Të shtënat me armë pranë parcelës me kanabis në Pukë, policia jep detaje
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cil&e...
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në k&eu...
Një rast dhune mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. Sipas Mit...
Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur fillimisht ...
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur s&eum...
Pasditen e 25 korrikut, një supertanker u ankorua në terminalin e naftës Mesaieed në Katar, rreth 40 kilometra në jug të Dohas. ...
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pa...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në...

Qeveria shqiptare planifikon ta reduktojë numrin e bashkive nga 61 në 46, por kritikët druhen se reforma do të thellojë izolimin e komuniteteve rurale nga shërbimet publike dhe do të dobësojë mbrojtjen e mjedisit.
Erjon Zylyftari ishte i revoltuar.
“Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur dha dorëheqjen nga posti i drejtuesit lokal të Partisë Socialiste në qytetin e vogël të Poliçanit, në juglindje të Shqipërisë.
Shkak u bë plani i qeverisë për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit dhe bashkimin e saj me Bashkinë më të madhe të Beratit, si pjesë e një reforme më të gjerë territoriale që po shkakton përplasje edhe brenda radhëve të socialistëve në pushtet.
“Jam tradhtuar, ashtu siç jeni tradhtuar edhe ju,” tha Zylyftari, përpara se disa mbështetës të Partisë Socialiste t’u vinin flakën kartave të anëtarësimit në parti në shenjë proteste.
Qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se harta aktuale me 61 bashki nuk pasqyron më realitetin demografik dhe ekonomik të Shqipërisë. Sipas propozimit, 15 bashki të vogla do të shkrihen dhe do të bashkohen me njësi më të mëdha, duke e reduktuar numrin total të bashkive nga 61 në 46.
Kritikët, megjithatë, thonë se reforma do të sjellë një përqendrim më të madh të pushtetit dhe do t’i largojë më tej komunitetet rurale nga shërbimet publike, duke nxitur edhe më shumë shpopullimin. Reforma vjen vetëm 12 vjet pas ndryshimit të fundit të hartës territoriale, kur numri i njësive vendore u ul nga rreth 400 në 61.
“Faktorët vendimtarë do të jenë elementet që do ta shoqërojnë reformën,” tha eksperti i qeverisjes vendore, Agron Haxhimali. “Niveli i decentralizimit, funksionet që do të ushtrohen, struktura organizative e bashkive dhe shpërndarja territoriale e shërbimeve.”
“Megjithatë, përvoja e reformës së vitit 2014 nuk ishte gjithmonë pozitive për komunitetet e ish-bashkive,” tha Haxhimali për BIRN.
“Në shumë raste u shfaqën probleme me aksesin në shërbime, përfaqësimin për shkak të distancave dhe funksionimin e njësive administrative. Këto janë gabime që reforma e re duhet t’i shmangë dhe të mos i përsërisë.”
Mbledhje e tensionuar
Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi
Bashkitë shqiptare janë konceptuar si njësi të rëndësishme të qeverisjes, me përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve, furnizimin me ujë të pijshëm, planifikimin urban, transportin publik, shërbimet sociale, mbrojtjen e mjedisit, eficiencën energjetike, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, mbrojtjen civile dhe prokurimet publike vendore.
Por nga 61 bashki gjithsej, vetëm 10 klasifikohen nga qeveria si njësi me performancë të lartë ekonomike, 12 me performancë të mesme dhe 38, ose 63 për qind e totalit, me performancë të ulët.
Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, tha se ndryshimet janë të nevojshme për t’u dhënë bashkive “kapacitete më të mëdha dhe për t’i përgatitur ato për sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, të cilin Rama thotë se vendi do ta arrijë deri në vitin 2030.
Në një deklaratë për shtyp të 31 korrikut, Partia Socialiste mohoi se reforma do të çojë në “zhdukjen” e ndonjë qyteti apo bashkie.
“Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrat, identitetet dhe qendrat e tyre urbane,” deklaroi Partia Socialiste. “Ato integrohen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke ruajtur statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re të qeverisjes vendore.”
Por një mbledhje 4-orëshe e 31 korrikut mes Ramës dhe kryebashkiakëve shqiptarë u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, sipas raportimeve të mediave, dhe përfundoi me largimin nga takimi të dy kryebashkiakëve.
Shqetësimet për mjedisin
Komisioni për reformën territoriale u krijua në nëntor të vitit të kaluar me kërkesë të Partisë Socialiste dhe rivales së saj kryesore, Partisë Demokratike.
Megjithatë, raporti përfundimtar u hartua vetëm nga ekspertët e Partisë Socialiste, pasi demokratët nuk arritën të zgjasnin mandatin e komisionit.
Zylyftari nuk është i vetmi përfaqësues socialist që e ka kundërshtuar planin.
Edhe Josif Gorrea, kryetari socialist i Bashkisë Divjakë ka dalë publikisht kundër bashkimit të kësaj bashkie në jug të Shqipërisë, një zonë e pasur me biodiversitet dhe territore të mbrojtura, me Bashkinë e Lushnjës.
Gorrea i tha BIRN se ekipi i tij po përgatit “kundërshtime zyrtare”, “dëgjesa publike” dhe një votim në këshillin bashkiak.
Taulant Bino, drejtues i Shoqatës Ornitologjike Shqiptare, një organizatë joqeveritare me bazë në Tiranë, tha se plani për Bashkinë Divjakë është veçanërisht shqetësues.
“Organizimi territorial nuk mund të mbështetet vetëm te treguesit administrativë, ekonomikë dhe demografikë”, tha ai. “Kapitali natyror, veçanërisht zonat e mbrojtura me rëndësi kombëtare dhe europiane, nuk duket se është marrë në konsideratë si një kriter më vete.”
Bashkia Divjakë shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 310 kilometrash katrorë, nga të cilat 207 kilometra katrorë përfshihen në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili shtrihet në një masë më të kufizuar edhe në territorin e Fierit.
“Edhe pse Bashkia Divjakë nuk është de jure administratore e parkut, ajo mbetet një aktor kyç në qeverisjen e territorit ku ndodhet parku,” theksoi Bino.
“Vendimet për planifikimin vendor, përdorimin e tokës, zhvillimin urban, turizmin, infrastrukturën, menaxhimin e mbetjeve, bujqësinë, peshkimin dhe zhvillimin ekonomik ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në integritetin ekologjik të parkut.”
Edhe Olsi Nika nga organizata “Eco Albania” veçoi Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta si një nga shqetësimet kryesore.
“Transferimi i këtij territori te Bashkia më e madhe e Lushnjës rrezikon ta zhvendosë parkun nga qendra në periferi të prioriteteve të qeverisjes vendore”, tha ai.
“Roli [i bashkive] bëhet veçanërisht i rëndësishëm në planifikimin territorial, zhvillimin vendor dhe vendimmarrjen për projektet dhe lejet që mund të ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në zonat e mbrojtura.”
Deputetja e opozitës: Na mohuan çdo rol në reformë
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë një mbledhje të Komisionit parlamentar për Çështjet Europiane.
Partia Demokratike e ka kritikuar reformën, duke akuzuar socialistët se i kanë mohuar opozitës çdo “ndikim domethënës” në proces.
“Reforma territoriale nuk ka të bëjë kurrë thjesht me vizatimin e vijave në hartë”, tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku. “Ajo përcakton se sa pranë shërbimeve publike janë qytetarët, nëse komunitetet përfaqësohen siç duhet, si shpërndahen paratë publike dhe, në fund të fundit, se ku qëndron pushteti politik.”
“Bashkitë duhet të jenë institucione demokratike, me autoritetin, financat dhe llogaridhënien e tyre,” tha më tej Tabaku.
“Por shumë shpesh në Shqipëri ato kanë funksionuar si zgjatime të qeverisë qendrore. Kryetarët e bashkive trajtohen më pak si përfaqësues të pavarur të komuniteteve të tyre dhe më shumë si zbatues vendorë të prioriteteve politike dhe administrative të qeverisë.”
Jurgen Isufllari, punonjës në sektorin e strehimit në Bashkinë Maliq, e cila sipas planit do të bashkohet me Bashkinë Korçë, tha se ndryshimet do të nxisin më tej shpopullimin.
Ai tha se banorët janë skeptikë për mënyrën se si do të shpërndahen fondet e buxhetit të alokuara për “bashkinë e madhe”.
“Ata argumentojnë se aspektet kulturore dhe historike nuk mund të bashkohen thjesht duke bashkuar dy bashki, pasi ato përfaqësojnë realitete të ndryshme,” tha Isufllari për BIRN.
Ibrahim Sako, jurist nga Bashkia Cërrik, e cila do të bashkohet me Bashkinë Elbasan, tha se plani nuk mbështetet në studime të mjaftueshme.
“Ndarjet territoriale duhet të bazohen në interesa të përbashkëta ekonomike, kulturë dhe tradita, duke u konsultuar gjithmonë dhe duke marrë parasysh vullnetin dhe dëshirat e qytetarëve”, tha ai.
Sipas tij, rreziku është që shërbimet të largohen edhe më shumë nga qytetarët, ndërsa investimet të përqendrohen në zonat urbane me dendësi më të lartë të popullsisë.
Hanajs Mehilli, aktivist dhe udhërrëfyes malor që kundërshton bashkimin e bashkive Selenicë dhe Vlorë në jug të Shqipërisë tha:“Një reformë që e largon edhe më shumë vendimmarrjen nga komunitetet duhet të dëshmojë me shifra se si do të përmirësojë shërbimet, në vend që të supozojë se një njësi më e madhe administrative është automatikisht më efikase.”/BIRN
Zhvillohet mbahet sot protesta e 84-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët pritet të mblidhen sërish përpara ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Itali për ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”,...
Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë me Bashkinë e Lushnjës ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qyt...
Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre në ditën e 83-të të protestës. Një aktiviste gjatë fjal&eu...
Përshëndetje të gjithëve, jam një aktivist nga Milano. Kemi marrë pjesë çdo fundjavë e tutje në grupin e Mi...
Gjatë protestës kundër qeverisë, një qytetare ka lëshuar akuza dhe ironi të forta ndaj zyrtarëve të mazhorancë...
Protesta e 83-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është zhvilluar me pjesëmarrjen e qytetarëve që u shpreh&eum...
Ditët e Gushtit po shkojnë drejt fundit, ndërkohë ethet e këtij muaji për Partinë Socialiste e cila qeveris vendin në ma...
Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugën e bulevardit "Dëshmorët e Kombit", në kuadër të protestës së 83-të ...
Në ditën e 83-të radhazi të qëndresës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarë të shum...