Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

DURRËS- Investimi për projektin restaurues të Muzeut Arkeologjik të Durrësit ka hyrë në fazën e tij të fundit, megjithëse nuk dihet nëse ekspozita do të jetë gati për sezonin e ri turistik. Restaurimi i Muzeut të Durrësit po realizohet me një fond prej 348 milionë lekë të dhuruar nga Bashkimi Europian, por periudha e ndërhyrjeve i ka kaluar të tre vitet.
Vonesat kanë krijuar vështirësi edhe për punën e punonjësve të Institutit të Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave.
Që nga viti 2008, Muzeu i Durrësit, ashtu si dhe Muzetë e Apolonisë, Butrintit kanë kaluar në vartësi të Ministrisë së Kulturës.
“Instituti i Arkeologjisë dhe Akademia e Shkencave janë përgjegjës për anën shkencore të këtij Muzeu Arkeologjik,” sqaroi Akademia, ndërsa shtoi se “Ministria e Kulturës i ka kaluar afatet e rikonstruksionit të Muzeut.”
“Kjo ka krijuar vështirësi në punën e arkeologëve të Durrësit dhe të mirëmbajtjes së fondeve arkeologjike të këtij qyteti”, theksoi Akademia e Shkencave.
Arkeologët janë të pakënaqur me zgjidhjet që janë ofruar për ruajtjen dhe studimin e rreth 17 mijë objekteve, që përbëjnë fondet arkeologjike të Durrësit.
Në kuadër të restaurimit, ato janë strehuar në një kapanon provizor të ndërtuar prapa Muzeut, të cilit i mungon sipërfaqja e nevojshme për sistemimin e objekteve, dhe po ashtu i mungojnë kushtet për veprimtarinë shkencore të arkeologëve.
Sipas arkeologes Brikena Shkodra objektet arkeologjike kanë kushte specifike sistemimi, ruajtje, restaurimi dhe studimi.
“Mbi cilat kritere ndërtohet një kapanon me përmasa minimale, që në thelb do duhet të sistemojë të paktën 17000 objekte arkeologjike dhe njëkohësisht ambiente pune për arkeologët,” pyeti ajo.
“Cili do të jetë fati i fondeve arkeologjike dhe hapësirave të kërkimit shkencor në Durrës,” shtoi Shkodra.
Kjo nuk është hera e parë që arkeologët kërkojnë një zgjidhje për strehimin e fondit arkeologjik.
“Ne kërkuam mbështetjen e bashkisë së qytetit për tu vendosur në sektorë të caktuar pranë Mauzoleut të Dëshmorëve dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve,” kujtoi prof. As dr. Eduard Shehi.
“Përpjekjet tona nuk patën suksese edhe kur propozuam rikthimin e godinës së ish-Muzeut arkeologjik në funksionin e saj të hershëm,” shtoi ai.
Fondet arkeologjike të Durrësit e kanë filluar ekzistencën si pjesë e ish-Muzeut të Natyrës, themeluar nga Vangjel Toçi, i cili mblodhi objektet që më parë ishin pjesë e një muzeu të vogël lokal dhe i pasuroi me gjetje të reja.
Në vijim ato u bënë pjesë e Muzeut Arkeologjik, për të kaluar në vazhdim nën administrimin e ish-Bërthamës Arkeologjike Durrës, pjesë përbërëse e Institutit te Arkeologjisë të Akademisë se Shkencave deri ne vitin 2007.
Gjatë kësaj faze, Fondi arkeologjik i Durrësit ka pasur një rritje te konsiderueshme sasiore duke përfaqësuar pasurinë më të madhe arkeologjike të Shqipërisë.
Te marra së bashku Fondi Themeltar (rreth 17000 objekte) dhe Fondi Studimor (mijëra të tjerë), përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme, e zbuluar dhe ruajtur ndër dekada nga arkeologët e Durrësit dhe Instituti i Arkeologjisë.
Rreth viteve ‘80 filloi ndërtimi i godinës së re të Muzeut Arkeologjik të Durrësit (godina aktuale), me idenë e transferimit aty të ekspozitës dhe zyrave te arkeologeve. Ndërsa fondet arkeologjike parashikohej të qëndronin në ambientet e Muzeut të vjetër, i cili ndodhet vetëm 300 metra larg Muzeut të ri.
Në vitin 1999 ndërtesa fillestare e Muzeut Arkeologjik iu rikthye pronarëve.
Arkat e objekteve të imta u sistemuan në katin e dytë dhe të tretë të godinës së re, në hapësira të destinuara për ekspozitë. Ndërsa objektet e gurta u vendosën pa kriter depozitimi e ruajtjeje në oborr.
Procesi i ndërtimit të godinës së re u finalizua pjesërisht ne vitin 2003 me përurimin e ekspozitës muzeale vetëm ne katin e parë të godinës. Ndërsa katet e dytë dhe të tretë të godinës aktuale të Muzeut Arkeologjik u përdoren si hapësira funksionale, depozitimi dhe ruajtje për fondet arkeologjike.
Reforma ne sistemin shkencor/arsimor, e vitit 2007/2008, sanksionoi veçimin e fondeve arkeologjike nga Muzeu Arkeologjik. Që prej këtij viti, Muzeu Arkeologjik u bë pjesë e strukturës rajonale të Ministrisë së Kulturës në Durrës, ndërsa fondet arkeologjike i mbetën nën administrimin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë.
Ky transformim administrativ i hapi rrugë aplikimit të projektit të rikonstruksionit dhe rijetëzimit të godinës së Muzeut Arkeologjik, realizimi i te cilit pengohej nga prania e fondeve arkeologjike.
Përsëri u kërkua zbrazja e hapësirave të katit të dytë dhe të tretë nga pasuria arkeologjike dhe nxjerrja e tyre jashtë godinës, dhe jo vetëm kaq, por u kërkua me ngulm që një pjesë e fondeve studimore të groposeshin, si të pavlera, sipas ekspertizës së projektuesve te rijetëzimit.
Rezistenca e arkeologëve te Durrësit, për të mos lejuar groposjen e pasurisë arkeologjike, së paku detyroi ndërtimin e një kapanoni, vetëm 140 m2. Por kjo ndërtesë ishte shumë e vogël për të strehuar të gjithë objektet e fondit.
Prof. As. Dr. Brikena Shkodra kujtoi se 10 vjet më parë, falë ndihmës ekonomike të ofruar nga kolegë e institucione bashkëpunuese si Instituti Arkeologjik Gjerman i Romës dhe Universiteti i Lilës, u siguruan dy kontejnerë për sistemimin e një pjese te fondit të mbetur jashtë.
“Që prej 3 vitesh edhe arkeologët punojnë në kontejnerë të skaduar që janë bërë strehë edhe e brejtësve të kanaleve përreth,” theksoi Shkodra./Reporter.al
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve t&eum...
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi duket se i ka lënë pas krahëve zgjedhjet e 11 majit dhe politikën në përgjithësi. D...
TIRANA- Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka reaguar në rrjetet sociale pas rezultatev në zgjedhjet parlamentare ku forca e tij politike...
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas rezultat në zgjedhjet e 11 majit teksa mbeti dhe jashtë Parlamentit du...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se nga 1 qershori 2025, shqiptarët e Italisë do nisin të pë...
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqet duke biseduar me Kryeministrin ...
TIRANA-Policia ka referuar në SPAK materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të Partisë Demokra...
GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jas...
TIRANA- Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion kundër krimeve zgjedhore, duke ushtruar kontrolle fizike dhe në banesa të 5...