Betonieres nuk i mbajtën frenat? Pista kryesore e hetimit për aksidentin me dy të vdekur dhe një të plagosur në Tiranë
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
17 organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Kuvendi që të caktojë masë disiplinore ndaj deputetes Zegjine Çaushi, me pretendimin se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese nga kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Në letrën drejtuar Byrosë së Kuvendit, organizatat thonë se duke “pasur parasysh se kemi të bëhet me një sjellje të përsëritur jo etike parlamentare nga deputetja Zegjine Çaushi, vlerësojmë se masa “Tërheqje e vëmendjes” nuk përbën më një reagim proporcional në raport me natyrën dhe frekuencën e shkeljes. Në zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe të përshkallëzimit të masave disiplinore siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”.”
Byrosë së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që përbëhet nga:
Niko Peleshi Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë PS
Klodiana Spahiu Zëvendëskryetare e Kuvendit PS
Agron Gjekmarkaj Zëvendëskryetar i Kuvendit PD
Milva Ekonomi Sekretare për Buxhetin PS
Belind Këlliçi Sekretar për Buxhetin PD
Ulsi Manja Sekretar për Procedurat dhe Votimet PS
Flamur Hoxha Sekretar për Statusin e Deputetit PD
Fatmir Xhafaj Sekretar për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën e Botimet Parlamentare PS
Taulant Balla Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë PS
Blendi Klosi Sekretar për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit PS
Lënda: Kërkesë për konstatimin e shkeljes së Kodit të Sjelljes dhe marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”
Të nderuar anëtarë të Byrosë,
Kjo shkresë lidhet me zhvillimet e seancës plenare te datës 19 shkurt, gjatë së cilës deputetja Zegjine Caushi përdori gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar, z. Gazment Bardhi, duke përdorur shprehjeve që cenojnë dinjitetin personal dhe bien ndesh me standardet e komunikimit parlamentar të parashikuara në aktet rregullatore të Kuvendit. Sjellja e mësipërme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Nenit 6, pika 1, të Kodit të Sjelljes së Deputetit, i cili ndalon rreptësisht përdorimin në Kuvend të gjuhës së pahijshme, fyese ose denigruese, si dhe çdo formë cenimin personal ndaj deputetëve. Gjithashtu, kjo sjellje bie në kundërshtim me pikës 2 të po këtij neni, që ndalon forma diskriminimi, stereotipizimi apo komunikimi që cenon dinjitetin njerëzor në ushtrimin e mandatit parlamentar.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, ka detyrimin institucional të garantojë standarde të larta etike në diskursin parlamentar dhe të mbrojë dinjitetin e ushtrimit të mandatit përfaqësues. Debati politik mund të jetë i fortë dhe polemik, megjithatë, ai duhet të të zhvillohet brenda brenda kufijve të respektit institucional dhe të përgjegjësisë publike.
Nga ana tjetër, media ka amplifikuar gjuhën e urrejtjes në Kuvend përmes shpërndarjes së lajmeve me tituj denigrues përmes citimit të drejtpërdrejtë të fjalëve të deputetes Çaushi, duke i riprodhuar ato pa analizë kritike, çka jo vetëm që legjitimon diskursin e gjuhës së urrejtjes, por edhe kontribuon në normalizimin e tij në hapësirën publike.
Duke pasur parasysh se kemi të bëhet me një sjellje të përsëritur jo etike parlamentare nga deputetja Zegjine Çaushi, vlerësojmë se masa “Tërheqje e vëmendjes” nuk përbën më një reagim proporcional në raport me natyrën dhe frekuencën e shkeljes. Në zbatim të parimit të proporcionalitetit dhe të përshkallëzimit të masave disiplinore siç parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, kërkojmë marrjen e masës disiplinore “Vërejtje”.
Në këtë kuadër, kërkojmë nga Byroja e Kuvendit:
Konstatimin formal të shkeljes së Nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit;
Vendosjen e masës disiplinore “Vërejtje”, në përputhje me dispozitat e Rregullores së Kuvendit;
Bërjen publike të vendimmarrjes, në funksion të transparencës, institucionale dhe forcimit të standardeve të etikës parlamentare.
Kjo kërkesë nuk synon kufizimin e debatit politik, por garantimin e kufijve etikë që e bëjnë debatin demokratik, konstruktiv dhe në përputhje me dinjitetin e institucionit të Kuvendit. Kërkojmë nga mediat të luajnë rolin e tyre edukues dhe të raportojnë me përgjegjshmëri, duke mos ui bërë jehonë e gjuhës së urrejtjes, por të kontribuojnë në ngritjen e standardeve të komunikimit publik, duke promovuar gjuhë të kujdesshme, analizë të balancuar dhe respekt për vlerat themelore të demokracisë dhe barazisë.
Duam gjithashtu të theksojmë se për ne është e rëndësishme që kërkesa jonë të merret parasysh, ndaj presim brenda 10 ditëve kalendarike pune një përgjigje për masat e marra nga ju mbi shkeljen e Kodit të Sjelljes së Deputetit nga deputetja Zegjine Çaushi, në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi.
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AËEN)
The Center for Science and Innovation for Development (SCIDEV)
Community Reporters Albania (CRA)
Gender Alliance for Development Centre (GADC)
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri)
Ëestminster Foundation for Democracy (ËFD)
Qendra për Drejtësi Gjinore në Shqipëri
Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje”
Albanian Center for Quality Journalism (ACQJ)
Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi tha se përmbytjet e përsëritura në zonën e ish-Kënetës nuk ...
Këtë të martë kreu i PD Sali Berisha është ndalur në Durrës, ku ka mbajtur Foltoren e radhës. Berisha ësht&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Durrësi qeverinë se ka braktisur 600 familje të përmbytura dhe ka refuzuar t&e...
Kryeministri Edi Rama ndodhet përballë presioni në rritje në disa fronte, nga afatet e brendshme politike lidhur me ish-ministren e tij Beli...
Qeveria nuk e ka ende një faturë, se sa dëm u është shkaktuar fermerëve nga përmbytjet e muajve të fundit. Në komis...
Për herë të parë në shumë vite, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka mbyllur qepenat dhe nuk mblidhet prej të...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, &eu...
Kreu i PD, Sali Berisha, komentoi lidhjet ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama, duke vënë në fokus marrëdhëniet me ...
Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama iu tha evropianëve se ne nuk kemi nevojë për integ...
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në konferencën e tij për mediat nga selia blu se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmë...