjesht penale juridike, është një çështje edhe politike. Madje është sot më shumë sesa politike. Dhe pse e them këtë që është më shumë sesa politike? Sepse keni SPAK nga njëra anë, keni Belinda Ballukun në mes dhe keni gjithë mazhorancën socialiste me në krye Edi Ramën, i cili ka bërë si asnjëherë më parë një betejë frontale me prokurorët, me gjyqtarët, me vuri në lëvizje personalisht me firmën e tij Gjykatën Kushtetuese për çështjen e pezullimit.

Po vonon në mënyrë të paprecedent çështjen e votimit të kërkesës së SPAK-ut për leje për të arrestuar zonjën Balluku sa më shumë të mundet. Dhe si e shikoj unë këtë dhe pse e shikoj politike? Sepse nuk shikoj një betejë të Belinda Ballukut. Në fakt shikoj një luftë politike mes SPAK dhe Edi Ramës. Dhe Edi Rama, me sa kam kuptuar, nuk po mbron Belinda Ballukun. Në fakt po përpiqet të mbrojë veten e vet ose të marrë një garanci. Pra po bën gjithçka për të marrë një garanci që të nesërmen të mos jetë i prekshëm nga SPAK-u.

Unë nuk e shikoj këtë si një negocim. Zoti Rama është duke shtruar, rrugën mendoj unë, ose është duke vënë disa kufij. Se çfarë do të thotë të vësh kufij? Do të thotë që të shkosh në Gjykatë Kushtetuese dhe të përpiqesh me çdo kusht duke sulmuar gjyqtarët në mënyrë të paprecedent që të marrësh një vendim që të leverdisë dhe t'i mbash gjyqtarët larg nga kabinetet qeveritar. Pra t'ju heqësh të drejtën me gjykatë, me vendim gjyqësor, sepse ju e dini vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqinë e ligjit, për të mos pezulluar ministra të tjerë apo ndoshta dhe vetë atë në të ardhmen. E dyta, është duke bërë ndryshime ligjore, është duke bërë çmos, të paktën deri tani, sepse unë kam një qëndrim në fakt disi ndryshe, për të mos dhënë imunitetin e zonjës Balluku. Pra, janë të gjitha këto, është duke shtruar një terren që të nesërmen t'i lërë në pamundësi prokurorët ose gjykatësit për ta prekur atë. 

A do të shkojë SPAK telk Edi Rama apo Rama të shkojë në dyert e SPAK. Direkt apo indirekt të gjithë këto afera Edi Rama i ka ditur. Ka pasur informacion. Nuk ndodh asgjë rastësisht në këtë vend. Edi Rama di dhe çfarë flitet në çdo emision televiziv. Ia zbardhin këshilltarët e vet. Të jesh e sigurt për të. Edhe për një grua që ishte shtatzënë dhe kishte urdhër-arrest Rama e dinte. E dinte dhe që SPAK kishte sekuestruar tenderin e Porto Romanos, ndërkohë që unë e mora vesh 2 ditë pasi e paralajmëroi Edi Rama kur tha se SPAK po sekuestron dhe tendera që nuk kanë përfunduar procedurat. Më pas mësova që ishte Porto Romano. Unë mendoj që Edi Rama do të thirret si person në dijeni në SPAK, ose edhe si i pandehur, madje mund të ndodhë brenda 2026.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan