POLITIKE

BIRN: Nga propaganda te dezinformimi: Lufta e Erion Veliajt me drejtësinë nga qelia

b.z Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 22:18
BIRN: Nga propaganda te dezinformimi: Lufta e Erion Veliajt me
Erion Veliaj

TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), publikoi të hënën një foto, që sipas tij ishte faksimile e një pjese të debatit midis tij dhe prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, në sallën e gjyqit.

Sipas kryebashkiakut, në debat, përfaqësuesi i akuzës e kishte cilësuar atë si ‘ndyrësirë’, duke pretenduar se prokurori Dado po sillej ndaj tij në stilin e ish-Sigurimit të Shtetit, policisë sekrete gjatë regjimit komunist.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit,” shkroi Veliaj, duke iu referuar gjykatësit Erion Bani, ndërsa shtoi: “Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëlmen para tij!”

“Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më,” theksoi kryebashkiaku.

Postimi i Erion Veliajt, njësoj si postimet e tjera të përditshme nën emrin e tij nga qelia, u ripublikua nga një mori mediash online dhe televizionesh pa u verifikuar, ndërsa analistë të majtë dhe mbështetës të kryebashkiakut shprehën indinjatën ndaj sjelljes së supozuar të prokurorit.

Kishte vetëm një problem në këtë stuhi në filxhan çaji. Sipas GJKKO-së dhe SPAK-ut, transkripti i botuar nga Veliaj është i rremë.

“Pjesa e procesverbalit të publikuar nga personi nën hetim, Erion Veliaj, në rrjetin e tij social ‘Facebook’ është e pavërtetë”, deklaroi GJKKO në përgjigje të pyetjeve nga BIRN. Gjykata tha se verifikoi audion dhe nuk gjeti përdorim të fjalës “ndyrësirë”.

SPAK-u po ashtu reagoi duke publikuar edhe faksimile të procesverbalit zyrtar të gjyqit dhe mohoi përdorimin e fyerjes nga prokurori. I pyetur nga BIRN, avokati i Veliajt, Ermir Beta, tha se e kishte të vështirë të ishte i saktë për termat e përdorur në seancë.

Postimi i të hënës nga Erion Veliaj nuk është deklarata e tij e parë nga qelia. Ai është vetëm akti i fundit i një fushate të madhe propagande dhe dezinformimi nga kryebashkiaku kundër prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani, që ka për qëllim të diskreditojë dhe të vërë nën presion SPAK-un.

“Është një manifestim force i pushtetit politik kundrejt drejtësisë që nuk është hera e parë që e shikojmë,” tha shkrimtari Fatos Lubonja, ndërsa shtoi me keqardhje se në të shkuarën, në përballjen mes këtyre dy pushteteve ka fituar politika.

“Uroj që kësaj here të fitojë drejtësia, por që të ndodhë kjo duhet një reagim i fortë i gjithë shoqërisë”, shtoi Lubonja.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës. Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, ndërkohë që e kanë portretizuar veten si të persekutuar politikisht nga prokurori i SPAK-ut, Ols Dado.

Lubonja analizoi se sulmet e përditshme të Veliajt nga qelia dhe përpjekja për të imponuar gënjeshtrat si të vërteta inkurajohen prej sulmeve të ngjashme të kryeministrit Edi Rama.

“Veliaj, në sulmet e tij nga brenda burgut, me një arrogancë ku gënjeshtra kërkon të imponohet si e vërtetë, inkurajohet nga sulmet me të njëjtin stil të Edi Ramës nga jashtë”, tha ai.

Ndërkohë, Rigels Xhemollari nga organizata Qëndresa Qytetare thotë se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të diskredituar figurën e prokurorit të çështjes, por që sipas tij ka dështuar dhe që i bën të pabesueshme edhe argumentet e tjera të Veliajt.

“Transformimi i deklaratave dëmton jo vetëm procesin, por edhe besimin e publikut tek çdo argument që ndërtohet nga ky moment e tutje nga z. Veliaj”, tha Xhemollari, ndërsa shtoi se nuk ishte hera e parë që Veliaj kapej duke thënë të pavërteta.

Sipas Xhemollarit kjo nuk ishte një sjellje e re nga kryebashkiaku socialist.

“Jo sjellje, por model i ndërtuar prej tij në politikën shqiptare, mbi shpifjen dhe tjetërsimin,” tha ai. “Nga prishja e teatrit, premtimet për mos ndërtimin dhe betonin, apo edhe fushata me pemë e çmime ndërkombëtare”, shtoi Xhemollari.

Edhe juristi Gentian Serjani tha se Veliaj nuk ishte i besueshëm në deklarimet e tij.

“Besueshmëria e Veliajt ka kohë që ka rënë,” tha Serjani. “I referohem dhe momentit të arrestimit, ndërkohë që media jepte kronikë takimi të tij me fëmijë”, shtoi ai.

Serjani argumentoi se sulmi ndaj drejtësisë duhet të merret seriozisht dhe se duhet të merren masa.

“Linçimi dhe kërcënimi i Veliajt ndaj prokurorit është rast i paprecedent,” tha Serjani, ndërsa shtoi se duhet të merren masa ndaj tij për këtë gjë. “Veliaj, me këtë model që krijoi, i dha mundësi kriminelëve të shantazhojnë dhe të kërcënojnë çdo prokuror të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi ai./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë