POLITIKE

BIRN: Hiqni imunitetin e Ballukut!

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Mars 2026, 13:19
BIRN: Hiqni imunitetin e Ballukut!

Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por, pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak a shumë të njëjtët personazhe por në pozicione të kundërta, gjendeshin në Kuvendin e Shqipërisë me shqetësime të njëjta.

Korrik 2008: Në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike në pushtet dhe partia socialiste në opozitë, po bëjnë sherr. Sikleti i madh i palës në pushtet, më ngushtësisht, i kryeministrit Sali Berisha, ngjarja e pak muajve më parë, një ngjarje tragjike ku 26 qytetarë humbën jetën nga ajo që një ushtarak e cilësoi si “babëzi”. Pra shpërthimi i municioneve në Gërdec.

Në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha shpërthen me një lumë fyerjesh të neveritshme ndaj Taulant Ballës. “Motra jote do të shkërdhehet nëpër hotele”, thotë ai, ndërsa Jozefina Topalli, në atë kohë kryetare e kuvendit, urdhëron gardën: “Nxjerreni për zhelesh”, duke bërë me shenjë që Balla duhej të “nxirrej për zhelesh” për fajin që kishte shqetësuar Berishën aq shumë sa Berisha të përdorte banalitete.

Fjalori fyes i Berishës, një gjuhë që rrallëherë është përdorur në politikën shqiptare, shërbeu, në instancë finale, për një çështje të rëndësishme: hedhja në erë e shtetit të së drejtës, sulmimi ndaj prokurorisë që po përpiqej të hetonte Gërdecin dhe fakti që tragjedia vijon të jetë e pandëshkuar edhe sot në vitin 2026, u la mënjanë ndërsa turma u ngazëllye nga përdorimi i fjalëve të pista, të cilat, në Shqipëri kanë qenë dhe vijojnë të jenë tabu deri vonë. Një grup muzikor krijoi edhe një këngë tip rap me lajtmotivin “po mama jote çfarë do bëhet” dhe “nxjerreni për zhelesh.”

Në vitin 2026 rolet janë ndryshuar, keqbërjet janë njësoj. Sot janë socialistët me Taulant Ballën që po hedhin në erë shtetin e së drejtës duke refuzuar të votojnë, brenda një afati kohor të arsyeshëm, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit nga arresti të deputetes Belinda Balluku, tashmë ish-zvkryeministre. Tashmë është rradha e Ballës, viktima e atij agresioni të shpifur të vitit 2008 nga Berisha, të përdorë gjuhë seksiste, pastaj të kërkojë falje, ndaj një deputeteje të opozitës.

Në seancën e 5 marsit, Balla deklaroi: “Për deputeten e opozitës kemi numrin 0900”, një prefiksit telefonik i njohur veçanërisht për shërbime seksuale. Gjuha me nënkuptime seksiste dyshohet se është përdorur edhe nga deputetja socialiste Zengjine Çaushi por për këtë të fundit nuk është e mundur të thuhet nëse kemi të bëjmë me gjuhë me nënkuptime apo me gjuhë krejtësisht të pakuptimtë. Ndërsa opozita protestoi dhe Balla kërkoi falje, (në rastin e Çaushit protestuan organizatat e të drejtave të njeriut dhe kërkuan ndëshkimin e saj) ajo që humbi në diskutim ishte çështja kyçe: refuzimi i socialistëve për t’iu përgjigjur kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit nga arresti të Belinda Ballukut.

Në lojë është e ardhmja e shtetit ligjor në Shqipëri. Parlamenti, më saktë, shumica socialiste, po sfidon gjyqësorin me gjuhë verbale dhe me mosveprime, me qëllim që t’i shërbejë interesit politik të socialistëve, interesit të pushtetit individual përballë interesit të përbashkët të shqiptarëve për drejtësi, për integrim evropian, për një të ardhme në një vend normal  ku korrupsioni, së paku ai sistemik i socialistëve, të mos ekzistojë.

Në Romën e lashtë ka qenë një politikan që quhej Kato i vjetri. Ai njihet për hiletë e tij retorike në senatin e Romës. Hileja për të cilën ai është mbajtur mend në histori është Carthago delenda est. Kato fliste në senat për shumë gjëra, siç flitet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, por pavarësisht se për çfarë teme fliste, ai e mbyllte fjalimin me një mesazh për politikën kyçe që ai ndiqte. Ai thoshte në fund të çdo fjalimi: Kartagjena duhet të shkatërrohet.

Është shumë e arsyeshme që jo vetëm politikanët e opozitës, por edhe qytetarët që marrin përsipër të flasin në publik, të kopjojnë këtë instrument të retorikës të Katos dhe të përfundojnë çdo fjalim e çdo koment, pavarësisht nëse po komentojnë mbi filozofinë e jetës apo mbi vogëlsirat e qejfeve të përditshme, pavarësisht nëse po komentojnë për Luftën në Ukrainë apo për ngjyrën e përshtatshme të të brendshmeve, ta përfundojnë komentin me fjalët: hiqni  imunitetin Ballukut!

Socialistët duhet të mbahen përgjegjës për çfarë po bëjnë. Komentet seksiste, të keqkuptuara apo jo, nuk duhet të heqin vëmendjen nga çështja kyçe: socialistët bashkë me opozitën duhet të votojnë heqjen e imunitetit të Ballukut. Shteti i së drejtës kërkon bindjen e parlamentit ndaj një kërkese të SPAK. E ardhmja e vendit kërkon këtë. Hiqni imunitetin e Ballukut!

/Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë